Elbasan - Grupi i punës për zbulimin e mozaikut të kishës paleokristiane të shekullit V-VI në qytetin e Elbasanit, ka filluar fazën e tretë të punimeve për nxjerrjen në dritë të vepres shumë vjeçare.
Bazilika e kishës ndodhet në qendër të qytetit, ose më saktë midis Rrapit te Bezistanit dhe momunentit të atdhetarit Aqif Pashë Elbasani. Gërmimet kryhen nga Instituti i Arkiologjisë, dhe udhëhiqen nga bashkautorët Ylli Cerova dhe Elio Hobdari. Gjatë zhvillimit të punimeve, ne shkëpytëm për një intervistë të shkurtër z. Cerova, që për Gazeten Start u shpreh: "Ne jemi duke kryer fazën e tretë të punimeve për zbulimin e plotë të veprës shekullore me mbështetjen e Institutit të Arkeologjisë dhe Bashkisë Elbasan".
Z. Cerova shtoi se "fondi i ardhur deri më tani nga Instituti i Arkiologjisë është rreth 160 mijë lekë të reja, por jemi në pritje të fondit të akorduar nga Bashkia Elbasan që po has peripeci në lëshimin e tij".
Lidhur me pyetjen se kur janë ngritur dyshimet e para për vendndodhjen e bazilikës, udhëheqësi Cerova u shpreh se, dyshimet e para për vendndodhjen e mundshme të mozaikut janë ngritur rreth viteve 1930. Shkak për nisjen e gërmimeve është bërë një ndërtim pa leje i ngritur sipër mozaikut.
Gjatë punës për ndërtimin e veprës pa leje, është hasur edhe mozaiku. Më pas është ndaluar zvillimi i mëtejshëm i punimeve. Pas zbulimit të mozaikut, Insituti i Arkeologjisë ndërmori nismën e menjëhershme për fillimin e gërmimeve.
Z. Cerova thekson se gjatë gërmimeve u nxorën në dritë një bazilikë kishe palokristiane e shek. V-VI, u zbulua dyshemeja me mozaik, afreske të mureve dhe elementë skulpture me vlera të rëndësishme, jo vetëm lokale por edhe kombëtare.
Gjatë kësaj faze, punimet do të shtrihen edhe në hapsira më të mëdha duke prekur pjesën e pasme të monumentit të Aqif Pashë Elbasanit.
Bashkia e Elbasanit ka premtuar modifikimin e sheshit "Gensher", duke i ardhur në ndihmë grupit të punës. Në mbyllje të intervistës, z. Ylli Cerova theksoi fuqishëm se, duke qenë të kushtëzuar nga financimet, punimet kryhen në kohë të ndryshme. Gërmimet priten të vazhdojnë edhe për disa ditë, deri sa të nxirret në dritë ndonjë risi nga vepra e bazilikës.
Nga Elbasani ALMER TOSKA.
Gazeta Start 2009-10-26 16:39
Nuk ka komente:
Posto një koment