e shtunë, 23 shkurt 2008

Gurezeza, qyteti i panjohur i antikitetit


E Premte, 22 Shkurt 2008

Shume pak turiste vendas, aq me pak te huaj, e njohin qytetin antik te Gurezezes, deshmi e qyteterimit ilir, qe ndodhet ne komunen Cakran, 17 km larg Fierit. Arkeologet kane vleresuar se Gurezeza, emri antik i se ciles mendohet te jete Barbyl, eshte po aq e rendesishme per trashegimine kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik ne Pojan te Fierit apo Bylysi, ne zonen e Hekalit ne rrethin e Mallakastres. Por deri tani shume pak eshte bere per promovimin e saj. “Promovimi dhe zhvillimi i vlerave te Gurezezes, do te jete prioritet per vitin 2008”, u shpreh prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, ne nje takim dhe diskutuan per promovimin e vlerave te qytezes se Gurezezes. Specialistet mendojne se duhen germime dhe hulumtime te metejshme per te zbuluar emrin e sakte te qytetit antik, qe shtrihet ne kodrat e Gurezezes te komunes Cakran.

Zbulimet qe kane dale deri tani ne drite, tregojne se qyteterimi ne Gurezeze fillon qe nga periudha e Neolitit deri ne Mesjete. Muri rrethues eshte i gjate 2100 m dhe siperfaqja e pergjithshme brenda murit rrethues eshte 23 ha, pothuajse e barabarte me Bylysin. Gurezeza ka sherbyer si nje qender shume e rendesishme ekonomike, politike e shoqerore. Kete e deshmon gjetja aty e nje thesari prej 3500 cope monedhash bronzi dhe argjendi. Ne baze te ketyre gjetjeve mendohet se Gurezeza ka sherbyer si qendra e Mbretit ilir, Monun. Germimet ne Gurezeze datojne ne vitin 1916-’18, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspediten e pare. Me pas, ato do te vijonin ne vitin 1963, nga arkeologet shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nenshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe germues. Gjetjet e neolitit te mesem jane te shumta dhe perfaqesojne nje faze me vete te zhvillimit kulturor te kesaj periudhe ne vendin tone.
“Kazma” e Ramës zbulon Tiranën antike PDF Printoje E-mail
Gazeta SOT
Wednesday, 20 February 2008
Në morinë e viteve gjurmët e Tiranës së vjetër pak i kanë mbijetuar shekujve. Viti 2002 shënoi një moment të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit, zbulimi i një kulle katërkëndëshe në afërsi të mureve të kalasë ekzistuese, ose më mirë kalasë së Tiranës, e cila ishte zbuluar. Duhej të gërmohej për rikonstruksionin e rrugës pranë Kalasë së Toptanasve për të mbërritur te “zbulimi i ri” i Tiranës së vjetër. Përveç punëtoreve të firmës së ndërtimit, prej disa ditësh në këtë rrugë gjenden specialistë të monumenteve dhe arkitektë restauratorë.Muri rrethues i kalasë mund të pikaset lehtë prej atyre që iu bie udha pranë kalasë ekzistuese, por nuk është vetëm muri rrethues ai që ka dalë. Specialistët që po ndjekin gërmimet pohojnë se me murin rrethues të kalasë, në këtë anë doli edhe një kullë e rrumbullakët, e cila përkon me cepin e kullës tjetër, atë katërkëndëshe të cepit jugor, e cila u zbulua në vitin 2002. Ndërkohë që më në fund objektet që tashmë janë identifikuar si qendra historike dhe kulturore do të jenë nën proceset e restaurimeve. Për këtë qëllim pas një mbledhje, e cila zgjati disa orë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i mbledhur dje nën drejtimin e kryetarit të saj, Ministrit Ylli Pango diskutoi dhe mori vendime mbi një sërë projektesh restaurimi, të financuara nga buxheti i shtetit, dhe nga donatorë. Diskutimet në këtë mbledhje nisën rreth gjurmëve të reja të zbuluara gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës pranë Kalasë së Toptanasve. KKR vendosi të shpallë monument kulture rrënojat duke ja bashkangjitur këtë vendim atij të vitit 1973, kur kalaja e Tiranës u shpall monument kulture. Gjithashtu do t'i propozohet Këshillit të Ministrave shpallja e zonës si zonë arkeologjike. Por, mbledhja e KKR që nisi që në mëngjes shërbeu për të marrë edhe shumë vendime për restaurimet në qendrat e tjera historike dhe kulturore. Në këtë mbledhje u vendos miratimi i paketës së projekteve të restaurimit të objekteve monument kulture, në Qytetin e Gjirokastrës, duke filluar me fasadat e objekteve në Qafën e Pazarit, banesa e Kabilajve, Çabej, Kikino, Gurgaj, Çene dhe Angonatet. Fondi i shtetit shqiptar për këto objekte i është kaluar UNESCO-s, për restaurimin e këtyre objekteve. Po ashtu u vendos miratimi i paketës së projekteve të restaurimit të objekteve monument kulture, në qytetin e Beratit, plan i investimeve për vitin 2008, që kanë të bëjnë më restaurimin e fasadave mure, porta në lagjen Kala, Berat, banesat Petraq Musha, Dhimitër Ikonomi, Nasi Pushi. Në këtë mbledhje, gjithashtu u vendos miratimi i projekteve të restaurimit të objektit prefektura Shkodër, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sarandë, Kishës së Shën Mërisë Maligrad. Ndërkohë që projekti i integrimit të rrënojave të dala në sheshin e ndërtimit të firmës D&H Construksion, u mor vendimi duke vendosur që: destinacioni i nivelit, i cili dëshmon objektet do të jetë Galeri Arti. Fatin më të keq në këtë mbledhje të KKR e pati projekti për rrënojat e kullës trekëndore në Durrës që nuk u miratua, i cili ishte i paraqitur nga firma e ndërtimit G&Xh.

Historia e Kalasë së Tiranës (Toptanasve)
Teknika e ndërtimit që na çojnë në mesjetë janë ato të mureve të sapo zbuluara të Kalasë së Tiranës. Sipas specialistëve në 1614-ën, Tirana mori statusin e Kazasë, pra si një qytet me bashki dhe gjykatë, jo pse deri atëhere nuk ishte qytet, por më parë ajo ishte nahije që varej nga Sanxhaku i Ohrit, ku ishte guvernator Sulejman Pash Balgjini, i cili i dha statusin e kazasë qytetit të tij të lindjes. Duke krijuar një kompleks kulturor pranë pazarit që ekzistonte, xhamia, hamami, medreseja, një kuzhinë për të varfrit. Por xhamia u prish nga fundi i Luftës së Dytë, por, sidoqoftë, ai pati kalanë, që ishte një qendër e Guvernatorit të Tiranës. Dhe i biri i tij, Ahmet Beu, ndërtoi brenda kalasë kullën e gjatë, e cila është edhe sot, e cila ka dalë në vitin 1960. Kalaja ruajti këtë pamje që ka edhe sot, duke u ndërtuar shtëpi brenda saj, të cilat sot janë monument kulture.