e martë, 29 dhjetor 2009

Histori e shkurtër e arkeologjisë nënujore

Nga Dr. Moikom Zeqo
Arkeologji
“Kohët e fundit kam botuar katër libra për arkeologjinë, mes të cilëve dhe librin Arkeologjia nënujore. Besoj se jam arkeologu i parë i arkeologjisë nënujore në Shqipëri”.
Në vitin 1979 punoja arkeolog në muzeun arkeologjik të Durrësit. Më lindi ideja për të krijuar zyrtarisht sektorin e parë të arkeologjisë nënujore në Shqipëri. Bëra një projekt që u financua nga shteti, u blenë katër akualangë me bombulat përkatëse të ajrit, kompresori dhe mjete të tjera për zhytje. Në bazë të dokumenteve del qartë se në 1979 sektori i arkeologjisë nënujore i drejtuar nga unë funksiononte i njohur dhe nga Instituti i Arkeologjisë dhe Akademia e Shkencave.
Në të vërtetë, kërkimet arkeologjike nën ujë i kisha filluar shumë më herët. Këto kërkime i kisha fokusuar kryesisht në bregdetin verior të Durrësit, nga Kepi i Rodonit deri në Gjirin e Lalzit. Në pjesën e Currilave që quhet “Cekëtina e Taboltit dhe Batlës” zbulova një numër të madh amforash që fillonin që nga periudha arkaike, shek.VI para Krishtit e deri në Antikitetin e Vonë (shek. VI pas Krishtit). Me këto krijova fondin e amforave të nëndetit në Muzeun e Durrësit.
Nga kjo zonë nxora dhe disa fragmente arkitektonike si ndonjë kapitel, madje edhe dy mbishkrime në latinisht, të cilat qenë përdorur si ballast nga anijet antike dhe hedhur më pas në det.
Sipas një legjende, gjoja shkëmbinjtë konglomeratë në ujërat e Currilave, përfaqësonin muret e qytetit të mbytur të Durrësit. Gjatë zhytjeve të shumta vërtetova se nuk kishin të bënin fare me mure qyteti por thjesht me formacione shkëmbore. Po kështu një tjetër legjendë e krijuar nga peshkatarët thoshte se hapësira detare në veri të Kepit të Pallës mbiquhej “Qyteti i mbytur” sepse me rrjetat e tyre peshkatarët nxirrnin nga kjo pikë shumë objekte arkeologjike. Për herë të parë vërtetova se nuk kemi të bëjmë me një qytet të mbytur por thjesht me një depozitë të ballastit të hedhur nga anijet antike.
Më pas i zgjerova kërkimet e mia edhe jashtë Durrësit. Shkenca verifikon. Vërtetova se disa nga legjendat që lidheshin me Durrësin nuk ishin të vërteta dhe këtë gjë mund ta vërtetonte vetëm arkeologjia nënujore.
Për hir të së vërtetës dua të them se në vitin 1860 një anije franceze “La Biche”, u intrigua për të bërë një eksplorim me polumbarë pikërisht në hapësirën e Taboltit dhe të Currilave. Këtë fakt e përmend Leon Hezei. Pra, dikush përpara meje e kishte bërë verifikimin, kurse unë isha i pari shqiptar që pashë me sytë e mi se nuk kishim fragmente të qytetit të mbytur të Durrësit.
Por, pikërisht 2 km në veri të Bishtit të Pallës, në zonën që quhet “Porto Romano” kam zbuluar që në vitin 1976 muret e një ndërtimi antik, ndoshta të një shtëpie luksoze të shek. IV para Krishtit. Nga kjo pikë kam nxjerrë një numër të madh tjegullash diellore të cilat janë tipike të kësaj periudhe. Gjithashtu, një fragment të murit të kështjellës së Redonit të zhytur në det e kam zbuluar së bashku me kolegun tim Xhemal Mato në vitin 1981. Por, zbulimi më i madh qe në Gjirin e Gramatës, në jug të Karaburunit, ku ishte dhe një gurore e shek. VIII Para Krishtit ku dhe ishin shumë mbishkrime në greqishte të vjetër latinisht dhe gjuhë të tjera të Mesdheut, me informacione historike të mëdha. Zhytja nën ujë zbulon gjëra nga më të çuditshmet

Gazeta Bota Sot            29.12.2009

e hënë, 28 dhjetor 2009

Sfida Osmane

Arbën XHAFERI

Në fund të viteve '80 - të në Jugosllavinë e pushtuar nga ethet e nacionalizmit, agjitimi, baltosja e kundërshtarit politik, etnik dhe fetar u bë e vetmja mënyrë e komunikimit ndër-njerëzor. Politika nxori në shesh njerëz të etshëm për role shoqërore, të cilët tregonin gatishmëri që të shpifin çkado kundër secilit, nëse prej tij kërkohej një detyrë e këtillë "sublime". Kjo gatishmëri e një mase të madhe shpifësish, të ligjëruesve të urrejtjes ishte njëri nga shkaqet e shkatërrimit të sistemit social, etik dhe fetar gjatë periudhës së komunizmit. Shpifësit, jo vetëm që nuk kishin problem me ndërgjegjen e tyre, por përkundrazi, ata fanatizmin e tyre e arsyetonin me misionin që ua paska besuar vetë Zoti, apo kreu kombëtar.
Kohë e manipulimeve cinike
Propaganda zhvillohej në të gjitha planet, veçmas në atë qytetërues, duke kopjuar në mënyrë banale idenë e Hantigtonit për përplasje të qytetërimeve. Nga ajo kohë e manipulimeve cinike, të lejuara nga klasat politike, sidomos serbe, kanë mbetur fraza paradigmatike propaganduese, si togfjalëshi "Zetra", emri i një salle sportive të Sarajevës (zelena transferzala, transferzalja e gjelbër) që sugjeronte idenë e depërtimit të islamit nga Turqia, Bullgaria (ku paska më se dy milionë myslimanë), pastaj Maqedonia, Kosova, ku stafetën e depërtimit islam në perëndim e bartin shqiptarët dhe ua përcjellin myslimanëve të Sanxhakut, të cilët pastaj ua dorëzojnë boshnjakëve... dhe pastaj, siç lehtë-lehtë parashikonte agjit-propi (agjitim dhe propagandë) serb, s'do të ketë më të krishterë. Me këto pohime shumëkush tallej ngaqë besohej se janë trillime tipike të serbëve që kauzën e vet përpiqeshin ta përhapin si terapi planetare për pengim të këtij rreziku, të islamizmit që i kanosej Perëndimit... Boshnjakët nuk e lodhnin veten që t'i kundërviheshin propagandës kundër-islame serbe ngaqë ata besonin thellë se Evropa nuk është kundër-islame dhe se ata paskan të drejtë që ta ekspozojnë përkatësinë e tyre fetare. Evropa mbase jo, por serbët gjithsesi po. Shqiptarët u treguan shumë më të rezervuar dhe betejën e tyre historike e zhvillonin në dimensionin kombëtar. Pas vitit 1999 edhe në hapësirat shqiptare, disa grupe të vogla besimtarësh myslimanë, filluan në mënyrë intensive, demonstrative, me prapavijë kryekëput politike, ta shquajnë përkatësinë e tyre fetare, duke i dhënë argumente propagandës kundër-shqiptare serbe.
Nga këto elemente, demonstrime, më shumë teatrale sesa fetare, propaganda serbe e sajonte akuzën e tyre kundër shqiptarëve. Kohët e fundit argumente të këtilla që e ushqejnë propagandën serbe mjerisht vijnë edhe nga shteti më demokratik islam në botë, Turqisë, hiç më pak nga vetë ministri Ahmet Davutogllu, njëri nga intelektualët më brilant jo vetëm i Turqisë, por i të gjithë botës islame. CV-ja e tij intelektuale është mbresëlënëse. Ai është autor i disa librave interesante socio-politike të botuara në shumë gjuhë të botës, natyrisht edhe anglisht, si bie fjala "Paradigmat alternative", "Transformimi qytetërues dhe bota islame", "Thellësitë Strategjike", 'Kriza globale" etj. Përmes veprave të tij, të shkruara me një metodë moderne hulumtuese, ai në Turqi u bë personi më me ndikim në trekëndëshin ushtri-qeveri dhe akademi. Më 1 maj të vitit 2009, z. Davutoglu u emërua ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë. Shumëkush priste prej tij që ta bëjë një lloj të "brain storming" (një stuhi ndjellëse mendore), mirëpo, sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë. Shkas për këtë pesimizëm është ligjërata e tij, mbajtur në Sarajevë, lidhur me politikën e jashtme të Turqisë në Ballkan. Shumëkush u befasua nga tezat aktuale radikale të ministrit, që nuk përputheshin me natyrën e dikurshme të intelektualit racional.
Tezat radikale
Ata që janë të interesuar ta lexojnë ligjëratën në tërësi mund të kërkojnë në Google: DANI, Ahmet Davutoglu "Sta hoce Turska na Balkanu"(23 tetor 2009), ose në NSPM (Nova Srpska Politicka Misao, Mendimi i ri politik serb). Me ardhjen e tij në kreun e diplomacisë turke ai nënshkroi disa marrëveshje me fqinjët e saj, duke zbatuar parimin "zero probleme me fqinjët". Zbatimi i këtij orientimi strategjik menjëherë rezultoi me zbehje të raporteve me Izraelin. Cilat do të jenë këto pasoja për Turqinë me prishjen e marrëdhënieve me Izraelin do të kuptohet shumë shpejtë. Reagimi i parë ndaj ligjëratës së tij "Trashëgimia osmane dhe bashkësitë myslimane në Ballkan" mbajtur në Sarajevë, erdhi nga diplomatët e huaj, të habitur nga tezat radikale, plot vetëbesim të ministrit turk. Njëri nga ata e pyeti "pse kaq befas ratë nga qielli në Bosnjë?". Duke shpërfillë esencën e kësaj pyetjeje që në vete përmban një dozë fine të akuzës, të ironisë lidhur me rolin e zbehtë të Turqisë në kohët më të vështira, ministri turk i përgjigjet: "Nuk zbritëm nga qielli me parashutë, por në Bosnjë erdhëm me kuaj, duke aluduar në periudhën e depërtimit të osmanëve në Ballkan."
Në këtë ligjëratë që mëton ta ringjallë rolin e osmanëve në Ballkan, përhapet ideja se riosmanizmi i këtyre hapësirave qenka strategjia e vetme për qetësimin e gjakrave. Duke kritikuar konceptet perëndimore që e trajtojnë Ballkanin si zonë periferike gjeo-strategjike të Evropës, ministri turk e trajton Ballkanin si zonë qendrore. Ashtu si në librin e tij "Thellësitë strategjike", ai Ballkanin e trajton si bafër-zonë (si tampon zonë) ndërmjet Evropës dhe Azisë, duke filluar nga Baltiku e deri në Mesdhe. Vlera e dytë e Ballkanit osman është pesha e tij gjeo-ekonomike, ndërkaq vlera e treta qenka ndërveprimi kulturor. Sa për shqiptarët kjo vlerë e tretë nuk mund të vërtetohet, ngaqë në atë periudhë vetëm shqiptarëve u ndalohej shkollimi në gjuhën amtare dhe disa veçori etnike (ata nuk trajtoheshin si "milet" por si "akraba", kushërinj). Duke trajtuar Ballkanin si zonë qendrore dhe jo periferike, siç e trajton politika perëndimore, ministri i tanishëm turk i Punëve të Jashtme, në esencë e ringjall periudhën e sundimit osman, pra rolin thelbësor të popullit turk, duke filluar prej Afganistanit e deri në Sarajevë. Në këtë konferencë ai njëanshëm (në mënyrë unilaterale) e zbulon strategjinë shumë ambicioze, lidhur me rolin e Turqisë në ish kolonitë e saj, ose thënë më saktë rolin e ardhshëm global të Turqisë.
Perandori e re universale
Në këtë plan përfshihet Ballkani në tërësi, pastaj Lindja e afërt, përfundimisht edhe Afganistani. Në këtë mënyrë, Ballkani prej një zone periferike të Evropës shndërrohet në qendër të një perandorie të re universale, të ngjashme me atë osmane, ku rolin kyç do ta ketë Turqia. Këtë zbërthim nuk e bën ndonjë politikan margjinal, por një intelektual i formatit ndërkombëtar dhe ministër i Punëve të Jashtme të shtetit më demokratik islam në botë. Por, kjo strategji ka një mangësi elementare: Nuk ka përkrahës, veçmas ngaqë autori i këtij projekti e shpall periudhën e sundimit osman si ideal, si periudhë të artë në historinë e Ballkanit. Pra, ky projekt me karakteristika perandorake, hap dy lloje problemesh:
- si do të realizohet dhe
- çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e Ataturkut, i cili e mbylli të kaluarën anakronike dhe me guxim hapi krahun për modernizim të Turqisë, sipas standardeve evropiane? Problemi i parë ka të bëjë me vetë popujt e Ballkanit që gjatë kohë luftuan sundimin osman dhe ende vazhdojnë të manifestojnë haptazi një distancë fanatike ndaj çdo ringjalljeje të idesë osmane. Këtë distancë e kanë të gjithë popujt e Ballkanit, një pjesë e madhe e popullit turk, por edhe shtetet evropiane. Si do të merret pëlqimi nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Rumania, pastaj UE-ja që të formohet një shtet universal që e bashkon Evropën me pjesët më problematike të botës, me Lindjen e Afërt dhe atë të Largët? Për këtë pyetje nuk ka përgjigje të argumentuara në ligjëratën e ministrit Davutoglu. Argumentet e tija për këtë opsion janë kryesisht emotive. Në këtë ligjëratë ai periudhën e sundimit osman e lartëson me pohimin se jeta në atë kohë paska qenë shumë më e mirë sesa sot. "Po të mos kishte qenë Perandoria Osmane çdo të ndodhte me fshatarin e varfër serb, Mehmet Pasha Sokolloviqin, pyet z. Davutoglu? Përgjigjen e jep vetë: ai do të mbetej ashtu si ka qenë, një fshatar i varfër serb. Po këtë argument ai e përdor lidhur me Mehmet Ali Pashën, shqiptarit që e themeloi Egjiptin modern. Me këto shembuj ai përpiqet ta bindë auditorin se vetëm në periudhën e sundimit osman Ballkani ka pas progres, jo vetëm njerëzit, shtetet, por edhe qytetet.
Dy pretendime antagoniste
Pas luftërave të përgjakshme ndërmjet popujve të Ballkanit, si mund të arrihet që ringjallja e kësaj pjese të padiskutueshme politike dhe gjeografike e Unionit Evropian t'i dorëzohet një shteti, Turqisë që në vazhdimësi pretendon të bëhet anëtare e UE-së? A pretendon Turqia të hyjë e vetme në UE, apo do të tërheqë zvarrë pas vetes Sirinë, Irakun, Libanin, popujt e Kaukazit, Avganistanin etj? Edhe nëse ndodh kjo mrekulli, atëherë si do të arrihet pajtimi ndërmjet popujve të armiqësuar përjetësisht? Si të harmonizohen këto dy pretendime antagoniste turke, anëtarësimi në UE dhe ringjallja e Perandorisë Osmane, madje qoftë vetëm të frymës së saj? Ose si do të harmonizohen konceptet historike të popujve që kanë formuar shtetet dhe identitetin e tyre etnik mbi baza anti - osmane? Si do të pranojnë boshnjakët tezën se Mehmet Pashë Sokolloviqi qenka fshatar serb? Me këtë tezë rrëzohet njëra nga premisat kryesore të historisë së boshnjakëve, ajo e prejardhjes së tyre prej bogumillëve! Përgjigjet e tij për pyetjet shumë konkrete siç është bie fjala vullneti i popujve për të hyrë në këtë perandori të ringjallur janë shpeshherë naive, sidomos nëse shikohet nga aspekti i një projekti tjetër që formohet mbi baza të interesave konkrete të shteteve të ndryshme siç është ai i Unionit Evropian dhe NATO -s. Ballkani i ri si urë ndërlidhëse mes Afganistanit dhe Evropës me rolin qendror të Turqisë nuk mund të ndërtohet vetëm mbi baza emotive, as me oferta të paketuara me një fjalor të butë demokratik, siç është bie fjala bashkëjetesa shumëkulturore. Kjo tezë i acaron sidomos boshnjakët ngaqë hapë një kapitull tragjik që shumë vështirë do të korrigjohet. Shumëkulturalizmi në historinë e popujve të Ballkanit gjatë kohëve do të funksionojë si një ngjarje tragjike që i ka traumatizuar të gjithë popujt e Ballkanit. Ofertat e këtilla retorike-emotive, krahasuar me ofertat reale të strukturave perëndimore perceptohen si një fyerjeje jo vetëm për ndjenjat e qytetarëve të traumatizuar, por edhe të intelektit të çdo populli që tashmë premtimet joreale i vlerësojnë si një cinizëm kardinal. Si do të interpretohej teza "Se ne (Davutogllu) parapëlqejmë një rajon ballkanik, të bazuar në vlera politike, ndërvarësinë ekonomike dhe harmoninë kulturore?"
E mundëm vetveten
Kush nuk e parapëlqen këtë? Cila do të jetë përgjigja e serbëve dhe grekëve bie fjala? Serbët reaguan shumë ashpër kundër vizitës së presidentit turk Abdulla Gylit në Beograd dhe mund të merret me mend se si do të reagonin ndaj idesë së shumëkulturalizmit, nën patronazhin turk. Ose si do të interpretohej nga çdokush fjalia se "gjatë viteve të '90-të jemi ballafaquar me shumë vështirësi në BE, në Kosovë dhe në Maqedoni. Kur shfaqen problemet e këtilla, nga e kthejnë kokën boshnjakët, shqiptarët dhe maqedonasit? Nga Turqia! Kësaj i thonë "lidhje historike",- konstaton Davutoglu. Ky projekt i rikthimit të Ballkanit në një perandori aziatike-evropiane vjen ndesh me vetë premisat e Politikës së Jashtme të proveniencës së Ataturkut. Ai nuk pranonte se në Turqi jetojnë popuj të tjerë, por as tezën se jashtë Turqisë jetojnë turqit. Ai madje përfundimisht refuzoi që ta pranojë rolin e Kalifit, duke përdorur argumentin se shumë shtete myslimane i kanë udhëheqësit e tyre politikë të cilët nuk do të pranojnë të kontrollohen nga një Kalif. Duke klithur se ardhmëria e popujve të Ballkanit është e përbashkët me atë Turqisë, Kavkazit, Lindjes së Mesme, Afganistanit, me Turqinë në qendër do të bëhet strumbullar i politikës botërore në të ardhmen. Në këtë projekt përfshihen edhe çeçenët, afazët dhe të tjerët që kanë qenë të sunduar nga osmanët. Ministri i Jashtëm turk, Davutoglu, mbase ka ndonjë argument të fshehtë kur pohon se integriteti territorial i Bosnjës është njësoj i rëndësishëm sesa i Turqisë. Në pyetjen e gazetarit, se për kë bënte tifo në ndeshjen e futbollit ndërmjet Turqisë dhe Bosnjë - Hercegovinës, z Davutoglu tha se zemrën e paska të ndarë dhe fjalinë e përfundon me "ne e mundëm ne" (vetveten). Me këtë fjali ai merr një duartrokitje të gjatë nga auditori.
Evropa bashkë me SHBA-të shpenzojnë miliarda dollarë për t'u ardhur në ndihmë shteteve të Ballkanit që të integrohen në Bashkimin Evropian, por prapë hasin në vështirësi. Vallë a do të mund Turqia ta ringjallë Perandorinë Osmane vetëm mbi argumente nostalgjike? Pra, a ka mundësi që edhe një herë Davidi ta mundë Golijatin? Sipas mbiemrit Davutogllu do të thotë i biri i Davidit. Pale... Tani për tani këto ide shënuan vetëm një fitore, edhe atë kundër nesh: e nxorën jashtë Institutin e Trashëgimisë Shqiptare (që në popull u identifikua me emrin e Pjetër Bogdanit) nga objekti i periudhës osmane "Kapan Han". Ky akt hap të paktën dy dilema:
- kujt i takon trashëgimia osmane jashtë Turqisë?
- a ka vend për kulturën shqiptare, Pjetër Bogdani është një kapitull i madh i kësaj kulture, në konceptin e ri të osmanizmit?
Sipas të gjitha gjasave jo.

e diel, 27 dhjetor 2009

Të kthehen nga Greqia monumentet e grabitura në Apolloni


Dhaniil Moskopoliti

Për hir të së vërtetës, duhet thëne se gjatë periudhës komuniste, deri në vitin 1990, gjendja e muzeumeve arkeologjike pranë qyteteve antike të Shqipërisë ishte shumë e mirë. Ekzistonte një gamë e gjerë monumentesh dhe objektesh të tjera, që jo vetëm ruheshin e mirëmbaheshin, por edhe ekspozoheshin brenda standardeve ndërkombëtare, nëpërmjet shërbimeve shtetërore arkeologjike. Pas vitit 1992, Shërbimi Arkeologjik Shqiptar u ballafaqua me vështirësi të mëdha për financimin e tij. Koha e tranzicionit e la disa vite prapa këtë degë të rëndësishme të historisë së kulturës e artit të Shqipërisë. Por, viti 1997-1998 do të ishte periudha më “e zezë” në historinë e muzeumeve të qyteteve antike të Shqipërisë. Me dhjetëra e qindra objekte monumentale, me vlera të pallogaritshme historike e kulturore, me rëndësi botërore, u grabitën dhe u eksportuan, duke i shitur ilegalisht jashtë vendit; në Europë, ku strofkulla kryesore, padyshim ishte Greqia. Nuk mund të akuzoj qeverinë greke për pjesëmarrje në këtë aventurë, padyshim, nga më të errëtat e Ballkanit gjatë 100 viteve të fundit, por është rasti të kritikoj këtë qeveri për indiferencë ndaj kësaj grabitje, e cila, mbi të gjitha, dëmton vetë Greqinë, dhe më pas edhe Shqipërinë. Shumë prej nesh janë dëshmitarë të përpjekjeve kolosale diplomatike që po bën Greqia, përmes qeverisë së saj, lobit greko-amerikan dhe shoqatave në vende të ndryshme, për kthimin nga Anglia të mermereve monumentale të Akropolit të Athinës. Këto janë përpjekje të admirueshme që e çojnë rajonin tonë në një fazë “stabilizimi kulturor”. Një proverb i njohur popullor thotë: Guri i rëndë në vend të vet. Pra, mermeret monumentale të Akropolit rifitojnë vlerën e vërtetë atje ku i lindi Mitologjia e papërsëritshme greke, në Athinën historike e moderne, në muzeumin e ri, të ndërtuar sipas fjalës më të fundit të shkencës dhe teknikës. Por, qeveria greke nuk mund të jetë indiferente për monumentet shqiptare, të cilat, sot nuk janë në vendin ku lindën, në Ilirinë e lashtë, por diku në labirinthet e fshehta të grabitësve grekë e shqiptarë, në tokën greke. Greqia i sheh e i dëfton me gisht mermeret e saj që ndodhen në një muzeum të Londrës. Kurse mermeret e Shqipërisë së varfër, ne, as i shohim, e as i tregojmë dot me gisht, pasi ato nuk duken gjëkundi. Madje, paradoksal është qëndrimi i një gjykate të Trikalas që, sipas disa “rregullave juridike”, ka mbyllur çështjen e grabitjes së 11 mermereve monumentale nga muzeumi i Apollonisë dhe shitjen e tyre për një vlerë 15 000 Euro dhe 5% aksione të keqbërësit shqiptar në hotelin e bashkëfajtorit grek nga Kallabaka, K. Famisis. Sistemi juridik grek është i pamëshirshëm për kontrabandistët shqiptarë të drogës, por nuk sillet me të njëjtën mënyrë ndaj kontrabandistëve grekë të monumenteve kulturore me origjinë nga Shqipëria! Dëmi që i shkaktohet historisë e kulturës botërore nga zhdukja e një monumenti është shumë më i madh se dëmi që shkakton 10 kilogram Cannabis. Qeveritë e të dy vendeve tona duhet të kenë një bashkëpunim afatgjatë për ndalimin e trafikimit të monumenteve që vazhdon të jetë një fenomen i ditës për të dy vendet tona. Vazhdimisht, dëgjohen lajme për vjedhjen e dhjetëra ikonave e kambanave të besimit kristian, plaçkitjen e dhjetëra kishave dhe qyteteve antike. Ku e gjejnë frymëzimin dhe kurajon këta hajdutë ordinerë në vepra të tilla kundër civilizimit të shoqërisë njerëzore? E gjejnë, mendoj, tek pakujdesia e shtetit për ruajtjen dhe mirë-administrimin e tyre dhe tek sistemi i dobët juridik në gjykimin formal të çështjeve të tilla të rëndësishme. Solla vetëm një fakt nga Kallabaka, por sa të tjerë heshtin të dalin nga sirtarët e policisë dhe të gjykatës greke?


Gazeta Albania          23 Dhjetor 2009
Ekspozitë për Galileon në Vatikan
 
 
 
Një ekspozitë e re që shënon 400 vjetorin e punës së Galileo Galileit u hap ditën e enjte në Vatikan.
Kisha Katolike e denoncoi si heretik shkencëtarin që vlerësohet si babai i astronomisë kur deklaroi se Toka rrotullohet rreth Diellit

Megjithëse një shkencëtar më i hershëm, Koperniku bëri zbulimet kryesore në punën për gjetjen e lidhjes me Tokës dhe Diellit, Galileo ishte më i përgatitur për të provuar këtë lidhje.

Në vitin 1633 Kisha Katolike e cilësoi atë si heretik. Ai u gjykua se kishte sfiduar teorinë që shumë besonin asokohe se Dielli rrotullohej rreth Tokës. Ndërsa Galileo u mbrojt duke thënë se kishte prova se Toka rrotullohej rreth Diellit.

Në vitin 1992, Papa Gjon Pali i dytë deklaroi se Kisha kishte marrë një vendim të gabuar për këtë rast dhe se katolikët nuk ishin armiq të shkencës.

Një përzgjedhje e veglave të Galileos janë ekspozuar në Vatikan. Atje do të ketë edhe disa dokumenta origjinale ku ai me shumë entuziashëm shkruajti zbulimet e tij të para.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në muajin janar. start/bbc/


Gazeta Start

Pjetër Bogdani, pararendës i prozës shqipe

Bruna Merko
Me rastin e 320 vjetorit të vdekjes
Me rastin e 320- vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, pararendësit të hershëm të lëvizjes kombëtare, u promovua edhe libri “Tradita hasjane e shkrimit shqip” e krijuesit Besim Muhadri.
Në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë dje është shënuar 320 vjetori i vdekjes së një prej themeluesve të letërsisë së vjetër shqipe, Pjetër Bogdanit. Me këtë rast u promovua edhe libri me studime dhe kritikë letrare “Tradita hasjane e shkrimit shqip” e krijuesit tashmë të afirmuar Besim Muhadri. Ky aktivitet kushtuar këtij përvjetori nisi me vargjet e Bogdanit recituar nga artistja Safete Rugova, për të vijuar me Prof. Frrok Kristaj, i cili në fjalën e tij, ku vlerësoi lart rolin e një prej pararendësve të prozës shqipe. “Pjetër Bogdani është një prej themeluesve të letërsisë shqipe, ndërsa “Çeta e profetëve” mund ta cilësojmë si vepër monumentale të letërsisë shqipe. Megjithatë Bogdani nuk ishte vetëm letrar por edhe një paralajmërues i rilindjes sonë kombëtare”, theksoi ndër të tjera Kristaj. Ndërkaq Prend Buzhala, si recensent i librit të Besim Muhadrit, theksoi se ligjërimi mbi Pjetër Bogdanin, Pjetër Budin dhe Marin Barletin, është shkrirë mbi shekujt dhe traditat. Ata përbëjnë kujtesën tonë kombëtare, të cilët nuk shuhen por ringjallen dhe kujtohen sepse këta autorë e kanë siguruar përjetësinë kurse vlerave tona u kanë dhënë lartësinë. Gjithashtu në këtë datë është edhe përvjetori i një prej autorëve të parë të letërsisë shqipe, Pjetër Budit, i cili u mbyt para 380 vjetësh në Drinin e Bardhë. “Besim Muhadri tashmë është një autor i afirmuar në letrat shqipe, dhe ky është kontributi i radhës që ai jep edhe në këtë aspekt”, tha Buzhala.
Ndërsa autori, Besim Muhadri, përshëndeti të pranishmit, duke shtuar se libri ka një titull provokativ, pasi në fakt në brendësi të tij, nuk është përfshirë vetëm tradita hasjane, por edhe shkrime të tjera, por këtë shtysë për titull e ka marrë nga Dhimitër Shuteriqi.
Kush ishte Pjetër Bogdani?
Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625. Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme kundra osmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve", që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet. Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme kundra osmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve", që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.

e enjte, 17 dhjetor 2009

Zbulohet karriera e Ismail Qemalit si
funksionar i Sulltanit 

28.11.2009    Nga Gazeta Panorama 
 
Ka qenë jo vetëm funksionar i lartë në Perandorinë osmane, por me shumw gjasa edhe “i përkëdheluri” i sulltanit. Për herë të parë, publikohet jetëshkrimi i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar, që në 28 nëntor 1912 ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë. Historiani osmanit, Dritan Egro, na ofron një dokument, dalë nga një fond i posaçëm i arkivave osmane, “Regjistrat e nëpunësve të perandorisë osmane”, ku janë të regjistruara jetët burokratike të gjithë funksionarëve të perandorisë. Nga ky dokument origjinal, i shqipëruar nga osmanishtja nga Egro, mësojmë se si ka nisur karriera e Ismail Qemalit, qysh në moshën 16-vjeçare, ç’poste ka mbajtur ai në administratën osmane dhe cila ka qenë pagesa në çdo detyrë, që kur se ka shërbyer si çirak në vitin 1860 pranë Zyrës së Përkthimit të Portës së Lartë, deri tek guvernator i Vilajetit të Tripolit, që është edhe funksioni i tij më i lartë. Dokumenti i cili na jep të dhëna qysh prej lindjes së Qemalit, deri në vitin 1908, kur zgjidhet deputet në Parlamentin Osman. Më poshtë vijon jetëshkrimi i plotë i Ismail Qemalit.

Eshtë djali i Mahmut Nedim beut, kryeportier i Sarajit Osman, nga soji i Sinan Pashës.
Ka lindur më 4 shkurt të vitit 1844.
Njohuritë fillestare të shkencave islame i ka marrë në shkollat fillore të Selanikut dhe të Vlorës, kurse me një mësues privat në Janinë ka mësuar arabishten dhe persishten.
Në gjimnazin grek “Zosimea” ka studiuar morfologjinë dhe sintaksën e greqishtes së vjetër, latinishtes dhe frëngjishtes; ka ndjekur lëndën e letërsisë, kurse nga shkencat ekzakte në mënyrë të veçantë aritmetikën, algjebrën fillestare, gjeometrinë e avancuar, trigonometrinë, fizikën, kiminë, astronominë, psikologjinë, anatominë e njeriut, gjeografinë dhe historinë e botës.
Eshtë autor i një libri teorik, i titulluar “Aplikimi i Ideve”, lidhur me çështje të filozofisë dhe të shkencës, dhe ka botuar një material me karakter juridik mbi rastet e burgosjeve për çështje borxhi.
Shkruan turqisht, greqisht dhe frëngjisht, flet shqip dhe lexon latinisht.
Në muajin maj 1860, kur ishte 16 vjeç, për mungesë përvoje pune u caktua në shkallën më të ulët të nëpunësisë (çirak) pranë Zyrës së Përkthimit të Portës së Lartë.
Në muajin mars 1861 u caktua atashe i Ambasadës Osmane në Paris, por për arsye personale nuk u paraqit në detyrë.
Në muajin gusht 1862, u emërua në Sekretariatin e Korrespondencës me Jashtë pranë Vilajetit të Janinës, me një rrogë prej 500 groshësh. 18 muaj më pas, atij iu besua posti i kryetarit të Bashkisë së Janinës, institucion i krijuar rishtazi, me një pagë prej 700 groshësh.
Në muajin shtator 1864, emërohet me ngritje asistent në zyrën e Guvernatorit të Tërhallës, Ismail Rahmi Pashës nga Tepelena.
Në muajin qershor 1865, kthehet në Stamboll dhe për më se një vit punoi pa ndërprerje në Zyrën e Përkthimit të Portës së Lartë.
Në muajin maj 1866 u caktua kryesekretar i Byrosë së Korrespondencës të Vilajetit të Danubit, me një rrogë prej 2500 groshësh. Si detyrë plotësuese për dy muaj me radhë iu dha detyra e kolumnistit në gazetën e këtij vilajeti dhe posti i drejtorit të punëve të jashtme.
Në muajin mars 1868 kaloi në postin e kryesekretarit të Kuvendit Administrativ të këtij Vilajeti, me kushtin që të vazhdonte detyrën e kolumnistit në këtë gazetë, me një rrogë prej 4000 groshësh.
Në muajin qershor 1868 u caktua në postin e kryendihmësit të Zyrës Juridike të Këshillit të Shtetit, me një rrogë prej 4.000 groshësh.
Në muajin tetor 1869 iu dha posti i mytesarifit të Varnës, me një rrogë prej 12.200 groshësh; në muajin shkurt 1870 duke iu bashkangjitur Kryesisë së Komisionit Evropian të Danubit, iu dha posti i mytesarifit të Tulxhës (Rumani), me një rrogë prej 14.000 groshësh; pas tre vjetësh u largua nga kjo detyrë.
Në muajin gusht 1876 u caktua në Sekretarinë e Ministrisë së Jashtme, me një rrogë prej 9.000 groshësh. Duke pasur mbi supe përgjegjësinë e drejtimit të kësaj zyre, pas një muaji me një rrogë shtesë prej 4.500 groshësh, caktohet anëtar i Komisionit të Jashtëzakonshëm të Plovdivit (Bullgari) dhe kryetar i Komisionit të Jashtëzakonshëm të Slivenit (Bullgari).
Ndërsa ishte duke kryer këto detyra shtetërore, në ditën e dytë të shpalljes së Ligjit të Luftës, domethënë në muajin maj 1877, u dërgua me atribute politike në qytetin Kytahja (Anadoll) dhe më 25 korrik të po atij viti rroga prej 2.000 groshësh që e merrte nga Thesari Personal i Sulltanit, më 13 mars 1880, pësoi një rënie në 1.600 groshë dhe u ndërpre përfundimisht më 13 mars 1881.
Pas 10 muajsh doli një falje perandorake; duke iu bindur vullnetit të sulltanit ai pranoi emërimin në një nëpunësi në Irak, por më pas kërkoi ndjesë dhe për gjashtë vjet me radhë qëndroi në qytetet kryesore të Anadollit, Kytahja, Eskishehir dhe Bursa.
Në muajin shkurt 1884 iu dha posti i mytesarifit të Sanxhakut të Mardinit (Anadoll), me një rrogë prej 6.000 groshësh. Për shkak të rëndësisë së veçantë që kishte ky sanxhak dhe për shkak se ai post kërkonte emërimin e një dore të fortë, më 28 prill 1884, u urdhërua të kalonte mytesarif i Bollusë (Anadoll), me një rrogë prej 5.000 groshësh.
Në muajin maj 1866 iu dha grada e klasit të tretë, në gusht 1867 grada e dytë e klasit të dytë; në 7 tetor 1869 grada më e lartë e klasit të dytë dhe në tetor 1884 iu dha grada më e lartë e klasit të parë. Në mars 1883, iu akordua medalja e lartë Mexhidije, klasi i dytë.
Përgjatë kohës që kryente detyrën e mytesarifit të Varnës (Bullgari) dhe gjatë vizitës që Perandori i Austrisë kreu në Stamboll iu dha medalja e Franc Jozefit, klasi i tretë.
Në një opinion të bërë publik guvernatori i Vilajetit të Kastamonusë (Anadoll), shkëlqesia e tij Abdurrahman Pasha, ka konfirmuar se personi në fjalë në postet e mytesarifëve ka treguar një aftësi të pakrahasueshme, është shumë i vyer dhe kapaciteti e dija e tij janë më se të mjaftueshme për t’u ngjitur në shkallët më të larta të hierarkisë shtetërore. Me administrimin e mirë të sanxhakut të lartpërmendur, me vendosjen e rendit, me reformimin që i bëri administratës lokale, me rritjen e të ardhurave, me shërbimet në funksion të përparimit të arsimit dhe sukseset e shënuara, ai u konfirmua si një shtetar që spikat veç të tjerëve.
Ankesat që erdhën për autoritetin shtetëror të lartpërmendur dhe verifikimet e kryera me këtë rast dëshmuan se ai e kishte të pamundur vazhdimin e ushtrimit të kësaj detyre; më 17 shkurt 1890 duke aplikuar ndërrimin e vendeve, atij iu dha posti i mytesarifit të sanxhakut të Kërshehirit (Anadoll), me një rrogë prej 4.860 groshësh. Më 3 maj 1890, atij iu dha Medalja e Lartë Osmane e klasit të tretë; ndërkohë, ai kërkoi largimin nga kjo detyrë me synimin për të marrë postin e mytesarifit në një sanxhak më të përshtatshëm dhe më pranë Stambollit dhe më 17 maj 1890, e dorëzoi zyrtarisht këtë detyrë.
Më 16 qershor 1890.
Me emërimin e këtij autoriteti shtetëror në postin e mytesarifit të Sanxhakut të Galipolit (sot pjesa evropiane e Turqisë) më 8 maj 1891, me një rrogë prej 5.000 groshësh, grada e tij më 1 qershor 1891, u ngrit në nivelin ‘e lartë’.
Më 14 dhjetor 1891, autoriteti i lartpërmendur shtetëror u urdhërua të kalojë në postin e guvernatorit të Vilajetit të Bejrutit (Liban), me një rrogë prej 20.000 groshësh.
Përgjatë kohës që ai administronte Sanxhakun e Galipolit me dokumentin përkatës të datës 28 mars 1892, të lëshuar nga kuvendi rajonal i Vilajetit të Edirnesë, dëshmohet se ai është i pafajshëm në lidhje me administrimin e pronave të paluejtshme të familjes së sulltanit dhe pronave të tjera.
Autoriteti i lartpërmendur shtetëror më 12 korrik 1892, u largua për t’u graduar në një post tjetër të rëndësishëm dhe të përzgjedhur.
Më 16 nëntor 1894, atij iu akordua me një pagë-asistencë prej 6.000 groshësh; por më 3 janar 1895, autoriteti i lartpërmendur shtetëror, me një rrogë prej 20.000 groshësh, u emërua në postin e guvernatorit të Vilajetit të Tripolit (Libi). Në 5 janar të po atij viti, për shkak të meritave dhe aftësive drejtuese që kishte demonstruar iu akordua medalja e lartë Mexhidije, klasi i parë.
Ndonëse autoriteti i lartpërmendur shtetëror ishte nga personalitetet më inteligjentë të administratës osmane, situata dhe mënyra e drejtimit të këtij vilajeti nuk mund të krahasohet me të tjerat e perandorisë. Në se që nga momenti i dërgimit në këtë Vilajet dhe deri në momentin që do të arrijë të mësohet me punët e përditshme dhe çështjet e rëndësishme të administrimit do të përballet me disa vështirësi çka natyrshëm mund ta bëjnë të pasuksesshme arritjen e objektivave dhe të paefektshme jetësimin e interesave të shtetit, me përkujdesjen e sulltanit dhe falë zotësisë dhe njohurive të tija mund të emërohet në një detyrë tjetër shtetërore. Për shkak se qëndrimi në detyrë e këtij valiu karriere u bë pas një kërkese dhe këshillimi me autoritetin e kryeministrit, më 13 korrik 1895, ai u largua nga ky post.
Që nga data që la këtë post, pra më 14 tetor 1895, me urdhër të sulltanit atij iu dha një rrogë-asistencë prej 10.000 groshësh nga fondet e Thesarit Perandorak.
Më 1 mars 1898, me urdhër të sulltanit atij iu akordua posti i posaçëm i anëtarit të Drejtorisë Administrative të Këshillit të Shtetit, me një rrogë prej 15.000 groshësh. Komunikimi për rritjen e rrogës në 20.000 groshë në datë 1 korrik 1898 dëshmohet në përgjigjen e bërë me dije prej Zyrës së Financave, më 20 mars 1899.
Më 12 prill 1900, autoriteti shtetëror i lartpërmendur me një rrogë prej 30.000 groshësh u emërua [sërish] guvernator i Vilajetit të Tripolit. Më 22 prill 1900, rroga iu ngrit në 35.000 groshë. Më 20 qershor 1900, në vend të tij në postin e guvernatorit të Tripolit u emërua dikush tjetër.
Zgjedhja e këtij autoriteti të lartë shtetëror deputet në Parlamentin Osman dëshmohet me dokument-përgjigjen e datës 30 korrik 1910, lëshuar prej Zyrës së Financave të Parlamentit, e cila certifikon fillimin e kësaj detyre më 17 dhjetor 1908.
 Rënia e një qytetërimi-Konstantinopoja
 


Me sa duket, Sulltan Mehmeti ka pasur diçka më shumë se topat turq në anën e tij. Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi më 22 maj; të tjerë thonë më 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. "Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i frikësuar nga kjo, dhe po kështu të gjithë të tjerët", vazhdon Barbaro, "sepse grekët kishin një profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë". Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese

Në Itali, perandori i fundit romak u rrëzua në vitin 476. Në lindje, perandoria romake që njihej si Perandoria Bizantine vazhdoi të qëndrojë në këmbë edhe një mijë vite të tjerë. Kryeqyteti, Kostandinopoja, që kish marrë emrin e perandorit të parë të krishterë, u bë për të krishterët e Bizantit një qendër me po aq rëndësi sa edhe Roma, me Papën si patriark. Kostandinopoja mbajti gjithashtu një pozitë kyçe ekonomike përgjatë rrugëve tregtare midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, si dhe në mes Evropës dhe Azisë.

Për pjesën më të madhe të atyre që njëmijë viteve, Kostandinopoja dukej e pathyeshme. Pavarësisht më shumë se njëzetë rrethimeve, ushtritë e vetme që pushtuan Kostandinopojën ishin ato të Kryqëzatës së Katërt, dhe ata ia dolën vetëm me dinakëri. Në 1204-n, pjesëtarët e kryqëzatës, duke pohuar miqësi me vëllezërit e tyre të krishterë, i ankoruan anijet e tyre në Bririn e Artë, që ishte porti i qytetit. Më pas, hipën me shkallë në muret që në atë anë të qytetit ishin të ulët, dhe e plaçkitën. Kështu që në 1453, kur sulltan Mehmeti II dhe ushtria e tij turke rrethoi qytetin, mbrojtësit e tij bllokuan hyrjen e Bririt të Artë me një zinxhir hekuri, të lidhur me disa lundra. Kjo do të thoshte që Mehmetit do ti duhej të depërtonte në muret e anës perëndimore të qytetit. Për ta bërë këtë, ushtritë e tij do ti duhej që së pari të kalonin një hendek me ujë, ishte 18.5 metra i gjerë. Pastaj ata do të duhej të kapërcenin një mur me gurë 9 metra të lartë, 21 metra të trashë, ndërkohë që mbrojtësit e qytetit i bombardonin me gurë, shtiza dhe vaj të nxehtë. Kushdo që arrinte të kalonte do të gjendej i bllokuar në mes murit të jashtëm dhe një muri të brendshëm, 12 metra të lartë dhe 18 metra të gjerë. Të shpërndara brenda hapësirës së këtyre dy mureve ishin 96 kulla. Askush nuk e kishte thyer ndonjëherë. Edhe Atila, kur kish parë mbrojtjen e qytetit, kishte urdhëruar hunët e tij që të tërhiqeshin.

Mehmet ishte i vendosur që ta pushtonte Kostandinopojën. Këshilltarët e tij, duke përfshirë Vezirin e Madh, Halil Pashën, e quajtën shumë të rrëmbyer sulltanin 22-vjeçar, ndërsa planin e tij të pamatur. Mehmeti i injoroi të gjithë. Ai ndërtoi një kala nëpër Bosfor që nga Kostandinopojën, dhe në fillim të pranverës ngriti një bllokadë. I urdhëroi njerëzit e tij që të gërmonin poshtë mureve, por bizantinët arritën të kundërveprojnë ndaj secilës prej këtyre përpjekjeve. Më 20 prill, disa anije gjenoveze lundruan përtej bllokadës dhe, me zinxhirët e hequr në mesin e natës, hynë në Bririn e Artë. Në këtë moment, Mehmeti urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtonin një rrugë në anën tjetër të portit, dhe me anë të qeve që kish marrë me vete tërhoqi shtatëdhjetë anije nëpër tokë, drejt Bririt.

Megjithatë, pas shtatë javëve, asnjë turk nuk kishte kaluar muret e qytetit. U duk se Pashai kish pasur të drejtë. Brenda në qytet, bizantinët ishin të tejlodhur, por ende të vendosur. Pas kësaj, erdhën një seri oguresh që nuk mund të shpërfilleshin. Një mjek venecian, Nicolo Barbaro, u bë dëshmitar i ngjarjeve nga brenda mureve. "Në orën e parë të natës, u duk një shenjë e mrekullueshme në qiell, që ishte për ti treguar Kostandinit, Perandor i Parë i Kostandinopojës, se perandorisë së tij krenare po i vinte fundi," shkruante Barbaro. "Në orën e parë pas muzgut u ngjit Hëna, që kish qenë gjithë kohës e plotë, kështu që duhet të ngjitej në formën e një rrethi të plotë, por ajo u ngjit sikur të ishte jo më shumë se një Hënë treditore, duke u shfaqur shumë pak, ndonëse ajri ishte i pastër si kristal”.

Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi më 22 maj; të tjerë thonë më 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. "Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i frikësuar nga kjo, dhe po kështu të gjithë të tjerët", vazhdon Barbaro, "sepse grekët kishin një profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë". Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese. Teksa një statujë e Virgjëreshës, ikona më e shenjtë e qytetit, po transportohej nëpër rrugë, ajo u shemb në tokë. Më pas pati një stuhi të papritur, dhe kortezhi u desh të braktisej. Mëngjesin tjetër, qyteti u zgjua i mbështjellë në një mjegull të trashë, të pazakontë në atë kohë të vitit. Më pas, një dritë e kuqe u ngrit nga toka deri në majë të kupolës së Shën Sofisë. Banorët e qytetit e interpretuan si shenjë që tregonte se qyteti do të shuhej në një kolonë zjarri. Një Kardin tek i shkruante Papës një muaj më vonë, thoshte "se ashtu si qyteti u themelua nga Konstantini, bir i Helenës, po ashtu tani do të humbej prej një tjetër Kostantini (perandori i ri ishte i njëmbëdhjeti me atë emër), bir i Helenës. Dhe murgu Gennadios Scholarios vërente se maji, muaji kur qyteti do të binte, ishte i njëjti muaj në të cilin ai qe themeluar në vitin 330.

Edhe turqit i vunë re disa prej këtyre shenjave. Mehmet ishte veçanërisht i shqetësuar nga drita e kuqe mbi kupolën e Shën Sofisë, për të cilën u tremb se mos ishte shenjë ndërhyrjes hyjnore në anën e qytetit. Më 26 maj, turqit mbajtën një këshill të luftës, dhe përsëri Pashai i kërkoi të tërhiqeshin përpara se të mbërrinin përforcimet evropiane. Por Mehmeti kish nisur të besonte interpretimet e vetë bizantinëve për shenjat: se ishte koha që qyteti të binte. Më 29 maj, disa valë turqish dhe vasalësh të tyre sulmuan muret. Pas katër orësh, ata më në fund hynë. Pak para agimit, turqit ishin brenda në Kostandinopojë. "Profecitë ishin përmbushur", shkruante Barbaro, "duke parë se turqit kishin hyrë në Greqi, ishte një Perandor i quajtur Konstantin, biri i Helenës, Hëna kishte dhënë një shenjë në qiell, pra Perëndia kishte vendosur kështu kundër të krishterëve dhe veçanërisht kundër Perandorisë së Kostandinopojës".

Kronikanët e kohës kishin arsye të forta tu jepnin domethënie shenjave. Gennadios, për shembull, ka shkruar rrëfimin e tij pasi Mehmeti e kish emëruar Patriark të Kostandinopojës. Të tjerë, si Kristoboulos i Imbros dhe Laonikos Chalkokondyles, ishin gjithashtu të etur për të treguar besnikërinë e tyre ndaj sulltanit duke demonstruar pashmangshmërinë hyjnore të pushtimit të tij. Sulltani e shpërbleu Kristoboulosin duke e emëruar guvernator të Imbrosit.

Sidoqoftë, historianët e kohës, ashtu si edhe ata modernë pranojnë se turqit kishin më shumë oguret në anën e tyre. Mehmeti solli me vete rreth 80,000 burra, të armatosur me shtiza, shpata, shigjeta, tokmakë, dhe një përkushtim ndaj Islamit. Ndonëse Sulltani nuk e dinte, Konstantini kishte vetëm rreth 5,000-7,000 burra. Mehmeti kishte rreth 250 anije, Konstantini vetëm 26. Mehmeti kishte edhe shërbimet e një prodhuesi hungarez topash me emrin Urban, i cili i ndërtoi topat më të mëdhenj që ishin realizuar ndonjëherë në atë kohë. Njëri ishte 8.5 metra i gjatë me një predhë 2.5 metra të trashë. Sipas kronikanit grek Dukas, u deshën gjashtëdhjetë qe dhe dyqind burra për të vendosur topat në pozicion, në anën evropiane të Bosforit. Ata mund të qëllonin vetëm disa herë në ditë, por kur e bënin, dërgonin predha çerektonëshe në ujë dhe brenda në Kostandinopojë. Mbrojtësit e qytetit riparonin pa pushim muret, por deri në maj bombardimet e kishin bërë dëmin.

Për më tepër, Turqit kishin shekuj që forcoheshin bizantinët ishin në rënie. Në 1326, turqit pushtuan pjesën më të madhe të Anadollit, dhe në 1356 ata kaluan në Evropë. Në 1402, tartarët i ndalën në Ankara, por shpejt tartarët u tërhoqën në lindje, ndërsa turqit përparuan. Ndërkohë, bizantinët, asnjëherë nuk e kishin marrë veten nga pushtimi i 1204, dhe perandoria e tyre ish reduktuar gradualisht duke pasur tashmë vetëm Kostandinopojën dhe rrethinat. "Të paktën në sytë e lindorëve, Perandori ishte ende perandori romak”, shkruante historiani Steven Runciman. "Por, në realitet ai ishte vetëm një princ mes të tjerëve, njësoj të fuqishëm, apo ndoshta edhe më shumë".

"Shekulli i fundit i Perandorisë Bizantine ishte një prelud për historinë e Perandorisë Osmane", shkruan historiani Donald Nicol. Shumë përpara se të pushtonte qytetin, pavarësisht brengave të këshilltarëve të tij, Mehmeti qe tashmë shumë më i fuqishëm se Konstantini. Deri në 1453, shpresa e vetme e bizantinëve ishte që aleatët e tyre të krishterë të mblidheshin e ti ndihmonin. Por në perëndim, evropianët ishin të zënë me Luftën e Njëqind Vjetëve dhe Luftën e Trëndafilave. Më tej në lindje, mbretërit e Serbisë dhe Hungarisë kishin nënshkruar pakte me Mehmetin. Papa ishte përkrahës, por shumë pak kish për të ofruar. Venedikasit dhe gjenovezët dërguan disa anije, por interesi i tyre i vërtetë ishte për tregti, dhe turqit dukeshin partnerë po aq të gatshëm sa edhe bizantinët. Disa anije veneciane arritën madje të dalin nga Briri i Artë në shkurt, duke arritur ti shpëtojnë si bllokadës, ashtu edhe nevojës për të luftuar turqit.

Shkencëtarët dhe historianët mbeten të pasigurt mbi arsyen që shkaktoi eklipsin e errët, motin e pazakontë dhe dritat e kuqe në Shën Sofi. Disa mendojnë se dritat ishin një reflektim i zjarreve të largët të turqve. Të tjerë spekulojnë se një aktivitet i largët vullkanor hodhi thërrmija në atmosferë dhe shkaktoi të tre fenomenet. Cilido të ketë qenë shkaku, nuk ka asnjë dyshim se në mendjen e mesjetarëve, ata kishin shumë rëndësi. Këto shenja nuk ishin as propagandë e mëvonshme e turqve fitimtarë. Kishte gjithashtu shumë kronikanë të krishterë si Barbaro dhe Isidori, që, mes tronditjes dhe dëshpërimit për rënien e 

Kostandinopojës, gjetën ngushëllim dhe shpjegim tek vullneti i Perëndisë. “Kishte një farë fatalizmi në mentalitetin bizantin”, shkruan Nicol. “Ata kishin nuhatur, me një bindje në rritje, se në fund të fundit bota e tyre nuk do të zgjaste deri në Ardhjen e Dytë... dhe se përjetësia e vërtetë, e vetmja siguri dhe lumturi duhej të gjendej në Mbretërinë e vërtetë atje lart dhe përtej kësaj lugine lotësh. Kur fundi erdhi, në vitin 1453, ata ishin të përgatitur për të. Madje ndokush habitej që nuk kish ardhur më herët”.

Ka mundësi që shenjat të kenë dhënë një dorë për rënien e qytetit. Në një pikë kur turqit ishin të pashpresë dhe bizantinët të lodhur tej mase, ato mund të kenë rritur moralin e të parëve dhe të kenë ulur atë të të dytëve. Artileria superiore turke ishte padyshim e rëndësishme, por edhe faktorët psikologjikë mund të kenë luajtur rolin e tyre në pushtimin e Kostandinopojës. “Mehmeti fare mirë mund të ketë folur për secilën shenjë duke thënë se ishin paralajmërime për fitoren”, shkruan historiani Robert Martin. “Koha e sulmit final ndaj Kostandinopojës i jep natyrshëm besueshmëri kësaj ideje”.


Gazeta Metropol        10.12.2009
Elbasan, nis faza e tretë për zbulimin e bazilikës
Elbasan - Grupi i punës për zbulimin e mozaikut të kishës paleokristiane të shekullit V-VI në qytetin e Elbasanit, ka filluar fazën e tretë të punimeve për nxjerrjen në dritë të vepres shumë vjeçare.
Bazilika e kishës ndodhet në qendër të qytetit, ose më saktë midis Rrapit te Bezistanit dhe momunentit të atdhetarit Aqif Pashë Elbasani. Gërmimet kryhen nga Instituti i Arkiologjisë, dhe udhëhiqen nga bashkautorët Ylli Cerova dhe Elio Hobdari.

Gjatë zhvillimit të punimeve, ne shkëpytëm për një intervistë të shkurtër z. Cerova, që për Gazeten Start u shpreh: "Ne jemi duke kryer fazën e tretë të punimeve për zbulimin e plotë të veprës shekullore me mbështetjen e Institutit të Arkeologjisë dhe Bashkisë Elbasan".

Z. Cerova shtoi se "fondi i ardhur deri më tani nga Instituti i Arkiologjisë  është rreth 160 mijë lekë të reja, por jemi në pritje të fondit të akorduar nga Bashkia Elbasan që po has peripeci në lëshimin e tij".

Lidhur me pyetjen se kur janë ngritur dyshimet e para për vendndodhjen e bazilikës, udhëheqësi Cerova u shpreh se, dyshimet e para për vendndodhjen e mundshme të mozaikut janë ngritur rreth viteve 1930. Shkak për nisjen e gërmimeve është bërë një ndërtim pa leje i ngritur sipër mozaikut.

Gjatë punës për ndërtimin e veprës pa leje, është hasur edhe mozaiku. Më pas është ndaluar zvillimi i mëtejshëm i punimeve. Pas zbulimit të mozaikut, Insituti i Arkeologjisë ndërmori nismën e menjëhershme për fillimin e gërmimeve.

Z. Cerova thekson se gjatë gërmimeve u nxorën në dritë një bazilikë kishe palokristiane e shek. V-VI, u zbulua dyshemeja me mozaik, afreske të mureve dhe elementë skulpture me vlera të rëndësishme, jo vetëm lokale por edhe kombëtare.

Gjatë kësaj faze, punimet do të shtrihen edhe në hapsira më të mëdha duke prekur pjesën e pasme të monumentit të Aqif Pashë Elbasanit.

Bashkia e Elbasanit ka premtuar modifikimin e sheshit "Gensher", duke i ardhur në ndihmë grupit të punës. Në mbyllje të intervistës, z. Ylli Cerova theksoi fuqishëm se, duke qenë të kushtëzuar nga financimet, punimet kryhen në kohë të ndryshme. Gërmimet priten të vazhdojnë edhe për disa ditë, deri sa të nxirret në dritë ndonjë risi nga vepra e bazilikës.

Nga Elbasani ALMER TOSKA.

         Gazeta Start                                      2009-10-26 16:39
Zbulohet një kishë mesjetare pranë Bovillës
NGA: FATMIRA NIKOLLI
TIRANE- Një kishë mesjetare me një gjatësi 50 metra e gjerësi 40 metra, është zbuluar vetëm pak ditë më parë në fshatin Kumardhë, në afërsi të Bovillës në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga arkeologu i Institutit të Arkeologjisë, Skënder Muçaj, i cili na rrëfen edhe detaje të tjera të këtij zbulimi. Me një datim që shkon para shekullit të 13-të, kisha që mendohet të ketë qenë mjaft e rëndësishme për zonën, pranë saj ka një hapësirë prej tre dynymësh me varre të tipit të Komanit. E njohur aktualisht me emrin kisha e "Shërmisë", në burime ajo del me emrin kisha e "Shën Mërisë". Por siç na zbulon Muçaj, para arkeologëve kisha është vizituar nga gërmuesit klandestinë, të cilët duke përdorur detektorë (metalkërkues), me sa duket kanë kërkuar në të objekte arkeologjike për të furnizuar tregun e trafikimit të objekteve të tilla me vlerë.
Kisha
Në vijim të kërkimeve arkeologjike në rrethin e Tiranës, Kavajës, Elbasanit dhe Krujës, në territorin që quhet territori i Arbrit mesjetar, gjatë kohëve të fundit, kërkimet janë përqendruar në zonën e Bendës dhe Kërrabës. Skënder Muçajt, arkeolog pranë Institutit të Arkeologjisë, dhe pjesë e ekipit që zbuloi kishën, tha për "Gazetën Shqiptare" se rezultatet e këtyre kërkimeve kanë qenë befasuese edhe për specialistët. "Në fshatin Kumardhë pranë rezervuarit të Bovillës, në krahun e rrethit të Krujës, arritën të zbulojmë një nga kishat më të mëdha të territorit të Tiranës. Ajo së bashku me kishën e 'Shërmisë' në Kinostudio, atë të Priskës së madhe, dhe kisha e Brarit, përbëjnë monumentet kryesore të një pjese territori të Krujës, Tiranës dhe Elbasanit së paku deri tani", - thotë Muçaj. Sipas arkeologëve, kisha e zbuluar së fundi ka mundësi që më parë të ketë qenë kryeqendër, ose peshkopatë e krahinës së Bendës. Nga pozicioni që ka, e vendosur në rrëzën e malit, kjo kishë kontrollon të gjithë hapësirën e Bendës. Arkeologët janë në dijeni të faktit që më vonë, peshkopata e Bendës ka qenë e vendosur në Moisi. Nga rrënojat që mund të shihen aktualisht, duket që kemi të bëjmë me një kishë shumë të madhe, e cila është përafërsisht 40 metra e gjerë dhe 50 metra e gjatë. Afër saj ka edhe pjesë të tjera të këtij kompleksi të krishterë. Sipas Arkeologut Skënder Muçaj, pranë kishës gjendet edhe një varrezë e madhe mesjetare, e ngjashme me varrezat e Komanit. Ata janë të ndërtuara me pllaka guri dhe hapësira që zinte ajo ishte rreth 3 dynymë. Kjo kishë e cila gjendet shumë afër Tiranës, ka rëndësi jo vetëm për historinë e Tiranës e të Krujës, por edhe për atë të territorit të Shqipërisë.
Gjendja
Rrënojat e kishës janë të ruajtura në gjendje të mirë, por syri vëzhgues i thesarkërkuesve, me sa duket ka qenë më largpamës se ai i arkeologëve. Në fakt, kisha është vizituar nga kërkuesit e paligjshëm të thesareve, që prej kohësh dëmtojnë e dhunojnë pasuritë e monumenteve, varreve dhe sajteve arkeologjike në mbarë. Si shqetësim është ngritur prej kohësh, por deri tani asgjë konkrete nuk duket të jetë bërë për të ndaluar trafikimin e objekteve arkeologjike dhe dhunimin e dëmtimin e tyre. Në këtë kuadër, Skënder Muçaj tregon se ku kanë ndërhyrë kësaj here thesarkërkuesit dhe trafikantët e pasurive arkeologjike. "Për fat të keq, siç e kemi thënë edhe herë tjetër, gërmuesit klandestinë nuk kanë lënë vend pa gërmuar. Në këtë kishë ata kanë gërmuar një gropë me një thellësi prej 2.80 metrash. Një gërmim me një thellësi të atillë, ne arkeologëve do të na duheshin ditë të tëra për ta bërë, duke treguar kujdes për mbrojtjen e objekteve që mund të ketë aty. Gërmimi është bërë në një pjesë skajore të kishës, në një ambient që ose ka qenë kullë e kishës, ose kambanarja. Pra ajo mund të ketë qenë kullë e murit rrethues nëse ka pasur të tillë, ose kambanarja e kishës. Akoma nuk jemi të qartë për këtë, sepse ekspedita jonë nuk zgjati shumë", - thotë Muçaj. Specialisti thotë se më parë kjo kishe nuk njihej, sepse në shumë fshatra që janë banuar që prej mesjetës mund të ketë rrënoja kishash, sepse çdo fshat kishte kishë, por disa janë ruajtur e të tjera jo. Kjo kishë nuk është vizituar më parë nga arkeologët, pra qe hera e parë që vizitohet ky fshat, kjo varrezë e kjo kishë. "Ne i shikojmë që të gjitha dhe shohim se çfarë mund të gjejmë. Këtu kemi të bëjmë me një kishë të madhe. Banorët na thanë që aty afër ka edhe një qytezë të vogël, por ishte e pamundur të vazhdonim ekspeditën", - shpjegon arkeologu.
Datimi
Specialisti shton se akoma nuk është përcaktuar datimi i saktë i kishës, sepse nuk është gjetur material i mjaftueshëm arkeologjik. Materiali i gjetur është pak a shumë i njëjtë me atë të Brarit. Dihet që kisha e Brarit dhe varri pranë saj i takojnë vitit 1201, shekullit të 12-të, por mund të shtyhen edhe më tej. Në kishën e gjetur në afërsi të Bovillës, në fshatin Kumardhë nuk përjashtohet mundësia, duke u nisur edhe nga varreza, që të ketë materiale të shekujve 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12, e nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte tepër interesante për mesjetën shqiptare. Muçaj thotë se do të shtoheshin pika të reja për të studiuar më mirë historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës së hershme dhe asaj të mesme. Kjo kishë, në burime të ndryshme quhet kisha e "Shën Mërisë", ndërsa emri i saj vjen sot në formën Kisha e Shërmisë, emër me të cilin e njohin banorët e tanishëm të asaj zone. Në vitet 1641, në relacionet e bëra nga peshkopi i Durrësit Mark Zgura, ajo nuk përmendet, e kjo do të thotë që në atë kohë nuk ka qenë e përdorur. Sipas Muçaj, ajo mund të jetë braktisur në shekullin e 14-të, sepse edhe gjurmë popullsie e qeramike nuk kanë dalë në dritë. Materiali i gjetur ishte i shekullit të 13-të. Mendohet se kjo ka qenë një kishë e rëndësishme, e kjo kuptohet si nga arkitektura, edhe nga madhësia e saj.
(GSH/BalkanWEb)     10.12.2009

Vepra e Bogdanit


E Diele, 06 Dhjetor 2009



Nga Ibrahim Rugova*



Filozofia e Natyres



1. Rruzullimi (Universi). Planetet



Ne kuader te krijimit te jashtem Bogdani e vendos edhe krijimin e universit apo te rruzullimit, sic i thote ai, pra krijimin e qiellit, te yjeve dhe trupave qiellore (korpenat' e qiellit), pastaj te Tokes ne teresine e universit. Se pari e jep krijimin simbas versionit teologjik te rratheve te qiejve, e pastaj ate te planeteve, si version i filozofise se natyres, qe eshte nje kompromis teologjik-filozofik. Keshtu vepron edhe me rastin kur flet per krijimin e Tokes. Pra universin, token dhe njeriun e krijesat e tjera i ka krijuar Zoti, simbas tij.

Bogdani niset nga teoria se jane dhjete qiej. Tre jane qiejt kryesore: empireo, kristalino dhe firamento. Krijimin e universit e mbeshtet ne teorine e kater elementeve te krijimit te botes, qe mesjeta e kishte marre nga Empedokli: Ajri, Uji, Zjarri, Dheu. Krysisht ne te gjitha shpjegimet e veta mbeshtetet te Ptolemeu.

Ne qiellin empiro gjendet Parajsa (Parrisi) me engjejt dhe atje e ka seline Krijuesi (Zoti). Dallon dhjete valle engjejsh, qe u pergjigjen dhjete rratheve te qiellit. Qielli firamento eshte ai qiell qe ka rene ne ujera dhe ka bere ndarjen e tyre ne ajer, ne fryme (ererat) ne zjarr, ne dete e ne lumenj. Ne kete qiell qendrojne te gjithe yjet dhe shtate planetet: Hena, Merkuri, Venera (qe kur i prin Diellit, i thone Ylli i Drites, e kur shkon mbrapa Diellit, Ylli i Mbremjes), Dielli, Marsi, Jove (Jupiteri) dhe Saturni. I teti qiell eshte firamento me yjet, pa planetet, i nenti eshte kristalino, si kristall o billur. E i dhjeti eshte qielli Primo mobile, qe leviz e sillet. Pastaj e shpjegon levizjen e planeteve qe sillen rreth diellit, po Toka nuk leviz, qe Bogdani e thote ne baze te sistemit gjeocentrik, se eshte qender e Universit, te cilen gje me mire e shohin ne skicen e dhene mbi dymbedhjete rrathe te universit. Njeheresh e jep edhe largesine e planeteve ndermjet veti dhe prej Tokes, si dhe madhesine e tyre ne krahasim me njeri-tjetrin dhe vecan me Token.



2. Zodiaku



Pos ketyre qiejve dhe planeteve flet edhe per Rrethin e Zodiakut nder qiej, qe ndahet ne dymbedhjete pjese te barabarta dhe secila pjese ka emrin e shenjen simbas nje shtaze, qe simbolizon nje "bashkari o nje miqesi nde natyret". Zodiaku duke u sjelle here para e prapa Diellit, tregon here te lindurit e here prishjen e gjerave (cshtjellimin) ne Hene e ne Bote. Po i japim emrat e ketyre shenjave te Zodiakut per kersheri qe mund te kete lexuesi i sotem:



Dashi, Mezati, Binoshi, Gaforrja, Luani, Vajza, Terezia, Skarrivojeja, Shituesi, Sjapi, Vorba, Peshku.



Sunt Aries, Taurus, Gemini, Cancer, Leo, Virgo, Libraque, Scorpius, Arcitenes, Caper, Amphora, Pisces.



3. Pushteti i Yjeve



Duke u nisur nga teoria e vet, Bogdani nuk e pranon se yjet veprojen dhe e udheheqin njeriun ne jete, sepse kete e ben Zoti. Madje nuk e pranon edhe pikepamjen se njeriu

Lind me yll te vet, mirepo e pranon se yjet dhe trupat qiellore, planetet ndikojne te njeriu. Duke u mbeshtetur ne astrologji, pjeserisht ku verehet nje anim i tij kah astronomia, pranon se te shtate planetet me virtytet e tyre ndikojne brenda moshave te njeriut:

1. Per te fole ma per te ctielle per mbi vertytte yjet, e te Pianetevet, thone astrolojte; Mbasi te lenje njeri, Hana ka force e ruen ndjere mbi-kater vjet, e ajo fomi kurraj nuk jet pa m'paq po si Hana luen: e ketyre vjete u thone kerthinjenia.

2. Kater vjec e ndjere mbi 14, e ka ndene pushtet Merkuri, e banjene posi Merkuri: e atyne vjete u thone feminjenia.

3. Kater mbi dhjete vjec e ndjere mbi 22, e ka ndene pushtet Veneri e atehere hin me dijtune shekullin e deshero me xane e me u bam i urte: e atyne vjete u thone djelmenia.

4. Njizet e dy vjec e ndjere 41, e ka ndene pushtet dielli, e u ep gjithe fuqin' e tyne: e ata vjete jane ma te miret e u thone trimenia.

5. Kater dhjete e nji vjet ndjere mbi 56, jane ndene Marcine, e prashitu aso koheje nieri ashte me i idhune se as kurraj, e i thone burrenia.

6. Pese dhjete e gjashte vjec ndjere 68, i ka ndene pushtet Gjovi (Jupiteri), e nieri ka kujdesni shpiritit e ka urti te mire e apene keshille te mira e atyne vjete u thone pleqenia.

7. Gashte dhjete e tetesh ndjere 98, i ka ndene pushtet Saturni, e nieri ashte plot me kelbaze e kujdes, e ashte gjithe i merzicim e i padurueshm: atyne vjete u thone pleqenia e mbetune; e gjithe qish jet tepere gjall, ashte posi thone profeta, mund' e te dhimtune.





4. Te marret' e Diellit e te marret e Hanese



Te zanete, te zenet e Diellit e shpjegon me faktin se Hena qendron nder ne e nder Diellin, e zihet gjithe ajo pjese qe mbulon Hena me trup te saj, se simbas Bogdanit Hean sillet rreth Diellit. Ndersa te zenet e Henes eshte ateherekur nder Henen huyn e qendron dheu, e nuk e le Henen te marre driten e diellit. Me kete rast e hedh bindjen se Henen e perbin dragoi, e keshtu nuk ben drite. Ose kur zihet dielli thone se ka fjetur nde gurre (ne uje). Kete e shpjegon me faktin se Toka, simbas sistemit gjeocentrik eshte larg yjeve te tjere dhe nuk mund te beje zenien e tyre. Eshte me renesi se kjo pikepamje e Bogdanit mbi zenien e diellit e te henes, ne fakt eshte gjeocentrike, po afer konceptit heliocentrik, qe pranon edhe levizjen e tokes dhe sjelljen e henes rreth tokes e te tokes rreth diellit.



5. Toka (Dheu)

Toka sambas Bogdanit eshte planeti me me shume uje, I mbeshtjelle me uje, zjarr dhe ajer, kushtet per jete. Token e dna ne kater rrathe: rrethi i pare este zemra e dheut (tokes) ku gjendet ferri, Limbi eshte i dyti, i treti Burgatori (Purgatori) dhe i kateri Gjiu i Abrahamit, qe ndryshe i thone edhe Fusha e Elizit (Fushat e Eliseut), ku rrinin patriarket dhe profetet e aty. Pas vdekjes, simbas teologjise ka zbritur Krishti. Ne Purgator apo ne limb qendrojne shpirtrat qe ndahen, pra behet spastrimi i tyre simbas mekateve, e caktohen per ne ferr apo per ne Parajse. Ferri qe eshte ne rrethin e pare, ne zemer te tokes eshte vendi me i shemtuar ku shkojne mekataret e ndryshem simbas llojeve te mekateve, prandaj edhe Bogdani e ndan ne "12 rreshta", rrathe si Dante (Harapi na nfoton se Bogdani e kishte bere kete sistem te dnarjes ne rrathe simbas Komedise Hyjnore edhe kur flet per Qiellin (Kozmosin), Cuneus, 1940). Aty qendron Luciferri qe kishte dashur t'i mbivihet Zotit, prandan ai e denoi te qenmdroje atje pergjithmone.



a)Elemente dhe fenomene te natyres.

Duke folur per disa besetytni se token e mban mezati, Bogdani pohon se kjo nuk eshte e vertete dhe se toka qendron vete si nje ‚gogel', si sfere pra, meqe nuk e pranon levizjen e saj. Prandaj per t'i menjanuar keso dhe bindje te ngajshme thote se nuke me dukete keq bam me prekune disa kafshe te Filozofise, me te cilin temr kuptonte filozofine e natyres ashtu si kuptohet ne kohen e tij. Duke folur per ujin ai jep te dhenen se per nga sasia ujerat jane ndare e bashkuar ne lumenj, liqene, detra e oqeane. Apstaj duke folur per ngjyren e ujerave te lumenjve thote se atae marrin ngjyren nga perberja e tokes dhe nga xehet (mineralet) si ne rastin e ujerave te Janjeves e te Novo Berdes. Si lumenj per ilsutrim permend Danubin, Drinin, Vardarin.

Kurse fenomenet e tjera natyrore i shpjegon permes kundershtiove te kater virtyteteve (cilesive) te kater elementeve: te nxetite, te ftofetit, te thatite e te njomete prej te cilave permedn atsmosfera apo mbretria e ajrit simbas tij, ku behen shienate, breshnate.

Ai flet per keto feomene atmosferike: rete niegulla, Voesa, Bora, akulli, bresheni, pastaj per fenomenet: vetetima, era dhe llojet e saj si dredhja. Flet edhe per termetin apo termekun, si thote ai, qe e merr si avull qe del nga toka po nuk mund te shpertheje, prandaj shkakton dridhje. Ne shpjegimin e ketyre fenomeneve natyrore qendron ne baza shkecore ashtu si shpjegohen edhe sot ne meteorologji e ne gjeografi pos ne disa raste ku del me i reduktuar. Duke e shpjeguar vetetimen e bubullimen Bogdani e lufton paraygjikimin se po shtie Shen-Iliu e po behej keshtu. Pra edhe ne keet fushe kishte njohuri te mira, cfare shihet nga argumentimet qe sjell duke bere fale per keto fenomene....



*Marre nga monografia me te njejtin emer te tij

Gazeta Koha Jone