e martë, 29 janar 2008

Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, investime per mirembajtjen e fondit te ikonave
Gazeta Koha Jone - e Shtune, 19 Janar 2008
Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar ne Korce, i ka rritur investimet per mirembajtjen e fondit te ikonave dhe objekteve te tjera, qe ruhen ne kete qender te rendesishme muzeale. Nje staf specialistesh, restauratoresh dhe punonjesish shkencore, fale edhe kushteve te pershtatshme te punes qe jane krijuar ne muze, ka arritur qe te mbaje ne nje gjendje te pademtuar fondin prej afro 6500 ikonash, nga te cilat rreth 200 jane te ekspozueshme. Lorenc Glozheni, drejtor i Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar, tha dje per Atsh se vitin e kaluar jane restauruar 25 ikona me vlera te vecanta, jane konservuar 15 objekte metalike, u trajtuan kunder biodegradimit 400 ikona, si dhe restaurimi i paneleve drusore te 3 ikonave. Ai shtoi se procesi i mirembajtjes se vlerave te muzeut, ka perfshire edhe dizinfektimin e te gjitha objekteve te tekstileve dhe te leshta, qe ruhen si pjese e fondit te ketij muzeu. Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, ne saje te investimeve vendase apo nga partnere te huaj, tashme zhvillon nje pune te mirefillte shkencore. Glozheni beri te ditur se per mbrojtjen dhe konservimin ne sektorin e restaurimit ikonografik kryen nje sere procesesh gjate gjithe vitit. Ai permendi nder keto procese klasifikimin dhe perzgjedhjen e ikonave per restaurim sipas shkalles se demtimit fizik te tyre, analizat e ndryshme, fotografite me rreze “X”, rrezet “Ultraviolet” etj. Nga sektori i laboratorit te restaurimit kimik te ketij muzeu, eshte arritur qe vitin e kaluar te trajtohen objektet prej tekstili dhe te konservohen ato prej guri. Po ashtu eshte arritur te kryhen analizat dhe diagnostikimet e ndryshme me metoda bashkekohore si me gaze inerte. Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, tashme ka percaktuar edhe prioritetet e punes se tij per kete vit ne drejtim te mbrojtjes dhe konservimit te objekteve. Drejtori i ketij muzeu, tha se eshte parashikuar perzgjedhja e 25 ikonave qe do te restaurohen sipas shkalles se demtimit te tyre fizik, kimik dhe biologjik. Po ne kete kuader, do te kryhet konservimi i 15 objekteve metalike dhe trajtimi kunder biodegradimit i 800 ikonave dhe restaurimi i 5 paneleve drusore te ikonave. Te gjitha keto nderhyrje per mbrojtjen dhe konservimin e vlerave te Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar, do te synojne qe brenda ketij viti, te organizohet nje ekspozite perfaqesuese e vlerave te ketij muzeu ne Vjene.
Gezim Ashimi

Nuk ka komente: