Lindja, Perëndimi dhe filozofia |
10/02/2010 Konferencë shkencore në kuadër të “Vitit Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave”, nismë e UNESKO-s për vitin 2010 Filozofia është një mënyrë për të reflektuar dhe një “mësim” për të përdorur argumente dhe debatet e temat që mund t’i shtrohen lentes filozofike janë të shumta. Në kuadër të “Vitit Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave”, nismë e UNESKO-s për vitin 2010, është organizuar një konferencë shkencore rreth filozofisë klasike perso-iraniane. Nismë kjo e fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”, Universitetit të Tiranës, universitetit “Fan Noli”, me mbështetjen edhe të Komisionit Kombëtar të UNESKO-s. Në konferencë kumtuan akademikë, studiues shqiptarë të filozofisë, si edhe përfaqësues nga komuniteti bektashian. Më hollësisht ngjallën interes tema, si: “Metafizika dhe teologjia islamike iraniane” nga prof. dr. Gjergj Sinani; “Kategori dhe koncepte në filozofinë islamike perse” nga dr. Gjergj Pendavinji; “Diskutime mbi të vërtetën në filozofinë islamike iraniane” nga studiuesja Mirela Sinani; “Ndikimi i mistikës lindore dhe asaj iraniane në krijimtarinë e Poradecit” nga dr. Eldon Gjikaj; “Lindja dhe Perëndimi në diskursin intelektual shqiptar” nga Enis Sulstarova; “Naim Frashëri midis iluminizmit dhe misticizmit sufit” nga akademik prof. dr. Jorgo Bulo; “Muhameti në gjykimin shkencor të Fan Nolit” nga prof. dr. Nasho Jorgaqi; “Filozofia islamike iraniane dhe ndërgjegjja filozofike e individit” nga Sharouz Falahatpisheh, etj. Gjatë konferencës u bë edhe promovimi i librit “Filozofia klasike perso-iranaine”. |
e mërkurë, 17 shkurt 2010
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment