Muzeu Historik, i shtohet një kopje e dixhitalizuar të Statutit të Shkodrës |
Pavijonit të Mesjetës i shtohet një dokument i rëndësishëm dhurimi i një kopje të dixhitalizuar të Statutit të Shkodrës nga studiuesja e italiane, Lucia Nadin, e cila është marrë që prej vitit 1995 me studimin e statuteve. Drejtori i Muzeut, Luan Malltezi tha se ky është projekti i pare për bashkëpunimin në të ardhmen me Muzeun Historik Kombëtar në drejtim të pasurimit të fondeve (shek. XIV). Studiuesja Nadin, gjatë konferencës, prezantoi punën e saj hulumtuese, kërkimore, shkencore për veprën në fjalë si dhe planet për të ardhmen në drejtim të pasurimit të fondeve të MHK. “Me ekzistencën e kësaj vepre jam njohur që në vitin 1995 në arkivat e Venecias. Libri përbëhet nga 279 kapituj që përcaktojnë me ligj, jetën qytetare të Shkodrës, në regëti, bujqësi, artizanat, ndërtim, në marrëdhëniet e pronësisë, si dhe në shumë aspekte të së drejtës civile dhe penale”, tha ajo. Ky është projekti i parë për bashkëpunimin në të ardhmen me MHK në drejtim të pasurimit të fondeve të muzeut me dokumente të rëndësishme në formë dixhitale. |
e martë, 11 tetor 2011
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment