e shtunë, 10 maj 2008

Arkeologët zbulojnë një varr 400 vjeçar pranë varrit të Skënderbeut

Varri me emrin Donika pranë vendit ku prehet Skënderbeu

Aleksandër NDOJA

Trupi i Skënderbeut mund të jetë prehur për shekuj me radhë pranë atij të gruas së tij, Donikës. E ky mund të jetë një prej zbulimeve më të rralla historike. Kjo për arsye se figura e Donikës, edhe pse një prej femrave më të rëndësishme shqiptare, ka mbetur më së shumti e mjegulluar dhe për shkak të mungesës së fakteve. Zbulimi është bërë ditën e djeshme kur disa arkeologë gjermanë kanë zbuluar një varr 400–vjeçar pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Varri mban emrin e Donikës dhe eshtrat, sipas arkeologëve gjermanë i përkasin një femre. Ishte pikërisht pllaka e varrit, e cila nuk gjendej më shumë se një metër nën tokë, ku shkruhej se aty dergjeshin eshtrat e një femre, ndërkohë që zbulimi i ri mund të hapë diskutime të mëdha mes historianëve.

Gërmimet
Grupi i arkeologëve gjermanë janë surprizuar dukshëm ditën e djeshme kur gjatë gërmimeve rreth varrit të Skënderbeut në Lezhë, kanë mundur që të gjejnë një varr. Me kujdes të madh, i nevojshëm në këto raste, ata kanë gërmuar në të gjithë hapësirën e tij dhe kanë nxjerrë prej andej eshtrat që më vonë kanë rezultuar se i përkasin një femre. Ngjarja e rrallë ka ndodhur pikërisht dje rreth orës 10 paradite. Menjëherë arkeologët gjermanë kanë filluar hulumtimin e të gjitha mbetjeve të varrit, i cili, pas ekzaminimeve, ka rezultuar se kishte një moshë rreth 400- vjeçare. Në pllakën e varrit, e cila gjendej rreth 1 metër nën tokë shkruhej se trupi i varrosur aty i përkiste një femre me emrin Donika. Gjithnjë sipas arkeologëve, varri ishte hapur në vitin 1606, çka vërteton se varri është hapur pikërisht përpara 400 vitesh.

Diskutimet
Gjetja e eshtrave të një femre me emrin Donika, sipas arkeologëve mendohet se do të hapë shumë diskutime mes historianëve. Kjo për arsye se përveç aludimeve të ndryshme, bashkëshortes së Skënderbeut nuk i dihej se ku ishte varri. Zbulimi, nëse pas ekspertizës rezulton të jetë ashtu siç dyshohet, bën të ditur se për gjithë këta shekuj kur varri i saj nuk dihej, ajo është prehur shumë pranë varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Arkeologët gjermanë, përmes kureshtjes së madhe të shumë qytetarëve, kanë mbledhur në qese plastike të gjitha pjesët e skeletit të gjetur dhe me shumë kujdes i kanë nisur ato drejt Tiranës, për të bërë analiza të specializuara. Në vendin e njohur tashmë si vendi ku është varrosur Skënderbeu, në qytetin e Lezhës, çdo verë ekipe të huaja arkeologësh kanë zbarkuar aty për të kryer gërmime, të cilat kanë rezultuar shpesh herë në zbulime mjaft të rëndësishme, siç ishte dhe ai i djeshmi. Një vit më parë në këtë vend janë kryer punime për të nxjerrë në dritë ambiente të ndryshme të ndërtuar nga njerëzit që i përkasin kohës së Skënderbeut.

Dokumentari

Një dokumentar prej 96 minutash pritet të dalë së shpejti nga studioja e “Illyria Entertainment” në Miçigan, SHBA. Dokumentari është në fazën finale dhe pritet që së shpejti të jetë gati për publikun. Gjithashtu producentët synojnë që dokumentari të prezantohet në festivale të ndryshme filmash. Ai do t’u shpërndahet kanaleve televizive, ndërkohë që “History Channel” ka treguar interes për ta transmetuar. Producentët e dokumentarit shpresojnë gjithashtu që ai të shpërndahet në mënyrë masive në SHBA dhe Evropë.

www.forumishqiptar.com

e enjte, 6 mars 2008


Homo Historicus
Enj, 06 Mars 2008
Gazeta Shekulli
Shkenca e historisë kujtoi në dhjetëvjetorin e vdekjes humbjen e pazëvendësueshme të Injac Zamputti. Kush ishte njeriu që nuk dinte të punonte "ndryshe", konform demagogjisë
"Vdekja fillon aty ku mbaron puna" dhe "Filloje punën në mëngjes me entusiazmin e një të riu dhe në mbrëmje mbaroje me mençurinë e një plaku". Dy parimet që pati në jetë Injac Zamputti, dhëndri i tij, profesor Musa Vyshka, i kujtoi dje kur dikush përmendi se të rinjtë i marrin për të rrjedhur të vjetrit kur thonë fjalë urtie.
Përkujtimoret janë të vështira për t'u mbajtur pa mërzi deri në fund, sidomos kur i ndjeri që i ka mbledhur nuk ka qenë modeli i shkencëtarit popullor, me emër të madh, siç nuk ishte Injac Zamputti (1910-1998).
Për kohën, dyzet vite, kur ai punoi në fushën e studimeve historike në Institutin e Shkencave dhe të Historisë më pas, Luan Malltezi (historian) tha se Zamputti ka kaluar një jetë të qetë, sadoqë "nuk ishte shumë i afërt me pushtetin". Por Zamputti e kishte deklaruar: Unë kështu di të punoj. Ishte i vetmi studiues që dokumentin historik mesjetar e sillte prej latinishtes apo italishtes mesjetare, "gjuhë që ishin armët e tij". "Është një rast që bën përjashtim", thotë Malltezi. "Të gjitha botimet e Injac Zmaputtit janë në shqip dhe në origjinalin italisht-latinisht. Një ndër punimet e tij të para është zbërthimi i alfabetit të dorëshkrimit të quajtur "Anonimi i Elbasanit", transkriptimi e komentimi i tij. Në vitet '60 nis përgatitjen e studiuesve të rinj për të bërë kërkime në arkivat eVenedikut, Vatikanit, Raguzės, sepse ai vetë (për shkak të origjinës italiane (!)) nuk mund të shkonte. Ai transkriptonte, përkthente dhe komentonte dokumentet në mikrofilma që sillnin nxënësit e tij. Mbi këtë lëndë Instituti i Historisë botoi një seri veprash: "Dokumente të shek.XV për Historinë e Shqipërisë (1479 –1499)" dhe seriali i librave "Dokumente për Historinë e Shqipërisë" deri në vitet 1675-1699. Janë rreth 4500 faqe dokumente. "Që në fillim Injac Zamputti na mësoi se historia bëhet me fakte dhe ky njeri krijoi fondin e artë të dokumentit. Në Institutin e Studimeve Shkencore në vitin 1962-63 ishte një ambient gjigantësh", kujton politikani- arkeolog Neritan Ceka, "me poliedrikë si Buda, të urtë si Ceka, olimpikë si Çabej, modestë dhe njerëzorë si Zamputti, një person që binte në sy për fisnikërinë e tij që tutje. Gjithmonë ka qenë në cep të rrezikut të persekutimit, por asnjëherë nuk u përfshiprej tij. Përmenda këtë listë shkencëtarësh mes të cilëve qëndron Injac Zamputti, sepse kanë shkruar një histori të Shqipërisë që nga prehistoria, një histori që qëndron denjësisht si një shkencë bashkëkohore".
Cepi i i rrezikut për të cilin foli Ceka ka lidhje me origjinën e albanologut.
U lind më 12 shkurt 1910 në Shkodër, aty ku kishte lindur babai i tij, Romolo, me origjinë italiane. Studioi në kolegjin Saverian të Jezuitëve bazë elitare edukimi nëpër të cilin kishin kaluar një pjesë e mirë e pendave të ndritura shqipe. Aty e mbajnë mësues të letërsisë shqipe, si koleg i ri i Ndre Mjedës. Mik dhe koleg i albanologut italian, klerikut Zef Valentinit të cilit shkenca jonë i mbetet borxhlie.
U martua me vajzën shkodrane Roza dhe krijoi familje të madhe. Studioi në Universitetin e Triestes për Shkencat Politike ku mbron temën "700-a Veneciane dhe Shqipëria". Është akoma në fazën e parë të veprës e cila deri në fund të Luftës së Dytë Botërore i përket krijimtarisë letrare. Bashkëkohës i Ernest Koliqit, Migjenit, Vinçenc Prenushit, shkroi publicistikë në "Hylli i dritës", "Leka" dhe në "Kumbonat e së dielës". Botoi vëllimet me novela "Zemra njerëzish", "Atje, nën hijen e Rozafës", melodramën "Damiani himariot" dhe dramën historike "Guri i themelit". Drejtori i ri Insitutit të Historisë, Beqir Meta, dje se në 100 -vjetorin e lindjes së Zamputtit, në vitin 2010 do të botohet vepra e tij e plotë. Me siguri fjala është për studimet historike, ndërsa vepra letrare e përmendur më lart si letërsi e traditës, duket më e vështirë që të ribotohet pas gjysmë shekulli.
Zamputtin dhe kontributin e tij në fushë të etimologjisë e preku gjuhëtari Seit Mancaku i cili veçoi disa përparësi të studiuesit: njohjen e literaturës kishtare dhe të dokumentacionit të autorëve të vjetër të shqipes Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani. Ai i njeh meritën e mbrojtjes së një teze re për vendin që i duhej dhënë "Mesharit" të Gjon Buzukut. Këndvështrimi i Zamputtit sipas të cilit vepra e Buzukut bënte pjesë në luftën ideologjike të kohës së tij, prandaj Vatikani do ta hiqte nga indeksi i librave, është ky: "Puna e Buzukut dhe e pasuesve të tij fetarë nuk i përket veprimtarisë tipike humanistike, kur shkruajnë shqip. Nga kjo anë, puna e tyre, edhe pse bën pjesë në qëndresën e përgjithshme antiosmane të popullit shqiptar, nuk frymëzohet nga idetë e mëdha që pushtuan kulturën europiane dhe iu kundërvunë Mesjetës. Nuk duhet kërkuar pra çfarë nuk gjendet te Buzuku e Budi." Mancaku thekson se ky studiues "shkrimtarët e letërsisë së vjetër nuk i shihte vetëm si qëndrestarë kundër islamizimit të vendit në shekujt XVI-XVII, por edhe në raportet me Romën dhe klerin katolik nuk i shihte aq rozë sepse qëllimi ishte që të mbronin identitetin kombëtar shqiptar".
Kur të gjithë folën për Zamputtin e madh dhe modest, etnologu i palodhur Mark Tirta tha vetëm dy fjalë: "Këtu duhet thënë e vërteta. Injac Zmaputti s'ka qenë i trajtuar sipasmeritave që ka pasur. Edhe titulli "profesor" iu dha në vitin 1995. Asnjëherë nuk ia njohën titullin doktor dhe diplomën e Triestes."
Në vitin 1993 Injac Zamputti riatdhesohet në Itali ku vdiq, më 28 shkurt 1998 në Tivoli.
Në vitet e fundit botoi tek "Hylli i Dritës" një ese për fillimet e letërsisë në gjuhën shqipe dhe dy veprat kritike "Ekskursion në veprën e Kadaresë" dhe "Fishta, koha, njeriu, vepra".
Ka vepra të pabotuara, një pjesë ndodhen në fondet e Institutit të Historisë, disa i mori me vete kur iku në Itali dhe një pjesë ruhen të mbyllura në shtëpinë e Rrugës së Elbasanit. Së shpejti kthehet në Tiranë i biri Jozefi për të parë se çfarë mund të dalë për botim për vitin 2010.

e shtunë, 23 shkurt 2008

Gurezeza, qyteti i panjohur i antikitetit


E Premte, 22 Shkurt 2008

Shume pak turiste vendas, aq me pak te huaj, e njohin qytetin antik te Gurezezes, deshmi e qyteterimit ilir, qe ndodhet ne komunen Cakran, 17 km larg Fierit. Arkeologet kane vleresuar se Gurezeza, emri antik i se ciles mendohet te jete Barbyl, eshte po aq e rendesishme per trashegimine kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik ne Pojan te Fierit apo Bylysi, ne zonen e Hekalit ne rrethin e Mallakastres. Por deri tani shume pak eshte bere per promovimin e saj. “Promovimi dhe zhvillimi i vlerave te Gurezezes, do te jete prioritet per vitin 2008”, u shpreh prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, ne nje takim dhe diskutuan per promovimin e vlerave te qytezes se Gurezezes. Specialistet mendojne se duhen germime dhe hulumtime te metejshme per te zbuluar emrin e sakte te qytetit antik, qe shtrihet ne kodrat e Gurezezes te komunes Cakran.

Zbulimet qe kane dale deri tani ne drite, tregojne se qyteterimi ne Gurezeze fillon qe nga periudha e Neolitit deri ne Mesjete. Muri rrethues eshte i gjate 2100 m dhe siperfaqja e pergjithshme brenda murit rrethues eshte 23 ha, pothuajse e barabarte me Bylysin. Gurezeza ka sherbyer si nje qender shume e rendesishme ekonomike, politike e shoqerore. Kete e deshmon gjetja aty e nje thesari prej 3500 cope monedhash bronzi dhe argjendi. Ne baze te ketyre gjetjeve mendohet se Gurezeza ka sherbyer si qendra e Mbretit ilir, Monun. Germimet ne Gurezeze datojne ne vitin 1916-’18, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspediten e pare. Me pas, ato do te vijonin ne vitin 1963, nga arkeologet shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nenshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe germues. Gjetjet e neolitit te mesem jane te shumta dhe perfaqesojne nje faze me vete te zhvillimit kulturor te kesaj periudhe ne vendin tone.
“Kazma” e Ramës zbulon Tiranën antike PDF Printoje E-mail
Gazeta SOT
Wednesday, 20 February 2008
Në morinë e viteve gjurmët e Tiranës së vjetër pak i kanë mbijetuar shekujve. Viti 2002 shënoi një moment të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit, zbulimi i një kulle katërkëndëshe në afërsi të mureve të kalasë ekzistuese, ose më mirë kalasë së Tiranës, e cila ishte zbuluar. Duhej të gërmohej për rikonstruksionin e rrugës pranë Kalasë së Toptanasve për të mbërritur te “zbulimi i ri” i Tiranës së vjetër. Përveç punëtoreve të firmës së ndërtimit, prej disa ditësh në këtë rrugë gjenden specialistë të monumenteve dhe arkitektë restauratorë.Muri rrethues i kalasë mund të pikaset lehtë prej atyre që iu bie udha pranë kalasë ekzistuese, por nuk është vetëm muri rrethues ai që ka dalë. Specialistët që po ndjekin gërmimet pohojnë se me murin rrethues të kalasë, në këtë anë doli edhe një kullë e rrumbullakët, e cila përkon me cepin e kullës tjetër, atë katërkëndëshe të cepit jugor, e cila u zbulua në vitin 2002. Ndërkohë që më në fund objektet që tashmë janë identifikuar si qendra historike dhe kulturore do të jenë nën proceset e restaurimeve. Për këtë qëllim pas një mbledhje, e cila zgjati disa orë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i mbledhur dje nën drejtimin e kryetarit të saj, Ministrit Ylli Pango diskutoi dhe mori vendime mbi një sërë projektesh restaurimi, të financuara nga buxheti i shtetit, dhe nga donatorë. Diskutimet në këtë mbledhje nisën rreth gjurmëve të reja të zbuluara gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës pranë Kalasë së Toptanasve. KKR vendosi të shpallë monument kulture rrënojat duke ja bashkangjitur këtë vendim atij të vitit 1973, kur kalaja e Tiranës u shpall monument kulture. Gjithashtu do t'i propozohet Këshillit të Ministrave shpallja e zonës si zonë arkeologjike. Por, mbledhja e KKR që nisi që në mëngjes shërbeu për të marrë edhe shumë vendime për restaurimet në qendrat e tjera historike dhe kulturore. Në këtë mbledhje u vendos miratimi i paketës së projekteve të restaurimit të objekteve monument kulture, në Qytetin e Gjirokastrës, duke filluar me fasadat e objekteve në Qafën e Pazarit, banesa e Kabilajve, Çabej, Kikino, Gurgaj, Çene dhe Angonatet. Fondi i shtetit shqiptar për këto objekte i është kaluar UNESCO-s, për restaurimin e këtyre objekteve. Po ashtu u vendos miratimi i paketës së projekteve të restaurimit të objekteve monument kulture, në qytetin e Beratit, plan i investimeve për vitin 2008, që kanë të bëjnë më restaurimin e fasadave mure, porta në lagjen Kala, Berat, banesat Petraq Musha, Dhimitër Ikonomi, Nasi Pushi. Në këtë mbledhje, gjithashtu u vendos miratimi i projekteve të restaurimit të objektit prefektura Shkodër, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sarandë, Kishës së Shën Mërisë Maligrad. Ndërkohë që projekti i integrimit të rrënojave të dala në sheshin e ndërtimit të firmës D&H Construksion, u mor vendimi duke vendosur që: destinacioni i nivelit, i cili dëshmon objektet do të jetë Galeri Arti. Fatin më të keq në këtë mbledhje të KKR e pati projekti për rrënojat e kullës trekëndore në Durrës që nuk u miratua, i cili ishte i paraqitur nga firma e ndërtimit G&Xh.

Historia e Kalasë së Tiranës (Toptanasve)
Teknika e ndërtimit që na çojnë në mesjetë janë ato të mureve të sapo zbuluara të Kalasë së Tiranës. Sipas specialistëve në 1614-ën, Tirana mori statusin e Kazasë, pra si një qytet me bashki dhe gjykatë, jo pse deri atëhere nuk ishte qytet, por më parë ajo ishte nahije që varej nga Sanxhaku i Ohrit, ku ishte guvernator Sulejman Pash Balgjini, i cili i dha statusin e kazasë qytetit të tij të lindjes. Duke krijuar një kompleks kulturor pranë pazarit që ekzistonte, xhamia, hamami, medreseja, një kuzhinë për të varfrit. Por xhamia u prish nga fundi i Luftës së Dytë, por, sidoqoftë, ai pati kalanë, që ishte një qendër e Guvernatorit të Tiranës. Dhe i biri i tij, Ahmet Beu, ndërtoi brenda kalasë kullën e gjatë, e cila është edhe sot, e cila ka dalë në vitin 1960. Kalaja ruajti këtë pamje që ka edhe sot, duke u ndërtuar shtëpi brenda saj, të cilat sot janë monument kulture.

e premte, 1 shkurt 2008

Pasuria arkeologjike nga antikiteti


Gazeta Koha Jone - E Merkure, 30 Janar 2008

Bregdeti shqiptar do te jete edhe kete vit arena e vezhgimeve arkeologjike me synim nxjerrjen ne drite te fakteve qe vertetojne qyteterimin mesdhetar ne shekuj. Ekspeditat dhe vezhgimet nenujore arkeologjike te viteve te fundit, te kryera ne bashkepunim me partneret e huaj, do te vazhdojne edhe gjate sezonit te ardhshem veror ne disa nga pikat me interes te bregdetit jugor dhe qendror. Dr. Adrian Anastasi, shef i sektorit te arkeologjise nenujore prane Institutit te Arkeologjise, thote ne nje interviste ekskluzive per Atsh-ne, se “ne bregdetin e Durresit vezhgimet do te vazhdojne per te katertin vit radhazi”. Tashme ne veriperendim te qytetit bregdetar, ne zonen e njohur me emrin Batllat dhe prane Kepit te Palit, jane identifikuar dy masive me qeramike qe mendohet se perbejne ngarkesen e dy anijeve qe i drejtoheshin apo largoheshin nga Durresi mbi 1900 vjet me pare.

Nje staf teknik prej tre specialistesh qe zhyten deri ne 40 metra, megjithese punesohen ne periudha te shkurtra perbejne berthamen e pare te arkeologjise nenujore ne vendin tone.

Hartat nenujore dhe trashegimia arkeologjike detare

Pasuria arkeologjike nenujore shqiptare ka nisur tashme te inventarizohet. Dr. Anastasi tregon se puna per kete qellim nisi nje vit me pare ne bashkepunim me dr. Jeffrey Royal te Fondacionit RPM Nautical nga SHBA. “Jemi duke punuar per pergatitjen e hartave tredimensionale nenujore, cka do te mundesoje inventarizimin e pasurive arkeologjike te bregdetit shqiptar”, vijon dr. Anastasi, ndersa nenvizon se tashme ka perfunduar skanimi i zones nga kufiri detar jugor deri ne gjirin e Kakomese. Ai vlereson njohjen e gjirit mes Sarandes dhe Korfuzit, si rrugekalimi kryesor per shkembimet ushtarake dhe tregtare ne antikitet dhe ne mesjete.

Dr. Anastasi ben te ditur se gjate kesaj vere, ekspedita synon fillimin e nje germimi arkeologjik nenujor ne nje thellesi mesatare, i pari i ketij lloji ne vendin tone. “Ne kete zone jugore jane identifikuar mjaft amfora te shekullit te IV-III para eres sone dhe pas largimit te perkohshem dhe konservimit te tyre ne shpresojme te identifikojme reliktin e anijes mbi te cilen ato kane qene ngarkuar. Ky do te ishte zbulimi i pare i ketij lloji ne vendin tone dhe ne boten shkencore, qe tashme eshte orientuar drejt arkeologjise nenujore. “Jehona e nje lajmi te tille ka rendesi mjaft te madhe”, shton ai.

“Liburna”, ekspozite me objektet nenujore

Nje nder projektet me te rendesishme te arkeologjise nenujore shqiptare eshte edhe ai i emertuar “Liburna”, ne bashkepunim me prof. Giuliano Volpen e Universietit te Foggias (Itali), projekt qe ka hyre ne vitin e dyte te tij. Per dy jave radhazi ne fund te gushtit te vitit 2007, 9 specialiste shqiptare dhe 13 te tjere nga Italia kryen gjithsej mbi 100 ore zhytje nenujore. Dr. Adrian Anastasi flet me entuziazem per rezultatet e ekspedites, duke nenvizuar se “kemi gjetur materiale qeramike, te cilat dokumentojne nje periudhe mbi 1.000 vjecare, qe nis nga shek IV para eres sone dhe vazhdon deri ne mesjete”. Sipas tij, pjeset prej plumbi te dy spirancave qe zbuluam vertetojne pranine e ndonje anijeje te lashte ne afersi te vend-kerkimeve tona.

Gjetjet vertetojne lidhjet e shumta tregtare te kesaj zone ne antikitet jo vetem me portet e aferta te Korfuzit, Puglias apo Korintit. Shkembimet tregtare arrijne deri ne ishujt e Egjeut, qe ishin nje fuqi ekonomike e rendesishme per kohen. “Gjate zhytjeve ne thellesite nga 33-45 metra kemi zbuluar edhe amfora afrikane, prodhime te qyteteve te Afrikes Veriore”, vijon dr. Anastasi. Ai ben te ditur se gjate ketij viti keto objekte do te ekspozohen per specialistet dhe publikun ne Durres, ndersa synimi i larget eshte krijimi i nje muzeu te arkeologjise nenujore ne kalane e Ali Pashait ne Porto Palermo (Vlore).

“Porto Palermo nuk te sugjestionon vetem me panoramen dhe me te kaluaren e larget. Keshtjella e Ali Pashe Tepelenes eshte nje destinacion mjaft mikprites dhe joshes per turistet e huaj dhe vendas”, vlereson ai, duke shtuar se porti ushtarak eshte nje deshmi e drejtperdrejte e Luftes se Ftohte te shekullit te kaluar.

Projekti “Liburna” synon kthimin e ketij objekti me vlera historike ne nje muze te objekteve te detarise ilire dhe shqiptare, por njekohesisht edhe shfrytezimin gjithevjetor te tij, si nje qender e formimit te studenteve dhe specialisteve zhytes nenujore. I rendesishem eshte edhe kualifikimi i guidave turistike nenujore, te cilat do te jene mjaft te vlefshme ne nje te ardhme te afert edhe ne pjese te tjera te bregdetit shqiptar, aq i pasur me objekte arkeologjike dhe pasuri te flores dhe faunes ujore. “Ndersa vete zona e Porto Palermos duhet te jete nje Park Kombetar i mbrojtur nga shteti”, sugjeron ai.

Gjate veres se vitit 2008 jane parashikuar edhe vezhgime nenujore ne zonen e Triportit, ne te cilen permes objekteve qeramike jane konfirmuar kontaktet e para me detarine mikenase, ndersa ne zonen e Orikumit shpresohet te njihen te dhenat e para per perplasjen e madhe detare mes Cezarit dhe Pompeut, mbi 2 mije vjet me pare.

Nje tjeter bashkepunim italo-shqiptar 3 vjecar mundesoi vitin e kaluar identifikimin e anijes transportuese “Re Umberto” si dhe nje anije gjuajtese italiane, te cilat ishin mbytur ne gjirin detar te Vlores gjate dy luftrave te fundit boterore. Ekspedita ne gjirin e Vlores do te vazhdoje edhe kete vit, me mbeshtetjen e ekspedites lokale “Blu”.

Dr. Adrian Anastasi tregon edhe synimet per eksplorimin e terrakoave helenistike te zbuluara nga prof. Neritan Ceka. Zbulimet e fundit me sfond prehistorik te prof. Petrika Leres ne liqenin e Prespes jane deshmi e pasurise arkeologjike edhe ne liqene dhe prane shtreterve te lumenjeve.

Bregdeti shqiptar si dhe sistemi lumor i Bunes, Drinit dhe Vjoses, qe jane shfrytezuar gjeresisht ne antikitet dhe ne mesjete fshehin nje pjese te panjohur te historise se paraardhesve tane, ilireve, te cilet shpesh here jane quajtur edhe pirate te detrave. Sipas dr. Anastasit, terminologjia e historise antike detare nuk e pranon termin “pirat”. Zbulimi dhe studimi i relikteve te anijeve ne keto brigje do te sqaroje jo vetem pranine, por edhe forcen e vertete te flotes ushtarake dhe tregtare ilire, e cila ne antikitet duhet te konkurronte me Greqine dhe Romen, dy superfuqite detare te kohes.

e enjte, 31 janar 2008

Dokumentet e Lef Nosit


Gazeta Koha Jone - E Enjte, 31 Janar 2008

Anisa Ymeri

Pika kthese te forta ne historine e nje kombi! Momente kur erdhi koha qe shqiptaret intelektuale te merrnin ne dore freret, per te diktuar sadopak fatin e vendit prej nga vinin, percillet nepermjet dokumenteve qe deri me tani kane qene te varrosura ne arkiva a biblioteka. Lef Nosi qe nje prej atyre personaliteteve qe, ndonese i anatemuar pas Luftes se Dyte Boterore, eshte nenshkrues i Aktit te Pavaresise te 28 nentorit 1912. Studiues dhe nje nder ata njerez qe i sherbeu dhe vijon ende t'i sherbeje historise se Shqiperise. Fashikujt e botuar ne te gjalle te Nosit tani jane permbledhur ne nje liber te vetem, "Dokumente historike 1912-1918". Keshtu eshte pagezuar sot libri permbledhes i tyre, pasi atehere kur Lef Nosi i botonte ne formen e fletores apo fashikullit, cdo muaj, shkruante "Dokumente historike - per t'i sherbye historise tone kombetare".

Rendesia e tyre eshte padyshim e jashtezakonshme, jo vetem pse jane dokumente qe flasin per fillimet e shtetit te pavarur shqiptar, por edhe per detajet qe servir. Nen kujdesin e dy historianeve te zeshem te Shqiperise, drejtori i Institutit te Historise, prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. dr. Ferit Duka, keto dokumente e telegrame qe mberriten a u nisen nga Shqiperia, vijne ne nje botim te vetem. Dikur, dekada e dekada shkuar, vet grumbulluesi i ketyre dokumenteve te vyera i botoi ne nje fletore te permuajshme, pasi ishte i bindur se vetem keshtu do mund te mbijetonin. Dhe ashtu qe! Nese s'do kishte menduar gjate per to, Lef Nosi, asgje prej atyre qe permbajne keto telegrame te nisur anekend botes, s'do mund te flisnin per shqiptaret. Shume mund per t'i grumbulluar keto dokumente qe rrefejne me detaje pergatitjet per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, shpalljen e saj, detaje nga mbledhjet e para te Kuvendit te Vlores, cdo mbledhje e tij e specifikuar per te shkuar edhe me tej, ardhja e Vidit ne Shqiperi dhe kongreset e njepasnjeshme ne Tirane e Durres. Nuk jane perjashtuar as kujtimet, pasi jane ato qe mbajne edhe me gjalle atmosferen e krijuar ne ato kohe te turbullta per vendin, i cili po perpiqej t'i shpetonte mjerimit te madh.

Marenglen Verli, drejtori i Institutit te Historise, tregon vetem pak dite pasi keto dokumente po shohin driten e botimit, e nuk jane me te "ngujuara" ne muret e bibliotekave, a dosjet e pluhurosura te arkivave se, "jane materiale, dokumente te grumbulluara ne ato kohe, nje pjese e mire ne gjuhe te huaj, dhe qe u botuan ne ate kohe ne formen e fashikujve, botuar ne vitin 1924-1925. Ne mungese te shume dokumenteve ne gjuhe origjinale, ne nuk mund te benim ne gjuhen e sotme nje riperkthim te dokumenteve, ndaj edhe u lane ne gjuhen e kohes, ashtu sic i pati Lef Nosi". Per te vijuar me tej, ai tregon: "Meqe botimi i pare ne ate kohe dhe ne ate menyre, ne kopje te pakta, dhe emri i anatemuar i Lef Nosit pas Luftes se Dyte Boterore beri qe materiali te varrosej neper biblioteka dhe gati te zhdukej nga qarkullimi dhe shume prej tyre nuk u cituan dhe prej atyre studiuesve qe i perfshine ne veprat e tyre". E gjithe kjo pune, qe iu ka kushtuar jo pak historianeve, ka qellimin e madh, jo vetem shlyerjes se nje borxhi te madh qe i kane studiuesit Lef Nosit per punen e tij te madhe. Ky botim nuk eshte vetem nje homazh, por mbi te gjitha tregon vleren e madhe qe keto dokumente kane pasur dhe vijojne te kene ne historiografine shqiptare. Ato telegrame dhe pjeseza qe do shkeputen nga libri do te flasin vet per cdo gje, por eshte e udhes te permendet nje thenie e Nevila Nikes, drejtore e Arkivit te Shtetit, e cila u shpreh, pak kohe me pare, se, "kur i prek letrat dhe lexon fjalet qe shkruhen ne to, e ndjen sa shume e kane dashur atdheun keta njerez. Lef Nosi thote ne nje leter "Zot i amnushem, bej qe shpirti i Skenderbeut te na coje ne suksese".

Parathenia e botimit te pare e Lef Nosit

Rastet e mira dhe kujdesi qi kam pasun, u bane shkak me fute ne dore dal nga dale, nji numer te madh dokumentash, te cilet jane nje visar i pacmueshem i Rilindjes sone Kombetare.

Nga frika se po te mos botohen ne kohe edhe munt te humbasin, vendosa me i qite ne drite me ane te kesaj fletoreje te permuajshme. Kjo menyre mu duk ma e arsyeshme sepse besoj qe keshtu mund te dalin ne drite edhe dokumenta te tjere, qi gjenden ne duer zotnijsh te cilevet, edhe ne mos pacin qene te interesuam si un-e ka sjelle puna me i rane ne dore.

Pasi ma te shumtit e dokumentaret jane ne gjuhe turqishte e botimi i tyre ashtu si jane eshte pamundum nga mungimi i shkronjave, u-shtrengova me i perkthye ne shqip, tyke e lane botimin e origjinaleve per ma vone, ne nji liber te posacem.

Tyke i hyme kesaj pune, qi kerkon me i kushtue mund dhe kohe, kam shprese se miqt dhe zotninjt qi interesohen per te, do te me perkrahin moralisht e materialisht me sa u vjen per ndoresh, per me e sigurue te kryemit e saje.

Me botimin e kesaj fletoreje, nuk asht qellimi me kritikue as me levdue veprat e njanit a te tjetrit, por me qite ne drite ngjarje te cilat perfytyrojne faza te ndryshme te evolucionit politik te ketij vendi.

Me qene se shum ngjarje te kohes se shkueme kane ngele vetem ne mendje te popullit, dhe ne mos u-shkrofshin me kohe, mund te harrohen fare ose te ndryshohen per me i qite ne drite, do te botojme gjithni ne fund te fletores disa faqe te posacme me titullin "Kujtime".

Kush ishte Lef Nosi

I lindur ne qytetin e Elbasanit me 09.04.1877, Lef Nosi u arsimua fillimisht ne vendlindje e me pas ne Athine. Megjithese nuk i perfundoi studimet e larta per farmaci (kreu vetem 2 vjet), pas kthimit ne qytetin e tij, iu kushtua me zell te vecante punes per njohjen e gjere dhe te thelluar te historise dhe te kultures shqiptare. Formimi i shendoshe intelektual dhe atdheu i tij, qene shtysat e forta qe Nosi te fitonte rolin e merituar te nje protagonisti ne ngjarjet e stuhishme, qe pararenden ngritjen e flamurit kombetar ne Vlore. Me 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit "Vllaznia" ne Elbasan, dhe ne te njejtin vit themeloi shoqerine "Aferdita", ndersa nje vit me vone, botoi gazeten "Tomorri". Ai ishte nje nga figurat qendrore qe kontribuuan ne organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombetar te Elbasanit (tetor 1909) si edhe te celjes te se pares shkolle normale ne vend (1 dhjetor 1909). Ishte nenshkrues i Aktit te Pavaresise dhe anetar i kabinetit te Ismail Qemalit. Tetorin e vitit 1943, ishte anetar i Keshillit te Regjences, te krijuar nga pushtuesit naziste gjermane, ndaj edhe ju ngjit etiketa kolaboracionist. Gje qe u shfrytezua nga pushteti i pasluftes, nga regjimi komunist per ta ekzekutuar fill pas Luftes se Dyte Boterore.

Proklamimi i Independences shqiptare me 1912

Telegramet e meposhtme jane vetem disa nder ato dhjetera qe serviren ne kete botim dokumentesh qe mban firmen e Lef Nosit. Momenti i shpalljes se pavaresise, ato dite kur te gjithe mesyne ne Shqiperi nga cepat e zhvilluar te botes per te ngritur flamurin ne Vlore. Por edhe per ngjarjet e tjera qe pasuan, shpallja e pavaresise, detaje nga diskutimet ne mbledhjet e qeverise etj.

Telegrama

Wien, 27 Vjeshta e dyte 1328-1912

Me vaporin e pare po mberrij. E ardhmja e Shqipnies asht sigurue. Ju porosis qi tyke i u-mbeshtetun fatit t'atdheut te punoni se bashku e si vllezen, te merreni me rregullimin e punovet te pergjithshme, dhe te ruani qetesien. I jepni rrethevet lajmen e gezueshem. Ju falem te gjitheve atenisht. Ismail Qemali

Durres, 8 Vjeshta e trete

Edhem Beut e Bektash Cakranit ose Qazim Kokoshit, Vlone

Me urdhrit t'Ismail Qemalit, ju bahet me dite, se pas dy oresh duhet te ndodheni ne zyrat telegrafike. Luigj Gurakuqi

Tirane, 13 Vjeshta e Trete

Ora 3.40 e mesnates

Shefqet Beut e Haxhi Ali Efendiut

Dodhemi ne gjendje te mjerueshme. Ju aty cfare masash keni marre? Po degjojme se keni shpall Indipendencen. Valle mund te perfitohet prej ketij veprimi, po sqe i vertete; dhe a mund ta siguroje vendin, qi ka ngelun pa mbrojtje e anmikut, i cili edhe munt te vije?

Ju drejtohemi n'emen te te gjithe popullit te dishpruem qit e na e rrefeni punen gjan e gjate e te perfitojme edhe ne. Presim pergjigjen tuej ne Zyrat Telegrafike.

N'emen te popullit

Refik Bej Toptani

Myslim Age Beshiri

Elbasa, 14 Vjeshta e Trete

Ora 4 e dites

Shk. Tija Ismail Qemal Beut-Vlone

Me telegramat e marruna mbrame nga Tirane e Durresi, na u ba me dite se ato kane shpalle Indipendencen n'emen te Shqipnies dhe kane fillue nga sundimi. Nga lajmet telegrafike qe muerem ndashti nga Tirana, vertetohet se pasi u shkel Kruja prej nje fuqie ushtarake te Serbies, sot ne mengjes, nji komision 4-5 vetem, asht nis prej Durresit per Krua, me nji shkrese qi tregon se shqiptaret kane shpall indipendencen dhe kane fillue nga sundimi. Pasi puna ka marre ma teper randesi e delikatese, presim t'urdhenoni njashtu ne zyrat telegrafike per me na kallxue c'duhet te bajme.

N'emen te popullit t'Elbasanit

Aqif Pashe Bicaku

Shefqet Bej Verlaci

Hasan Bej Bicaku

Vlone, 15 Vjeshta e Trete

Kryesis se Bashkivet t'Elbasanit e Beratit

Shkelqesies se Tija Aziz Pashes dhe te pareve te tjere te Vendit

Sot u hap Kongresi dhe pasi u vendos shpallja e Indipendences, qi asht i vetmi mjet shpetimi per ne, u ngrit flamuri. Kryesia e Qeveries se Perkohshme qi do te formohet, mu ngarkue mue. Lutem, shpallni-e aty edhe ne per Nenprefekturat e Krahinat dhe perpiquni te siguroni mire qetesine e Vendit. Ismail Qemali

Vlone, 16 Vjeshta e Trete

Kryesies se Bashkies Lushnje

Pergjigjia e telegrames 16 Vjeshta e Trete- Telegramat qi vijne te pranohen nga Keshilla e Re Qeveritare. Ato qi nuk cenojne veprimet e Qeveries se Re Indipendente, pranohen edhe vihen ne veprim. Kur ka telegrama hetue e mendue, te pyteni e te kerkoni shpjegime prej kendei. Ismail Qemali

Berat, 19 Vjeshta e Trete

Kryesies se Qeverries se Perkohshme Vlone

Ndashti po sa erdhen afro nji mije e peseqind t'ikun. Ushqimet u mbaruan, Lutemi me na tregue sa me shpejt: si do te pernahen ne per vendet?

Azis Vrioni

Eien, 1 Shendre

Dervish Hima Brj Vlone

Pergezime te sinqerta per realizimin e deshirave tueja. Te faluna familjes.

Flosch

Palermo, 2 Shendrre

Ora 12.40 e nates

Ismail Qemal Beut

Presidentit te Qeveries se Perkohshme te Shqipnies

Vlone

Perfaqesuesit shqiptare te kolonivet te Siciles, te mbledhun nbe kolegjet shqiptare te Palermos vertetojne te drejtat e shenjta te kombesis shqiptare dhe i dergojne te fala vllaznore Isamil QEmal Beut, tyke kerkue qi te valoje edhe mbi Shkodren flamuri i Skenderbegut.

Francois Muskaja

Boston, Eesternunion 4 Shendrre

Asemblese Kombetare Shqiptare Vlone

Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra dergon pergezimte te nxehta ne inaguracionin i cili do te mbahet ne vend. I lutet Asamblese Kombetare me mos me pranue kandidaturen e nji princi muhamedan. Mos e bani Shqipnien nji shtet Oriental si Khiva, Bukhara, Afganistani, Tunisia e te tjera. Kini per ideal nji Shqipni Europiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Ja se perse nje preferojme nje princ nga familje mbretnore Europiane i cili do te sjelle tradita aksidentale.

I nenshkruemi i lutet vecanerisht deputeteve muhamedane qi ta tregojne patroptismen e tyre tyke zgjedhe nji princ te krishtere. Me bame ndryshe, do t'ishte si me bame nji faj qi s'ndreqet ma.

Per komisionin

Faik Konica

e martë, 29 janar 2008

Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, investime per mirembajtjen e fondit te ikonave
Gazeta Koha Jone - e Shtune, 19 Janar 2008
Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar ne Korce, i ka rritur investimet per mirembajtjen e fondit te ikonave dhe objekteve te tjera, qe ruhen ne kete qender te rendesishme muzeale. Nje staf specialistesh, restauratoresh dhe punonjesish shkencore, fale edhe kushteve te pershtatshme te punes qe jane krijuar ne muze, ka arritur qe te mbaje ne nje gjendje te pademtuar fondin prej afro 6500 ikonash, nga te cilat rreth 200 jane te ekspozueshme. Lorenc Glozheni, drejtor i Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar, tha dje per Atsh se vitin e kaluar jane restauruar 25 ikona me vlera te vecanta, jane konservuar 15 objekte metalike, u trajtuan kunder biodegradimit 400 ikona, si dhe restaurimi i paneleve drusore te 3 ikonave. Ai shtoi se procesi i mirembajtjes se vlerave te muzeut, ka perfshire edhe dizinfektimin e te gjitha objekteve te tekstileve dhe te leshta, qe ruhen si pjese e fondit te ketij muzeu. Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, ne saje te investimeve vendase apo nga partnere te huaj, tashme zhvillon nje pune te mirefillte shkencore. Glozheni beri te ditur se per mbrojtjen dhe konservimin ne sektorin e restaurimit ikonografik kryen nje sere procesesh gjate gjithe vitit. Ai permendi nder keto procese klasifikimin dhe perzgjedhjen e ikonave per restaurim sipas shkalles se demtimit fizik te tyre, analizat e ndryshme, fotografite me rreze “X”, rrezet “Ultraviolet” etj. Nga sektori i laboratorit te restaurimit kimik te ketij muzeu, eshte arritur qe vitin e kaluar te trajtohen objektet prej tekstili dhe te konservohen ato prej guri. Po ashtu eshte arritur te kryhen analizat dhe diagnostikimet e ndryshme me metoda bashkekohore si me gaze inerte. Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, tashme ka percaktuar edhe prioritetet e punes se tij per kete vit ne drejtim te mbrojtjes dhe konservimit te objekteve. Drejtori i ketij muzeu, tha se eshte parashikuar perzgjedhja e 25 ikonave qe do te restaurohen sipas shkalles se demtimit te tyre fizik, kimik dhe biologjik. Po ne kete kuader, do te kryhet konservimi i 15 objekteve metalike dhe trajtimi kunder biodegradimit i 800 ikonave dhe restaurimi i 5 paneleve drusore te ikonave. Te gjitha keto nderhyrje per mbrojtjen dhe konservimin e vlerave te Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar, do te synojne qe brenda ketij viti, te organizohet nje ekspozite perfaqesuese e vlerave te ketij muzeu ne Vjene.
Gezim Ashimi