e hënë, 29 gusht 2011

Ekspozita “Shkëlqimi i Bizantit” prezanton në Sofje dorëshkrime të paçmueshme shqiptare 

E Premte, 26 Gusht 2011 Radio Bullgaria, Kultura, 
 
Eksponate të paçmueshme të ofruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Tiranë ndodhen në Sofje në Galerinë e Arteve të Huaja. Në botë ekzistojnë 7 Ungjij të purpurit me tekste nga Dhjata e Re. Dy prej tyre erdhën nga Shqipëria. Ata janë nga një kishë në qytetin Berat. Bëhet fjalë për dorëshkrime mbi pergamenë të purpurit – nga vjen dhe emri i tyre. Natyrisht koha ka ndryshuar shumë ngjyrat e faqeve.
Kodiku i Korçës, nr. 92 dhe nr. 93, katërungjillësh, shek. X
Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton në shek. VI, faqe numër 108
Me siguri kodikët nga Shqipëria janë eksponatet më të vlefshme në këtë ekspozitë. Më i vjetri është nga shekulli i gjashtë dhe është një nga 4 arketipat ekzistuese në botë, sipas të cilëve shkencëtarët restaurojnë tekstet e Dhjatës së Re. Ungjilli i dytë nga Berati është nga shekulli i IX-të.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte fshehur në një pus dhe në vitin 1968 ishte gjetur përsëri. Restaurimi i tij është bërë në Kinë. Përveç teksteve ai përfshin dhe miniature të mahnitshme të ungjillorëve Gjon, Mateu dhe Marku. Të dy kodikët në fjalë janë nën mbrojtjen e UNESKO-së.

Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve në këtë ekspozitë janë prona e Qendrës së studimeve sllavo-bizantine “Akademik Ivan Dujçev” pranë Universitetit të Sofjes.
Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton në shek. VI, faqe numër 112
Ekspozita është pjesë e ngjarjeve të organizuara në lidhje me Kongresin e XXII ndërkombëtar të studimeve bizantine, i cili zhvillohet në Sofje nga 22 deri më 27 gusht të vitit 2011. Ai organizohet nga Asociacioni i bizantologëve dhe medievistëve në Bullgari dhe është nën patronazhin e UNESCO-së dhe të presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Përvanov.
Mikpritës i forumit është Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Profesorja Aksinia Xhurova është bashkëkryetare e komitetit të organizimit të kongresit. Ajo shpjegoi se dorëshkrimet sllave, me të cilat disponojmë në Bullgari janë nga shekulli i X-të, nuk kemi më të hershme. Dhe mund të përfytyrojmë çfarë është vlera e dorëshkrimit nga Shqipëria, i shkruar në kohën kur Qirill dhe Metodi dhe nxënësit e tyre kanë qenë në këto troje.

Një nga organizatorët e ekspozitës nga ana shqiptare është shkencëtari Sokol Çunga – arkivist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë. Ai është në Sofje bashkë me kolegun e tij Andi Rembeci – profesor në fushën e historisë bizantine dhe paleografisë greke në Universitetin e Tiranës. Ata të dytë kanë përgatitur një kumtesë lidhur me koleksionin e dorëshkrimeve bizantine dhe postbizantine, të cilat ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë.
© Foto: Jordanka Ivanova
Andi Rembeci (majtas) dhe Sokol Çunga para Galerisë së Arteve të Huaja në Sofje.
Sokol Çunga ka studiuar filologji greke, studimet e tij mastër në Greqi ishin për metodologjinë e kritikën e botimit të burimeve historike dhe prej tre vitesh punon në Arkivin Qendror të Shtetit në sektorin e dokumenteve “Mesjetë, Rinlindje, Pavarësi” – ky është sektori, në të cilin ruhen kodikët e prezantuara në Sofje. Vizituesit e ekspozitës mund të takohen me të në Galerinë e Arteve të Huaja dhe ai gjithmonë është gati të shpjegojë për kodikët shqiptarë në hollësirat më të vogla. Këtë e bëri edhe para mikrofonit të Radio Bullgarisë.

Nëse doni të dëgjoni intervistat me shkencëtarët Sokol Çunga dhe Andi Rembeci, klikoni AUDIO.
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët