Ekspozitë për Galileon në Vatikan
Një ekspozitë e re që shënon 400 vjetorin e punës së Galileo Galileit u hap ditën e enjte në Vatikan.
Kisha Katolike e denoncoi si heretik shkencëtarin që vlerësohet si babai i astronomisë kur deklaroi se Toka rrotullohet rreth DiellitMegjithëse një shkencëtar më i hershëm, Koperniku bëri zbulimet kryesore në punën për gjetjen e lidhjes me Tokës dhe Diellit, Galileo ishte më i përgatitur për të provuar këtë lidhje.
Në vitin 1633 Kisha Katolike e cilësoi atë si heretik. Ai u gjykua se kishte sfiduar teorinë që shumë besonin asokohe se Dielli rrotullohej rreth Tokës. Ndërsa Galileo u mbrojt duke thënë se kishte prova se Toka rrotullohej rreth Diellit.
Në vitin 1992, Papa Gjon Pali i dytë deklaroi se Kisha kishte marrë një vendim të gabuar për këtë rast dhe se katolikët nuk ishin armiq të shkencës.
Një përzgjedhje e veglave të Galileos janë ekspozuar në Vatikan. Atje do të ketë edhe disa dokumenta origjinale ku ai me shumë entuziashëm shkruajti zbulimet e tij të para.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në muajin janar. start/bbc/
Gazeta Start
Nuk ka komente:
Posto një koment