Tre muze në Kalanë e Shkupit
Shoqata
e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM) mirëpret vendimin për
fillimin e ndërtimit të tre muzeve në Kalanë e Shkupit, pa simbole
fetare, ku fare qartë dihet se së paku dy nga këto tre muze i takojnë
drejtpërdrejtë trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore të
shqiptarëve. “Vlerësojmë se me këtë ka ngadhënjyer arsyeja e shëndoshë
dhe drejtësia, dhe më në fund edhe pseudoshkencëtarët maqedonas janë
bindur para fakteve të pamohueshme që në vazhdimësi i ka prezantuar
Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, lidhur me të kaluarën
historike të Shkupit iliro-shqiptar. Me këtë akt, edhe Pasko Kuzman
pranoi realitetin se në Kalanë e Shkupit ekzistojnë themelet e shtëpive
dardane-pajone, dhe me këtë u vërtetua lufta e drejtë e me fakte e
historianëve shqiptar dhe shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni. Fakti
që këto muze do të jenë pa simbole fetare, dëshmon gjunjëzimin e
Kuzmanit dhe të bashkëmendimtarëve të tij, për të ngritur kryqin e
kishës ortodokse sllave në Kalanë e Shkupit”, thekson SHHSHM.
Kjo shoqatë thekson se në veçanti përshëndet përpjekjet e kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti, që siç thuhet në vazhdimësi ka këmbëngulur që trashëgimia kulturore iliro-shqiptare e Kalasë së Shkupit, të ruhet nga tendencat dashakeqe të qarqeve të caktuara maqedonase, për falsifikimin e saj.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, në Kalanë e Shkupit do të ndërtohet Muzeu i periudhës parahistorike (në bazën e mbetjeve të shtëpisë dardano-pajone), Muzeu i periudhës mesjetare (në bazën e themeleve të kishës bizantine), dhe Muzeu i periudhës osmane (në bazën e themeleve të kullës osmane).

Bota sot, 07.08.2012
Nuk ka komente:
Posto një koment