Historia evropiane e Injac Zamputtit
Profili i rrallë i një intelektuali që profesion të zemrës kishte zgjedhur historinë. Injac Zamputti: Koha, njeriu, vepra, në 100-vjetorin e lindjes.
Drama njerëzore e profesionale të njeriut që u bë vetmi lëvrues i një historie thuajse të panjohur. Edhe falë tij, historia e Shqipërisë në shekujt e sundimit osman mbeti një histori evropiane dhe nuk u katandis në një kronikë provinciale otomane.
17 vjet më parë Injac Zamputti do të çonte në shtyp veprën dhe pengun e fundit të tij: "Fishta: koha, njeriu, vepra". Një titull që shpreh fuqishëm bindjen e autorit se ekzistenca njerëzore varet në mënyrë fatale nga ndërthurja e këtyre tre faktorëve.
Dhe ja sot, 100-vjetori i lindjes, bashkë me nderimin e përkujtimin e merituar, na jep rastin ne kolegëve, miqve e nxënësve të tij, të bëjmë një përpjekje të parë për t'ju qasur kësaj radhe kohës, veprës, njeriut Injac Zamputti.
Jeta dhe vepra e Injac Zamputtit ka patur ato përthyerje të forta, që ka patur jeta dhe vepra e plot e plot intelektualëve e dijetarëve të klasit e të sërës së tij: mes tyre është rasti të kujtoj të paharruarin Pashko Gjeçi, që na la para pak ditësh.
Personaliteteve të tilla u qëlloi të jetojnë e të veprojnë jashtë kohës së tyre, në kushte shtrëngese e trysnie intelektuale e morale. Megjithatë, askush nga ata që e kanë njohur, nuk do të thoshte se ka parë ndonjëherë tek Injac Zamputti njeriun e ligështuar, të dëshpëruar, të demoralizuar.
Ne kemi e do të kemi gjithnjë përpara syve fytyrën e qeshur, diellore të një njeriu që kishte aftësinë e veçantë të sublimohej, të ngrihej mbi vogëlsitë e kësaj bote dhe të kapej pas vlerave të mëdha, që për të ishin: puna, familja, atdheu. Do mund të shtoja: edhe feja. Por nuk di ta them nëse ka qenë dhe sa ka qenë besimtar Injac Zamputti. Besimi ka qënë çështje intime e atij vetë.
Di që tek ai dhe tek familja e tij, besimi nuk ka qenë një arsye për t'u ndarë e për t'u veçuar nga të tjerët, nga "të ndryshmit", por një urë për t'u lidhur e për t'u miqësuar me ta. Historia e tij dhe e familjes së tij, është prova e gjallë e një perceptimi liberal e përbashkues të fesë.
Injac Zamputti ofronte padyshim profilin e rrallë të një intelektuali gjithëpërfshirës: shkrimtar, përkthyes, tekstolog, botues, gjuhëtar, etnolog, paleograf e sigurisht historian. Megjithëse i ndarë mes kaq shumë pasionesh, si profesion të zemrës e të penës ai zgjodhi pikërisht historinë, e cila më shumë se çdo disiplinë tjetër lejon e kërkon një qasje sintetike ndaj dijes.
Dhe zgjodhi të hulumtojë historinë e Shqipërisë së shekujve XVI-XVIII, një terren thuajse i pashkelur, që në kohën e tij konsiderohej si "një mesjetë më e errët se vetë mesjeta".
Në fakt, deri në vitet 60-të të shekullit XX, ende nuk kishin filluar të dilnin në dritë burimet osmane për historinë e Shqipërisë dhe Injac Zamputti ishte i vetmi lëvrues i një historie thuajse të panjohur.
Si askush tjetër përpara tij, ai theu stereotipin e "500 vjetëve errësirë" apo të "500 vjetëve të humbur" të historisë sonë, që e dëgjojmë shpesh sot e kësaj dite. Mbi bazën e një dokumentacioni të gjërë, të vlerësimit e interpretimit të tij, Injac Zamputti provoi se pushtimi osman i shek. XV nuk shënon për Shqipërinë "fundin e historisë".
E më tej, "ikja e madhe" që pasoi vdekjen e Skënderbeut në 1468 e rënien e Shkodrës në 1479, nuk la pas një vend të zbrazur: nëse të shumtë qenë ata që lanë atdheun për t'i shpëtuar zgjedhës osmane, akoma më të shumtë qenë ata që qëndruan, që jetuan e luftuan, duke i dhënë vazhdimësi procesit historik në këtë vend.
Kështu, pra, na mëson Zamputti, periudha e pas shek. XV nuk është një "gollë" në këtë proces historik, është thjesht një etapë, vërtet e trazuar e plot me rreziqe, shpesh edhe të natyrës ekzistenciale, por gjithsesi një etapë që prodhoi edhe ajo historinë e saj.
Përtej imazhit të një shoqërie të traumatizuar, të ndarë e të coptuar në "turq", "latinë" e "grekë", siç kishte dashur ta tregonte atë një farë historiografie e interesuar e antishqiptare, përtej një ndarjeje me thikë që deri atëherë ishte bërë midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme, historiani Injac Zamputti ofroi një tablo krejt të ndryshme.
Ofroi imazhin e një shoqërie që refuzonte t'i bindej vullnetit të një shteti të huaj, atij osman, që kërkonte t'i ndante e t'i armiqësonte shqiptarët mes vedit, duke absolutizuar ndarjen fetare e pastaj duke i kategorizuar shqiptarët në bazë të fesë, gjë që për fat të keq sot, në shek.
XXI, po kërkon ta bëjë një qeveri shqiptare. I armatosur me një dokumentacion të pasur e të panjohur historik, Injac Zamputti tregoi se shqiptarët e shek. XVI-XVIII, muslimanë apo të krishterë, vazhduan të ishin e të ndjeheshin pjesë e të njëjtit komb, vazhduan të jenë bashkë në të njëjtin vend, në të njëjtin qytet, në të njëjtin fshat, madje të banojnë në të njëjtën shtëpi, madje-madje të prehen në të njëjtën varrezë; vazhduan të jenë të bashkuar në ndjenja si ndaj njëri-tjetrit, ashtu edhe ndaj të huajit.
Dhe kështu shohim se pikërisht nga kjo ndjenjë e fortë e përkatësisë shqiptare, buronte ajo harmoni fetare që bënte të mundur martesa të përziera, që i bashkonte të krishterët dhe muslimanët sa në festën e Shën Gjergjit, aq edhe në kremtimin e Bajramit apo në mortet e njëri-tjetrit.
Dhe jo vetëm në nivelet popullore, por edhe në nivelet më të larta na jepen prova të një bashkëjetese shëmbullore: në vitet 1600, pashai i Shkodrës ishte mik i afërt me Arqipeshkvin e Tivarit, dhe jo vetëm kaq, por ky i fundit llogariste mes miqve të tij më të ngushtë edhe vetë imamin e Shkodrës Hysen Agën.
Vetëm në këto kushte bashkëjetese vëllazërore mund të kuptohej edhe ajo ide e guximshme, që qarkullonte mes kryengritësve të krishterë, sipas së cilës shpëtimi i Shqipërisë nga zgjedha osmane do të mund të vinte nga ardhja e një Skënderbeu të ri, që kësaj radhe do të duhej të ishte, sipas tyre, një hero musliman. Për të krishterët, armiqtë nuk ishin "turqit" bashkëkombas, por "i turchi nazionali", pra turqit etnikë.
Madje ishin të tillë, pra armiq, edhe ata klerikë të huaj të dërguar nga Vatikani, të cilët nuk e njihnin vendin, nuk i njihnin njerëzit dhe që më së shumti kontribuonin "për të mbjellë përshtjellim mes të krishterëve e muslimanëve shqiptarë, pasi nuk dinin të silleshin me këta të fundit". Kështu, me botimet e tij të shumta, Injac Zamputti solli një rreshtim objektiv e real të faktorëve që vepronin në Shqipërinë e shek.
XVI-XVIII, nxori në pah kundërvënien mbi baza kombëtare midis shqiptarëve të çdo besimi, nga njëra anë, dhe të huajve, në radhë të parë pushtuesve osmanë, nga ana tjetër, në një kohë që deri atëherë kjo kundërvënie ishte ndërtuar sipas linjave fetare, duke i mëshuar një konflikti të paqenë mes shqiptarëve muslimanë dhe atyre të krishterë.
Sigurisht, pushtimi osman solli një forcaturë orientale në jetën, institucionet, kulturën e mentalitetin e popullit shqiptar, që në një farë mase kishin karakterizuar edhe plot 10 shekujt e sundimit të mëparshëm bizantin.
Por vepra e Injac Zamputtit u rrek të provonte se pushtimi osman nuk shënoi ngritjen e "perdes së hekurt" në këtë anë të Adriatikut, dhe këputjen e lidhjeve tradicionale të botës shqiptare me botën perëndimore.
Punimet e shumta, bashkë me materialet e bollshme burimore të qëmtuara e të botuara prej tij me entuziazmin e një fatosi e përkushtimin e një murgu, provuan më së miri se në të ashtuquajturit "shekuj të errësirës", shek. XVI-XVIII, shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre më të ndriçuar, qofshin të besimit katolik, ortodoks apo musliman, vazhdonin të ishin të orientuar nga Evropa, nga një Evropë e kuptuar jo thjesht si një alternativë, por e kuptuar dhe e ndjerë si një përkatësi, si një identitet.
Në penën e Injac Zamputtit, historia e Shqipërisë vazhdonte të zhvillohej në lidhje të ngushtë me Republikën e Venedikut e me atë të Raguzës, me mbretërinë e Napolit apo me atë të Spanjës, me mbretëritë e Francës, Gjermanisë, Hungarisë e sigurisht me Papatin. Është edhe falë tij, që historia e Shqipërisë në shekujt e sundimit osman mbeti një histori evropiane dhe nuk u katandis në një kronikë provinciale otomane.
Pra, Historia e Shqipërisë si një histori evropiane. Por kjo ishte shumë, kjo ishte një rendje përtej kohës. Pikërisht në këtë moment, në mesin e viteve '60, kur prodhimtaria shkencore e Injac Zamputtit kishte arritur kulmin, ndodhi edhe përplasja fatale midis faktorit njeri, në rastin tonë të mishëruar në figurën e një studjuesi të lirë e plot integritet, dhe faktorit kohë, të kuptuar si sistem politik e shkollë historiografike.
Duke evidentuar karakterin evropian të historisë së shqiptarëve, ai kishte rënë ndesh me orientimin ideologjik të kohës, që rrekej ta paraqeste Shqipërinë si një pjesë të sistemit Lindje.
Gjurmët e këtij orientimi dallohen qartë edhe sot në tekstin akademik të Historisë së Shqipërisë të vitit 1959, i cili me gjithë vlerat e padiskutueshme të tij, priret të minimizojë lidhjet dhe ndërvarësitë e historisë së shqiptarëve me perëndimin, ndërkohë që rreket të zbulojë e të hiperbolizojë përkimet e saj lindore.
Jo rastësisht, viti kur u poq kjo përplasje e Injac Zamputtit me historiografinë zyrtare ishte pikërisht viti 1966, viti i sulmit shtetëror ndaj fesë dhe institucioneve fetare. Dikush mendoi ta shfrytëzojë këtë moment për të goditur Zamputtin, duke tentuar ta damkosë veprimtarinë e tij shkencore si një produkt të qënies së tij fetare.
Atë kohë shumë gjëra u thanë e u shkruan kundër Zamputtit, që për më tepër u bë objekt fletërrufesh.
Me rrethanat e kësaj drame njerëzore e profesionale të Injac Zamputit njihemi nga një artikull i botuar prej tij në revistën "Studime Historike", nr. 2, 1967.
Ky artikull, që duhej të ishte një "mea culpa", por që nuk rezulton i tillë, është përgjigja që ai u jep gjithë atyre që kishin marrë shkas nga një punim i fundit i tij, "Elementë të vetëdijës shqiptare për liri, për gjuhën shqipe dhe për arsim në shek. XVI-XVII" për të linçuar jo aq artikullin në fjalë, sa gjithë veprën e tij shkencore.
Mbi bazën e klisheve ideologjike, Zamputti ishte akuzuar për nënvleftësim të faktorit vendas e mbivlerësim të faktorit të huaj, për fetishizim të rolit të elitave intelektuale, veçanërisht të klerit, dhe anashkalim të rolit të masave popullore e fshatare, etj.
Shkurt, autorit i kërkohej të "vinte gjërat në vend", pra të bënte një vlerësim e rreshtim të ri të faktorëve, ku nga njëra anë duhej të qëndronin të këqinjtë: Evropa, Vatikani, priftërinjtë shqiptarë e të huaj, të gjithë bashkë, në një llogore me pushtuesit osmanë dhe shfrytëzuesit feudalë shqiptarë. Në anën tjetër duhej të viheshin e të lartësoheshin ato, masat popullore, dhe eventualisht ndonjë hero sankylo, i dalë nga masat fshatare.
Në fakt, përgjigja e Zamputtit ndaj akuzuesve të tij fillon me një autokritikë, që është më shumë një autokritikë formale e taktike, siç është normale të bëjë çdo autor për veprën e tij, së cilës, pas një farë kohe, gjen diçka për t'i shtuar a për t'i hequr.
Por ai e kthen shpejt, që pas frazës së parë, këtë autokritikë hyrëse në një apologji të zjarrtë të qëndrimeve dhe të ideve të tij. Zamputti guxon dhe rriskon të mbrojë të gjithë ata që ishin bërë objekt i sulmeve të kritikuesve të tij, duke përfshirë edhe vetë klerin katolik shqiptar.
Duke i qëndruar besnik bindjeve të veta, ai përsërit konkluzionin e kahershëm të tij, sipas të cilit të gjithë ata klerikë shqiptarë që mbajtën lidhje me Vatikanin nuk ishin as agjentë dhe as përçues të interesave të tij.
Përkundrazi në shumë raste ata u konfliktuan me Vatikanin dhe me misionarët e huaj të dërguar prej tij në Shqipëri, dhe u konfliktuan për çështje principiale të interesit kombëtar: kështu ndodhi, kur misionarët e huaj kërkonin të mbillnin tek katolikët shqiptarë një fanatizëm anti-musliman, që nëse do të kishte ndodhur, do të kishte komprometuar rëndë bashkëjetesën fetare e akoma më keq, do të kishte hapur serinë e konflikteve të armatosura vëllavrasëse, si ato që përgjakën Evropën në shekujt XVI-XVII.
Zamputti u kujton me këtë rast kritizerëve e përbaltuesve të tij se kishte qenë ai vetë që kishte provuar se lidhjet me Vatikanin e me fuqitë e tjera evropiane u shfrytëzuan nga klerikët e kryengritësit shqiptarë të atyre shekujve për qëllime pragmatiste, për t'i siguruar një mbështetje të jashtme lëvizjes çlirimtare shqiptare.
Dhe ai këmbëngul hapur në vlerësimin e tij pozitiv ndaj atyre lidhjeve, për kontributin që ato patën në forcimin e lëvizjeve kryengritëse, dhe akoma më tej, në zhvillimin e kulturës dhe të arsimit shqip në trevat shqiptare.
Akuzës që i ishte bërë, se kishte evidentuar rolin e Vatikanit në arsimimin e klerit shqiptar dhe në botimet e para shqipe, Zamputti nuk i vidhet aspak, por në mënyrë sfiduese i përgjigjet se ishte pikërisht një Frang Bardhi, klerik që kreu studimet e larta në kolegjin Loretto në Itali, ai që ngriti zërin kundër spekulimeve të dalmatinit Tomko, që kishte tentuar të tjetërsonte heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.
Apo ishte kleriku tjetër i lartë, Pjetër Mazreku nga Prizreni, i shkolluar gjithashtu në Itali, i cili hodhi poshtë me argumente shkencore teorinë e ardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi, të lëshuar, as më shumë e as më pak, se nga Papa Piu II.
Sulmet e papërligjura i dhanë shkas Zamputtit të afirmonte e madje të shpaloste më me forcë e më me zhurmë atë çka ai kishte mbrojtur vazhdimisht: idenë se klerikë të lartë shqiptarë, si Bardhi, Mazreku e Bogdani mishëronin atë kohë vetë ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar dhe, kujton Zamputti, jo rastësisht luftërat e popullit shqiptar për liri, gjuhë dhe arsim kombëtar, morën martirë të shumtë nga radhët e klerikëve, më i madhi ndër të cilët ishte padyshim Pjetër Budi.
Sigurisht, të para nga distanca kohore, jo të gjitha kauzat që Injac Zamputti mbron në këtë apologji të vet të vitit 1967, janë njëlloj të qëndrueshme sot. E pohon ai vetë, që idetë e tij shprehin nivelin e njohurive të atij momenti.
Por rëndësi ka që ai i mbron idetë e veta me finesë, me argumente, me guxim dhe, më duhet të them, me pezmin e një njeriu që ndjehet i lënduar padrejtësisht në thellësi të shpirtit të vet.
Kur në vitin 1981, si punonjës i porsaemëruar në Institutin e Historisë, e lexova këtë përgjigje plot nerv e me ton të pazakontë të Injac Zamputtit, pyetja e parë që i bëra vetes ishte si mundi ai, pas një diatribe të tillë, të shpëtojë pa hyrë në kalvarin ky hynin zakonisht rebelët e regjimit. Me kohë i jam përgjegjur po vetë kësaj pyetje. Ndoshta në rastin e Zamputtit ka vlejtur shprehja e vjetër latine: fati ndihmon guximtarët.
Dhe ai ishte guximtar, ishte guximtar sepse ishte i ndershëm. Ndoshta e ndihmoi fakti që punonte në një mjedis të veçantë, në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, që gjithsesi mbetej para së gjithash një tempull i dijes dhe i njerëzve të ditur.
Gjithsesi, pas këtij "sqarimi" publik të vitit 1967, diçka ishte thyer dhe gjërat paskëtaj nuk mund të ishin si më parë.
Në fakt, nëse shihet me kujdes bibliografia e Injac Zamputtit, të bie menjëherë në sy fakti që punimet shkencore në përgjithësi, e ato me temë lëvizjet politike e kulturore në Shqipëri në shek. XVI-XVIII, në veçanti, të realizuara pas vitit 1967, janë tepër të rralla në raport me prodhueshmërinë e madhe të viteve '50-'60.
Punimet e tij mbi mbishkrimin e Arbërit (shek. XIII), mbi qytetet shqiptare, Balshajt e Dukagjinët në shek. XV, e ndonjë punim tjetër, padyshim punime plot vlera e rezultate origjinale, tregojnë një shmangie të qëllimshme nga tema e preferuar e shekujve XVI-XVIII, për të cilën tashmë autorit nuk i lejohej të thonte të vërtetat e veta.
Ngaqë nuk i lejohej t'i thonte ai të vërtetat e veta, pas vitit 1967 ai iu vu një pune kolosale për të mbledhur e për të botuar dokumentacionin historik perëndimor për shekujt XV-XVIII, që në mënyrë të kuptueshme mbështeste pikërisht ato të vërteta që Zamputtit nuk i lejohej t'i shprehte më në krijimtarinë e tij shkencore.
Kështu, pasi kishte marrë pjesë në botimin e katër botimeve dokumentare realizuar nga Instituti i atëhershëm i Shkencave, pasi kishte botuar në vitin 1963 dy vëllimet sot e gjithë ditën të pazëvendësueshme të Relacioneve për Shqipërinë e veriut e të mesme në shek.
XVII, dhe në vitin 1977 Regjistrin e Kadastrës së Shkodrës të vitit 1416, ai iu vu punës për botimin e serialit të Dokumenteve për Historinë e Shqipërisë për shekullin XV (realizuar bashkë me L. Malltezin), si dhe për shekujt XVI-XVII, botuar që të gjitha në vitet '80. Botimi i këtyre vëllimeve dokumentarë përbën një kontribut kolosal për historiografinë shqiptare dhe albanologjinë, në përgjithësi.
Nëse emri i Injac Zamputtit është sot ndër më të cituarit nga historianët shqiptarë dhe nga ata të huaj, kjo i detyrohet realizimit të këtyre vëllimeve dokumentare, jo më pak se ç'i detyrohet edhe vetë prodhimit shkencor të tij. E ka thënë një historian i shquar: pas çdo botimi dokumentar, fshihet një shpirt altruist.
Në fakt, me vëllimet dokumentare për shekujt XV-XVII, të realizuara me aq mund e në një moshë tashmë të thyer, Injac Zamputti u la brezave të ardhshëm të historianëve një pasuri të paçmuar, kurse vetes kënaqësinë që u bëri njerëzve dhe shkencës një shërbim të fundit të çmuar dhe që mundi të vazhdojë, kësaj radhe nëpërmjet gjuhës së dokumenteve, një debat të filluar keq në vitin 1967.

Pëllumb Xhufi
Gazeta Shekulli 14.02.2010
Nuk ka komente:
Posto një koment