e hënë, 30 gusht 2010

Osmanofobia si përpjekje për të minimizuar dëmet e komunizmit


Në një intervistë të historianit të shquar anglez, Noel Malcolm, të marrë para pak ditësh nga gazetarja Jeta Xharra për emisionin “Jeta” në Kosovë, Malcolm foli gjatë e gjerë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë. Mirëpo një ndër gjërat më interesante që përmendi ishte fakti që tiparet negative të manifestuara në Ballkan nuk e kanë origjinën tek e kaluara e afërt e komunizmit, si dhe te rrethanat konkrete shoqërore të tanishme si varfëria, institucionet e brishta e të tjera. Sipas tij, “në rastin e ballkanëve, unë do të thoja se 50 vitet e komunizmit janë shumë më të rëndësishme si pjesë e sfondit kulturor, sesa afërsisht 500 vitet e sundimit osman”.
Nuk ka vend ku kjo gjë të jetë më se e vërtetë për vendin tonë i cili e ka përjetuar totalitarizmin komunist në formën e vetë më të rreptë e të kulluar. Një inxhinieri e mirëfilltë sociale e përmasave të skajshme që ndërhyri pa kujdes edhe në pjesët më intime të jetës së individit. Më keq dhe intruziv se edhe vetë nazizmi, i cili kishte korporatizëm në ekonomi, por nuk të zhvishte nga prona private siç ndodhi me kolektivizimin dhe tufëzimin tonë. Nuk eliminoi fenë dhe nuk ndërhynte aq thellë në familje dhe jetën private siç bënte përpjekja komuniste për të krijuar njeriun e ri. Është e vështirë që t'i mvishet faji periudhës osmane të historisë shqiptare kur vetë kalimi nëpër një regjim si ky komunist e lë të kuptohet qartë që ka qenë pothuaj një tabula rasa për traditën shqiptare të deriatëhershme.
Pikësëpari ekzistojnë sot shumë disiplina shkencore që kanë shumë më tepër instrumente për të shpjeguar në mënyrë më të thellë dhe më kompetente realitetin e sotshëm sesa historia. Sociologjia, shkencat politike, ekonomia, psikologjia dhe jurisprudenca kanë shumë më tepër për të thënë sesa mendimi fatalist i kultivuar tek ne që çfarë do bëhet është shkruar në të kaluarën.
Fillimisht duhet thënë se determinizmi historik në vetvetë, pra kjo bindja se zhvillimet janë të parapërcaktuara dhe shkaktuara nga zhvillime apo situata historike të mëhershme, është një përqasje tipike rudimentare marksiste tek ne. Kjo përqasje është një reminishencë e drejtpërdrejtë e determinizmit historik marksist që vinte në formën e materializmit dialektik që e shikonte ecjen e historisë të kornizuar nëpër disa etapa, të karakterizuar kryekëput nga lufta e klasave dhe të mbërthyer nga disa ligje të pandryshueshme që e bënin të pashmangshme një rrjedhë të caktuar të historisë. Me pak fjalë, historia është e përcaktuar si një lëvizje rendesh primitiv, skllavopronar, feudal, kapitalist dhe prej Marksit në mënyrë të pashmangshme historia ishte e parapërcaktuar që do të shkohej në rendin sipëror socialist.
Determinizmi historik si përqasje është i dyshimtë në një realitet monoton dhe të pandryshueshëm të shteteve si Zvicra apo Suedia e jo më Shqipëria ku historia karakterizohet nga pavazhdueshmëria. Shqiptarët e shkretë pas ikjes së osmanëve kanë kaluar tre realitete tronditëse, historike që i bën të papërfillshme gjurmët e lëna nga sundimi osman. Shqiptarët jo vetëm që kanë kaluar gjatë shekullit 20 pushtimin fashist dhe regjimin komunist, por edhe një dhunë e kërcënim të vazhdueshëm të dhunës prej fqinjëve shovinistë, kolonizimit dhe pastrimit etnik. Faktikisht asnjë komb tjetër në Europë nuk ka pasur përjetimin e gjenocidit, shpërnguljes, tkurrjes edhe aparteidit që kanë pasur shqiptarët, duke pasur parasysh përmasat demografike dhe territoriale. Kur u shpall pavarësia jonë prej Perandorisë Osmane, shqiptarët jetonin në rreth 75 mijë kilometra katrorë dhe sot, pothuaj një shekull më pas shqipja flitet vetëm në rreth 45 mijë kilometra katrorë.
Traumat e këtyre përvojave e kanë tronditur rëndë shoqërinë shqiptare por komunizmi te shqiptarët e Shqipërisë ka qenë veçanërisht transformuese dhe gjurmëlënëse dhe ka pasojë të drejtpërdrejtë në atë që ndodh tek ne sot. Pra kjo analizë lë të kuptohet që gjithë kjo prani masive e historisë së fillim shekullit 20, si dhe diskutimi lidhur me ndikimin osman në vendin tonë sot është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Mjafton të shohim mungesën e ringjalljes fetare pas rënies së komunizmit për të kuptuar impaktin e politikës ateiste komuniste. Numri i besimtarëve aktivë sot është i papërfillshëm krahasuar me shtete të tjera lindore. Për këto arsye të duket çudi që në ligjërimin publik flitet kaq dendur për problemet që pretendohen se na lindin nga trashëgimia otomane dhe nuk bëhen analiza aq sa duhet për pasojat e regjimit komunist. Për të mos folur pastaj që periudha e pushtimit fashist në Shqipëri nuk përmendet fare dhe të krijohet përshtypja që ardhja e këtyre forcave perëndimore pushtuese si Italia dhe Gjermania trajtohet sikur të ketë qenë një “aksident pozitiv dhe qytetërues” për Shqipërinë.
Në fakt, shpjegimi i gjithë kësaj tendence s’ka aspak të bëjë me dobinë e përkujtimit dhe shqyrtimit të rolit të pesëqindvjeçarit otoman por me nevojën e shumë individëve që të sigurojnë harresën e diktaturës pesëdhjetëvjeçare. Shumë prej personaliteteve që dominojnë jetën publike në Shqipëri kanë pasur lidhje me atë regjim ose kanë qenë pjesë përbërëse e tij, janë lançuar dhe promovuar nga sistemi i dikurshëm, statusin që gëzojnë sot e kanë si inerci të privilegjeve që kanë gëzuar gjatë atij regjimi, kanë pasur lidhje familjare dhe personale me nomenklaturën, janë formuar dhe kalcifikuar intelektualisht nga ai regjim dhe për rrjedhojë ngelen nostalgjikë të tij. Me pak fjalë ne nuk kemi pasur një zëvendësim të mirëfilltë të elitës sonë, por thjesht një riqarkullim brenda të vjetërve, një inerci të elitës së vjetër që sot vjen e rifreskuar me trashëgimtarë të rinj.
Individëve të kësaj elite iu leverdis të flasë për otomanizmin e t'ia mveshin fajin sundimit turk për të minimizuar dhe relativizuar përgjegjësinë e komunizmit dhe për rrjedhojë edhe të tyren që shpesh kanë qenë pjesë e sistemit. Këtyre individëve iu konvenon kultivimi i një amnezie sociale, lidhur me tiparet mizore të regjimit komunist në Shqipëri dhe pasojat e shumta që ka lënë sot, sepse përndryshe do të trondisnin themelet e statusit të tyre social të sotshëm. Shumë prej tyre nuk kanë gojë të nxjerrin në shesh fajet e regjimit komunist, sepse kanë qenë pjesë përbërëse e tij. Nuk kanë as kurajën të distancohen nga ai regjim, duke e pranuar me ndershmëri përgjegjësinë e rëndë historike të kastës së atij regjimi, edhe nëse mund të kenë pasur lidhje biologjike, shpirtërore apo nepotike me ta.
Prandaj është bërë në modë sot te ne orientalizmi, si një taktikë për të eklipsuar dhe amnistuar rolin që ka luajtur e vazhdon të luajë pesëdhjetëvjeçari i regjimit komunist dhe si një orvatje për të mbrojtur vetë trashëgimtarët e elitës komuniste. Diskutimi mbi pasojat e osmanizmit ishin më se të arsyeshme për elitën shqiptare të viteve ‘20-‘30, pasi gjurmët ishin ende të freskëta dhe këto diskutime kishin realisht dobi për realitetin aktual. Mirëpo rikthimi në qendër të vëmendjes të të njëjtave tema të diskutimit në periudhën e sotshme, ndërkohë që ne ende nuk i kemi qëruar hesapet siç duhet me komunizmin dhe plagët e hapura të lëna pas prej tij, është padyshim një përpjekje dashakeqe për të revizionuar historinë dhe pasojat e totalitarizmit në Shqipëri. Mbajtja e vëmendjes te diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, dhe largimi i përqendrimit nga ajo që na ka ndodhur pak kohë më para apo vazhdon të na ndodhë, është një sabotim i memories sonë kolektive. Kjo përpjekje për të mohuar dhe retushuar historinë bashkëkohore, duke kanalizuar debatin ekskluzivisht tek trashëgimia otomane, duket që synon të pengojë shoqërinë tonë që të distancohet, pastrohet njëherë e mirë nga totalitarizmi komunist. Pra një instrument i trashëguar prej komunizmit, sikurse është determinizmi historik, është duke u përdorur për të fshehur e minimizuar rolin e trashëgimisë komuniste nëpërmjet një diversioni të bërë në debatin publik. Ky diversion ka për qëllim ekzagjerimin në sytë e opinionit publik të impaktit të sotshëm të asaj që na ka ndodhur mbi 100 vjet më parë dhe minimizimin e rolit të vuajtjeve të pësuara gjatë pesëdhjetë viteve të fundit.

Gazeta Shqip    29.08.2010              

e shtunë, 28 gusht 2010

Për eposin e kreshnikëve mblidhen njëqind studiues botërorë

  Për eposin e kreshnikëve mblidhen njëqind studiues botërorëPrishtinë, 26 gusht- Rreth njëqind studiues nga vende të ndryshme të botës do të shpalosin kumtesat e tyre në konferencën shkencore për eposin e kreshnikëve, e cila për herë të parë do të mbahet në Prishtinë. Konferenca dyditore, e cila është organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe  nga Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës, do të nisë më 28 të këtij muaji. Konferenca është organizuar në kuadër të projektit për futjen e eposit të kreshnikëve nën mbrojtjen e UNESCO-s, përderisa kumtesat do të përmblidhen për t’u botuar së bashku.
Organizatorët e konferencës shkencore për eposin e kreshnikëve, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, kanë shpalosur detaje lidhur me organizimin, duke shprehur pakënaqësi për përkrahje të paktë institucionale.
Udhëheqësi i Këshillit organizativ të konferencës, Zymer Neziri, duke dhënë detaje për këtë organizim, është shprehur i pakënaqur me mbështetjen e pamjaftueshme institucionale. “Me keqardhje mund t’ju them se ky është muaji i nëntë i vitit dhe nuk e kemi pasur përkrahjen e nevojshme si do të duhej, por përkundër kësaj konferencën e kemi nisur për ta mbajtur madje edhe në kushte të jashtëzakonshme”, ka thënë i pari i Këshillit organizativ. Sipas tij, edhe pse është kërkuar përkrahje nga Ministria e Arsimit, këtë të premte u ka ardhur kumti se kjo ministri do të mbulojë vetëm shpenzimet e fjetjes. “Megjithatë, ne do ta mbajmë konferencën edhe në kushte jo të mira”, ka shtuar Neziri.
Nga ana tjetër, Artan Behrami, këshilltari për media i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka thënë se MASHT-i do të mbajë përgjegjësi vetëm për shpenzimet e fjetjes për seminaristët e konferencës. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do t’i sigurojë mjetet për fjetjen e seminaristëve të konferencës shkencore për eposin e kreshnikeve, pas kërkesës së Institutit Albanologjik të Prishtinës,derisa për pjesën tjetër të shpenzimeve do të përkujdeset Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Behrami.
Ndryshe, Neziri gjatë konferencës ka folur edhe për përmbajtjen dhe rëndësinë e kësaj konference. “Është e para e kësi lloji që mbahet në Prishtinë, e dyta ndër shqiptarët, pas konferencës së mbajtur në Tiranë në vitin 1983. Kemi pasur fatin që të paraqiten kaq shumë studiues nga vende të ndryshme, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Austria, Italia, Polonia etj.”, ka thënë ai.
Neziri po ashtu ka theksuar edhe qëllimin e organizimit të kësaj konference shkencore. “Tash jemi në muajin e 17 të përpjekjeve që eposin e kreshnikëve ta fusim në mbrojtjen e UNESCO-s dhe kjo konferencë do të jetë ndihmesë”, ka thënë ai.
Sekretarja e Këshillit organizativ të konferencës, Arbnora Dushi, ka thënë se nisma e këtij organizimi ka qenë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, por ka hasur në përkrahje të parezervë nga Shqipëria, ka dhënë më shumë detaje rreth kumtesave që do të shpalosen në kuadër të konferencës. “Studiuesit e huaj më shumë merren me studime krahasimtare. Këtë e kemi vërejtur në temat që janë dorëzuar deri më tani”, ka thënë Dushi. Sipas saj Konferenca do ta ketë temën bosht, ‘Eposi i Kreshnikëve, monument i trashëgimisë kulturore shqiptare’ që do të pasqyrohet nga Zymer Neziri dhe Shaban Sinani.
Në kuadër të konferencës shkencore për eposin e kreshnikëve do të marrin pjesë studies si John Kolsti, Andrej Fajgejl, Nicola Scaldaferri, Antonio Belushi etj.
Ndryshe, me vendim të Qeverisë së Kosovës në janar të këtij viti është formuar komisioni qeveritar i Republikës së Kosovës për kompletimin e dosjes që eposi i kreshnikëve të futet nën mbrojtjen e UNESCO-s, në mënyrë që të vlerësohet dhe të radhitet ndër kryeveprat e trashëgimisë gojore të njerëzimit. Projekti, i iniciuar nga Zymer Neziri, është paraqitur si propozim i dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak të statusit politik të Kosovës dhe mungesës të së drejtës për konkurrim në UNESCO, meqë nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Koha Ditore          E enjte, më 26 gusht 2010        

e premte, 20 gusht 2010

Kush po rrenë përtokë e kush po gënjen përhava!?

 Agim Gashi

Para dy vitesh veteranët e luftës Nacionalçlirimtare të Kosovës, e mbajtën një tubim në Prtishtinë, ku mora pjesë edhe unë. Mbledhjen e hapi drejtori i Institutit të Historisë, , zotni Jusuf Bajraktari, pas tij foli profesor Minir Dushi, i cili e rriti numrin e pjesëmarrësve në Luftën Nacionaçlirimtare të Kosovës prej 53000 në 530.000!
Gjakova nuk është dashtë akoma me i hy procesit të rehabilitimit të kryekomunistit të Kosovës, shokut Fadil Hoxha, bile edhe një dekadë, derisa të ikin ata që e kanë njohur.
Fadil Hoxha vetë ka marrë pjesë në Konferencën e Bujanit më 31 ddhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944; dhe ai vetë e ka votuar rezolutën e saj për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë; por në Konferencën e Prizrenit, në gusht të vitit 1945, ai vetë e shkeli atë vendim të Bujanit, duke votue, vendimin tjetër, për aneksimin e Kosovës nga Serbia!
Konferenca e Bujanit nuk ishste gjë tjetër, pos kurth historik (Avnoj kosovar, Kali trona); dhe për t’i çmaskuar se kush është i vendosur e kush i luhatshëm për bashkim me Shqipërinë, të parët nuk e shfuqizuan rezolutën, si: Zkerija Rexha, Xhafer Vokshi, Bije Vokshi, e të tjerë, kurse të dytët, si: Fadil Hoxha, Rifar Berisha, e të tjerë-po!
Konferenca e Bujanit ishte një kurth edhe për nacionalistët në të dy anët e kufirit, të cilët ishin të armatosur, por dyshonin në LNÇ, tani edhe ata u mashtruan si të tjerët, sepse për relizimin e Konkluzioneve të Konferencës së Bujanit, garantonin dy armatat Shqiptare-Jugosllave dhe Aleatët Antifashistë, mashtrim i madh se jo pak.
Ku ishte Fadil Hoxha më 1945 kur u aneksua Kosova nga Serbia dhe nuk ju bashkangjit atyre që e ngritën zërin për bashkim me Shqipërinë e jo me Serbinë, si: Ramiz Cërnica, Ibrahim Grainca, Ramadan Agushi e shumë të tjerë!?!
I ranë telit armiqtë tanë, të cilët për t’i mashruar më lehtë shqiptarët me shumicë myslimane, këndej dhe andej kufirit, i zgjodhën dy prijësa të komunizmit dy bijtë e hoxhëve: Enver Hoxhën, i biri u mulla Halitit, dhe Fadil Hoxhën, të birin e mulla Halimit, kështu që këta dy komunistë, me sukses ja arritën të na imponojnë dy okupatorë njëkohësisht, sllavin dhe komunizmin, kështu që këta dy bij të hoxhëve, i shndërruan këti dy qytete, me tzraditë e kulturë të lashtë shqiptare, Gjirokastrën e Gjakovën, në filijala të Moskës!!
Shqipëria gjatë historisë së vet, asnjëherë nuk ka pasur humbje më të mëdha në njerëz, me vetëdije Kombëtare, se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, dhe nuk arriti ta parashihte rrezikun komunist, që për shqiptarët ka qenë më i dëmshëm sesa bomba atomike në Hiroshimë e në Nagasaki, më 9 gusht 1945!! Ato dy bombat e para në botë i dogjën rreth 200.000.- banorë, kurse komunizmi afro 400.000 shqiptarë!!!!
Rezolutat e Konferencës së Bujanit, Shaban Haxhia (Paci) me Qamil Brovinën, dke filluar prej Gjakove e trup e tërthorë Kosovës, i mashtruan jo më pak10.000 luftëtarë shqiptarë, me urdhësr të Fadil Hoxhës, kryengul e në humnerën drejt e në Srem, tamam si kopenë e ogiçëve te kasapi; ndërkaq, Shaban Palluzha nuk e dëgjoi Fadilin dhe u kthye në Drenicë, filloi rezistencën, ndërkohë që ushtarët e Shaban Haxhisë marrin vesh se po luftohet në Drenicë, rebelohen për t’u kthyer në Kosovë, por në pamundësi ta kalonin Danubin, , kapen nga ushtria sllave, 400 veta, i fusin nëpër burgje, dhe si ushtarë të Fadil Hoxhës, e thërrasin Fadilin për ta pyetur se çfarë të bëjnë me ta? Fadili i shokon me radhë, dhe ca nga ata i njofti, si: Shaban Kotorrin, axhutantin e Xhafer Devës, vetë të 12-tin i pushkatuan, e shumë të tjerë i shpërndanë nëpër burgje, numrin e të cilëve nuk e di kush.
Në “Ali Bunar” në Vojvodinë, ka qenë një përmendore e përbashkët me 360 shqiptarë, mes tyre edhe jë dajë imi, Asllan Gashi nga Kryshefci i Skëndrejat. Thoshin se nga tifoja e morrit i dërguan në spital, ku vdiqën, apo nga zori?
Fadil Hoxha nuk e mbajti fjalën e dhënë, që në mitingun e Skënderajt pati thënë se asnjë njeri më s’ka me u vra pa gjyq, por si më parë, Fadili na urdëriu të bashkohemi me brigadën e VII të Shaban Haxhisë në Podujevë; Shaban Palluzha i tha Fadilit që edhe ati vetë të dalë aty, por Fadili edhepse premtoi, nuk doli! Në vend të vetin e dërgoi Ismet Shaqirin, dhe ai u mundua të na bind që të shkonim në Srem, por kot.
Shaban Palluzha ju drejtua Ismet Shaqirit, , Shaban Haxhisë, Ramadan Banushit- Sedllarit, me këto fjalë:
-Nuk ju besoj më komnistëve se Fadili më ka trahdtuar tri herë: sëpari më ka trashtua që më 6 janar 1945, që me brigadë të shkoja në Mitrovicë, dal edhe në aty, i vendosim ushtarët në kazermë, unë me luftëtarët dola nga aty, ai jo. E kishte dërguar Rasim Çerkezin me nja 10 oficerë serbë për t’i shpërnda luftëtarët nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por nuk pranova. Pse Fadili nuk e ngriti zërin kundër masakrimit të Qamil Hoxhës e Asim Luzhës, të cilëët e dhanë jetën në mbrojtje të njerëzve të pafajshëm në Drenicë.
Pse Fadili nuk e ndriti zërin kundër masakrimit të më se 4000.- shqiptarëve në Tivar “varrin më të madh në Balklkan”, të cilin e përgatitën dy shtetet, Jugosllavia dhe Shqipëria!? Tani edhe një pyetje shtesë për rehabilituesit: pse nuk qëlloi në plojën e Tivarit asnjë nga Gjakova?
Fadil Hoxha ka qenë një figurë dualiste, kur, gjatë luftës e strehonin shqiptarët enkas pas emrit Fadil, kur e strehonin serbët pas emrit mark; nga këtu rrjedh parulla më e mirë çeta e Markut se e Fadilit.
Edhe një pyetje: A më shumë ka vra Fadili gjatë 4 vjetëve të LNÇ-së fashistë e çetnikë, a shqiptarë vetëm më 1945?
Gjakova pra, listën e rehabilituesve, duhet ta zgjerojë edhe me shokët e Fadilit: Memet Hoxhën, Sinan Hasanin, Kolë Shirokën, Xhevdet Hamzën, Nazmi kusarin, Mehmet maliqin, Aki Shukrijen e sumë të tjerë. E për shkollim të Fadilit, më mirë të mos flasim, vetëm le ta kujstojmë Kushtetutën e vitit 1974, siç thoshte ai “koshtetut”!
Përgënjeshtrohet këtu edhe zotni Ahmet Qiriqi:”Ishte ky betim për prijësin e madh dhe njeriun “më të dashur” të shumicës së shqiptarëve të Kosovës e më gjerë”- Jo të Kosovës, por vetëm të komunistëve.[1]




[1] Ahmet Qiriqi:”Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë, më 29.9.2008.
Lufta e Kryezinjve ishte luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare


Agim Gashi  26. mars 2009
 
Nga Hajriz Demaku[1]

Gjakova para disa vitesh ka filluar një fushatë për t’i rehabilituar ca nga personalitete të shquara të Luftës së Dytë Botërore nga Gjakova, si shokun Fadil Hoxha e Gani-beg Kryeziun me vëllezërit e tij.

Të fillojmë me Gani Begun e vëllezërit e tij. Profesori e studiuesi, Uran Butka e Profesor Pajazit Nushi, të cilët duke e shtjelluar lëvizjen e Kryezinjve, nuk ia nisën në fillim të veprimtarisë së tyre, ngase ishte jo bash e këndshme, sepse ata donin që të pakëndshmet t’i mbulonin, që të mos dihej se lufta e Kryeznjve ishte një luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare-Çlirimtare.
Kur Ahmet Zogu, me ndihmën e Pashiqit, i mundi kundërshtarët e tij në Tiranë: Bajram Currin, Fan Nolin, Hasan Prishtinën etj. Dhe u bë kryetar i Shqipërisë.
I magjepsur nga idetë e një djaloshi të ri, Pashiqi, tigri i politikës ballkanike, fërkonte mjekrën nga gëzmi i suksesit të Zogut që ishte edhe i tij, i imagjinuar, dhe sakaq përgatiti një delegacion të madh politikanësh, me në krye ministrin e tij të jashtëm, të clin e nisi fill për Tiranë.
Ahmet Zogu, i cili akoma nuk e kishte ndrohur mirë karrigen, me anë të gjenialitetit të tij, ngriti në këmbë gjithë intelektualët e Tiranës, me në krye idealistët e nacionalistët dhe demokratët e flaktë, arsimtarët, si: Xhafë Zelka, Ramazan Jarani, Sadik Koshi e shumë e shumë të tjerë.
Gjatë kohës që delegacioni i madh i Pashiqit priste të kurorëzonte me sukses premtimet e dikurshme të Ahmet Zogut, mijëra nxënës e arsimtarë kishin kaluar nëpër urën e kryeqytetit, dhe brohoritnin duke hedhur parulla kundër miqësisë dhe aleancës me mbretërinë serbo-kroate-sllovene.
Kur kjo demonstratë kishte arritur kulmin e saj, duke larguar perdën para ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, e duke ia tregua se ç’po bënin e po shoshin këto turma të zemëruara e të ndezura, ai i tha Ministrit të jashtëm serb se nuk ishte në gjendje t’u kundërvihej masave popullore dhe intelektuale.
Prandaj, me një kortezi të plotë, ai e përcolli delagacionin e madh duarthatë, për të mos thënë me gishta në gojë, duke mos përjashtuar mundësinë që të gjendej ndonjë rast më i volitshëm për një gjë të tillë.
Duke marrë parasysh se Zogu tashmë e kishte në Romë delegacionin e vet, për aleancë të tillë, kuptohej se ai rast i volitshëm që priste Pashiqi, lihej për në kalendrat greke...
Kur Pashiqi e pa se delegacioni i qe kthyer duarbosh, dhe, nga anatjetër, kur mendoi edhe për delegacionin shqiptar që tashmë ndodhej në Romë, nën kryesinë e Mufid bej Libohovës, plaku i shkretë, dhelpra e Ballkanit, nuk i gjeti tjetër derman vetes, vetëmse të zhdukej nga skena politike në mënyrë misterioze.
Ca thanë se atij i kishte plasur zemra nga marazi, që e kishte lënë veten të mashtrohej nga një djalosh, të cilit sapo i kishin mbirë mustaqet.
Dikush tjetër tha se Pashiqi e kishte pi helmin, duke thënë me habi i zhgënjyer: Si u bë që ma hodhi ai shqiptar aq i ri!?!
Pra, pasi Ahmet Zogu, ia bëri bërryl dyfish Serbisë, duke mos ia realizuar premtimet e dhëna, siç ishte Vermoshi, rruga për Durrës, pa doganë, shefin e xhandarmërisë ta emronte Serbia, si dhe Kishën e Shën-Naumit, duke ia dhënë vetëm këtë të fundit.
Pra Serbia, pas prishjes së marrëveshjes me Ahmet Zogun, menjëherë filloi të kërkojë njerëz me autoritet, të cilët mund të ndryshonin gjendjen politike në Shqipëri. Dhe pa u vonuar shumë, u lidhën me kunatin e Ahmet Zogut, Ceno Beg Kryeziun, i cili ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd, e më vonë në Çekosllovaki.
Studiuesit duhet të shkruajnë: pse një student nga Elbasani, Arqivial Beli, bëri atentat mbi Cena Beg kryeziun në Pragë, i cili, nga pushteti i atjeshëm u burgos, dhe kur doli në gjyq në Pragë, u pyet:
-Pse e vrave Cena Begun? Atentatori u përgjigj:
-Ishim një grup, shoqëri studentore, kur qitëm short dhe mua më ra kubi i zi (shorti), Cena Begut me i ra allti, pse i bëri Shqipërisë tradhti... dhe ende pa i kryer fjalët, atentatori u vra, nga Zajë Kosova, të cilin e kishte marrë me vete Gani Begu, si zanatli për armë.
Tani, studiuesit e çështjes së lëvizjes të Kryezinjve, zotni Butka e zotni Nushi, duhet të përgjigjen në pyetjen: Si u bë që pas këtij atentati mbi atentatorin, as Gani Begu dhe as Zajë Kosova nuk u arrestuan as në Pragë as rrugës deri në Gjakovë, madje as që dhanë llogari ndonjëherë!?!
Pa dyshim që, Kryezinjtë, edhepse nuk arritën që ta trazonin Shqipërinë sipas qejfit të Kralit, ai i mbrojti Kryezinjtë derisa ishte në fron, por komunizmi i masakroi.
Pra, sa i përket Lëvizjes së Kryezinjve, sipas stuediuesve zotit Uran Butka e zotit Pajazit Nushi, se knse ajo ka qenë lëvizje më e fuqishme Nacionaliste në Kosovë, kundër komunizmit, as kjo nuk pi ujë, ngase NDSH-ja i pati përfshi të gjitha trojet shqiptare të Kosovës, të Maqedonisë e të Sanxhakut, me mbi 30.000.- (edhe me shkronja: tridhjetëmijë) anëtarë, kuse Lufta e Kryezinjve kurrë s’ka pasur mbi 1000.- sish.
Për hir të së vërtetës, po e sjellim regjistrin e ushtarëve të fndit të Gani Begut, në këtë listë s’ka asnjë ushtar nga: Prishtina, Mirtovica, Peja, Istogu, Gjilani, Ferizaj, Podujeva, Rahoveci... përveç të Gjakovës dhe malësisë së saj.
Ja regjistri: Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu, Selim Malë Dula nga Paci, Brahim Musli Demlijaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraçini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni me të birin 16-vjeçar- Saliun, Ukë Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zerka, Mt Rexhë Saraçini, Colë Isuf Koka, Sadri Gjonpapaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Ahmet Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami.
Gani Begu, nuk ka bashkëpunuar as NDSH-në, as me Legalitetin (Abaz Kupin), as me Ballin Kombëtar (Mitat Frashërin), as me Partinë Komuniste andej-këndej, as me nazi-fashistët, por ka pasur bashkëpunim të fortë me Inteligjec Servisin Britanik; kurrë Shtabi i Begut nuk mbeti pa Atasheun Ushtarak Britanik, herë Piter Kampi, herë Xhulian Emeri, herë Eksimboksi e herë të gjithë përnjëherë!
Gani Begun e tradhtuan komunistët e Gjakovës, kur e kapën në befasi dhe i thanë: shkruaje për ushtarët tuaj një letër le të dorëzohen pa rezistencë, e po ju falim të gjithëve. Begu e shkroi letrën, dhe shih pabesinë, 26 luftëtarë i masakruaan, pa plumb, por me sëpata e çekiçë, dhe i hodhën në bunar të Hereqit, kurse Ganiun e gjykuan me 5 vjet burg, e dërguan në Mitrovicën e Sremit në vuajtje të dënimit, por pa e kryer dënimin, e helmuan.
Gjakova është qyteti më kontraverz politikanësh në Kososovë: aty çfarëdo gabimi që të bësh gjatë luftës, kur të vdesësh, nuk të lënë në kori, por të bëjnë “atdhetar”, sikur që është rasti i kryekomunistit të Kosovës, shokut Fadil Hoxha!
Për Fadil Hoxhën, para pak ditësh u mbajt një sesion shkencor, ku u përurua edhe një libër për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, ku folën: Pajazit Nushi, Vehap Shita, Minir Dushi, por për çudi foli edhe Rexhep Qosja, edhepse nuk është nga Gjakova, por e kishte të ideologjisë, si dhe ia pati nda bursin për shkollim.

http://agim.poeticforum.com/histori-f25/hajriz-demakulufta-e-kryezinjve-ishte-lufte-bejleresh-e-jo-lufte-kombetare-t1535.htm#3716

e martë, 20 korrik 2010

"Lost" Languages to Be Resurrected by Computers?

"Lost" Languages to Be Resurrected by Computers?

Tim Hornyak
Published July 19, 2010
A new computer program has quickly deciphered a written language last used in Biblical times—possibly opening the door to "resurrecting" ancient texts that are no longer understood, scientists announced last week.
Created by a team at the Massachusetts Institute of Technology, the program automatically translates written Ugaritic, which consists of dots and wedge-shaped stylus marks on clay tablets. The script was last used around 1200 B.C. in western Syria.
Written examples of this "lost language" were discovered by archaeologists excavating the port city of Ugarit in the late 1920s. It took until 1932 for language specialists to decode the writing. Since then, the script has helped shed light on ancient Israelite culture and Biblical texts.
Using no more computing power than that of a high-end laptop, the new program compared symbol and word frequencies and patterns in Ugaritic with those of a known language, in this case, the closely related Hebrew.
Through repeated analysis, the program linked letters and words to map nearly all Ugaritic symbols to their Hebrew equivalents in a matter of hours.
The program also correctly identified Ugaritic and Hebrew words with shared roots 60 percent of the time. Shared roots are when words in different languages spring from the same source, such as the French homme and Spanish hombre, which share the Latin root for "man."
Led by computer science professor Regina Barzilay, the team may be the first to show that a computer approach to dead scripts can be effective, despite claims that machines lack the necessary intuition.
"Traditionally, decipherment has been viewed as a sort of scholarly detective game, and computers weren't thought to be of much use," Barzilay said.
"Our aim is to bring to bear the full power of modern machine learning and statistics to this problem."
Not Always a "Rosetta Stone"
The next step should be to see whether the program can help crack the handful of ancient scripts that remain largely incomprehensible.
Etruscan, for example, is a script that was used in northern and central Italy around 700 B.C. but was displaced by Latin by about A.D. 100. Few written examples of Etruscan survive, and the language has no known relations, so it continues to baffle archaeologists.
"In the case [of Ugaritic], you're dealing with a small and simple writing system, and there are closely related languages," noted Richard Sproat, an Oregon Health and Science University computational linguist who was not involved in the new work.
"It's not always going to be the case that there are closely related languages that one can use" for Rosetta Stone-like comparisons.
But study leader Barzilay thinks the decoding program can overcome this hurdle by scanning multiple languages at once and taking contextual information into account—improvements that could uncover unexpected similarities or links to known languages.
A paper describing the new computer program was presented last week at the 48th annual meeting of the Association for Computational Linguistics in Uppsala, Sweden.

e martë, 30 mars 2010

Një sërë monumentesh në qytetin e Durrësit kanë nevojë urgjente për ndërhyrje restauruese. Mozaiku i vetëm mural i zbuluar në amfiteatrin antik është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij nga përmbytjet, ndërsa në kalanë e Peqinit është shembur një pjesë e murit si pasojë e rrëshqitjes së dheut

Valon Qyrfyqi

Në pritje të restaurimit, disa prej monumenteve të kulturës në Durrës rrezikohen dita-ditës. Nën zë flitet për fonde të ngrira nga Ministria e Financave, ndërsa specialistët kërkojnë të tjera fonde nga Ministria e Kulturës për të zbritur në terren. Çdo vonesë në ndërhyrje është kërcënim i vazhdueshëm për monumentet, dëshmi e së kaluarës. Ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës qëndron në pritje të akordimit të fondeve nga MTKRS-ja, lagështira ka vijuar të dëmtojë një nga pjesët e mozaikut të vetëm mural që është zbuluar në vendin tonë dhe kalaja e Peqinit ka pësuar shembje në pjesën veriore të saj, për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Organikat e reduktuara e kanë lënë pa një kujdestar kalanë e Peqinit, ndërsa mbikëqyrja e saj bëhet nga kontrollet e herëpashershme të personelit të ateliesë së monumenteve rajonale të Durrësit. Për këtë vit, nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës janë kërkuar 13 milionë lekë të reja për t’u investuar në restaurimin dhe konservimin e disa prej monumenteve që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë. Mes tyre janë restaurimi dhe konservimi në amfiteatër, përfshirë mozaikun mural, restaurimi i kalasë së Peqinit, ai i Bazilikës së Arapajt, restaurimi i mozaikut pranë Depos së Ujit, restaurimi i Depos së Kripës, bazilikës paleokristiane të Gjuricajt në Ishëm dhe vazhdimi i punimeve restauruese në kalanë e Durrësit. I pyetur nga “Shqip” për situatën dhe mundësinë e ndërhyrjes reale për mbrojtjen e këtyre vlerave historiko-kulturore, drejtori i emëruar pak kohë më parë i kësaj drejtorie, Ermion Arapi, shprehet se investimet do të bëhen të mundura me fondet që do të akordohen nga Ministria e Kulturës. Një grup inspektimi, në përbërje të të cilit janë emra të njohur të historisë shqiptare, si Edmond Shehi e Pëllumb Xhufi, po bëjnë evidentimin e gjendjes për të përcaktuar më pas edhe nevojat më emergjente për ndërhyrje.

Mozaiku i vetëm  mural në Shqipëri

Reshjet e shumta të shiut kanë dëmtuar ndër vite një pjesë të madhe të mozaikut mural që u zbulua në kapelën e amfiteatrit antik në fund të viteve ’60. Pjesa ballore e mozaikut mural të kapelës është dëmtuar plotësisht. Dy dekada më parë pamja e saj ishte më e qartë dhe në të mund të dalloje pjesë të figurave shenjtore. Tashmë në të ka zënë vend ngjyra e mykut, ndërsa qytetarët besimtarë kanë nisur ta kthejnë kapelën në një vend lutjesh. Ndezin qirinj dhe i luten Shën Sofisë për begati e mirëqenie në jetët e tyre. Kapela e vogël bizantine e një prej monumenteve më të lashta të antikitetit në vend, amfiteatrit, ka nisur të rimarrë funksionet e saj kishtare. Nga kamarja e kapelës depërton dielli i marsit, rrezet e të cilit nuk mund të depërtojnë deri në faqen ballore të kapelës ku ndodhet mozaiku që dergjet nën pushtetin e ujit që rrjedh mbi të dhe të gjelbrës së mykut. Tri faqet e mozaikut mural u zbuluan gjatë ekspeditave për nxjerrjen në dritë të amfiteatrit. Sipas studiuesve, mozaikët janë vendosur mbi një shtresë afreskesh dhe prania e tyre në amfiteatrin, që është një ndërtim pagan, tregon se objekti është përdorur gjatë Mesjetës së hershme për qëllime kristiane. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, vjetërsia e këtij mozaiku mural, nga i cili është ruajtur vetëm faqja perëndimore, për një pjesë të studiuesve nuk shkon përtej shekullit VIII. Kapela i kushtohet Shën Stefanit, emri i të cilit është fiksuar në një nga pjesët e mozaikut. Mozaikët e saj janë punuar me gurë kubikë polikrom dhe figurat modeste kanë thuajse përmasa njerëzore. Figurat e Shën Marisë, Shën Sofisë dhe Shën Irenës shfaqen në këto mozaikë që së bashku me afresket e zbuluara poshtë tyre dhe në pjesë të tjera, konsiderohen si dëshmi nga më të hershmet të artit dhe kulturës kristiane në vendin tonë. Nevoja për restaurimin dhe konservimin e këtij mozaiku, i vetëm në llojin e tij, shfaqet si emergjente në kushtet në të cilat ndodhet dhe për atë që përfaqëson.

Kalaja e Peqinit

E lënë për shumë kohë në mëshirë të fatit, kalaja e Peqinit së fundmi është dëmtuar nga erozioni dhe pret ndërhyrjen për restaurim. Një vit më parë u ndërhy në një pjesë të mirë të këtij monumenti, por së fundmi në të ka shembje, për shkak të shirave. Shembja ka ndodhur në pjesën veriore të kalasë dhe për këtë është vënë në dijeni edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës. Bashkia e Peqinit, ndërkohë e ka vendosur kalanë ndër prioritetet e saj, për ta kthyer në një qendër tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët e këtij qyteti. Ndërtimi i një lulishteje dhe ndriçimi synon të gjallërojë vlerat e monumentit te publiku, duke e bërë më të vizitueshëm. Neglizhenca justifikohet me shkurtimet në stafin e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve disa vite më parë. Barërat e këqija, dera e prishur dhe gjithçka e lënë pas dore. Sipas studiuesve, themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës "Egnatia”, ndërsa më pas ajo është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit otoman. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir, Klaudianës, kanë pasur një lartësi prej afro 12 metrash. Kalaja është zgjeruar në shekullin XIV nga pushtuesit turq. Sipas historisë, turqit ia dhanë më pas kalanë spahiut të kazasë, i cili ndërtoi aty një saraj dykatësh, madje dhe një harem. Monumenti, që u përdor si objekt sigurie dhe mbrojtjeje në kohë luftërash, sot pret ndërhyrjen për të shmangur shembjet e tjera në të, si pasojë e erozionit.

Gazeta Shqip       29.03.2010
Restaurohet thesari i Artemisës

Përfundoi tërësisht procesi i restaurimi i 675 monedhave të zbuluara në sanktuarin e Artemisës në Durrës. Sanktuari i Artemisës, që ndodhej në kodrat e Dautes, u zbulua rastësisht në vitin 1970 nga arkeologu Ilia Toçi. Ai gjeti fillimisht një terrakotë të dalë mbi sipërfaqe. Po atë vit filloi ekspedita arkeologjike e drejtuar nga Vangjel Toçi, e cila zgjati disa vjet. Ka qenë një nga ekspeditat arkeologjike më të bujshme, që solli në dritë rreth 14000 objekte, kryesisht në terrakotë. Veç terrakotave atje u zbuluan edhe 675 copë monedha, si edhe disa objekte të tjera metalike. Sipas drejtuesit të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, pranë QSA, Frederik Stamati, gjatë restaurimit u konstatua se monedhat ishin prej bronzi dhe vetëm tre prej tyre suparate, pra të lara me argjend. Kryesisht janë prerje të Dyrrahut. Në faqe duket koka e Herakliut, simbol i qytetit antik, njëri nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm të panteonit të perëndive, që sipas legjendës morën pjesë në themelimin e qytetit. Nga ana tjetër dallohen atributet e Herakliut, që ishin topuzi, harku, shigjeta dhe trajsja e shigjetave. Janë gjetur edhe disa pak monedha me prejardhje tjetër, për shembull të Epirit, etj, që tregojnë për lidhjet tregtare. Por saktësisht kjo do të dalë nga studimi numizmatik.Sipas Stamatit, sanktuari përbëhej nga një ndërtesë si tempull, me sergjena apo mbajtëse të tjera për objekte, ku njerëzit linin ndonjë gjë në blatim të perëndeshës. Shumica ishin terrakota, të pjekura në temperaturë të ulët, pra jo të forta, sepse nuk ishin utilitare. Gjashtë vjet më parë filloi puna për studimin dhe botimin e materialeve të zbuluara në këtë sanktuar, në kuadrin e një projekti të përbashkët midis Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit "Sharl de Gol" në l'Ilë, të Francës. Deri tani është bërë shumë punë dhe studimi po i afrohet fundit. "Laboratori ynë punoi për restaurimin e monedhave për 5 vjet me radhë. Ishte e vështirë. Në përgjithësi puna e restaurimit të objekteve metalike të zbuluara në Durrës është shumë e vështirë, për arsye të afërsisë së detit dhe pranisë së madhe të kripës, e cila nxit korrozionin. Aq më tepër që monedhat kanë qenë disi të konsumuara. Një faktor tjetër negative për fatin e këtyre monedhave ka qenë periudha më se 30- vjeçare, në të cilën ato u lanë pa u restauruar dhe kur korrozioni vazhdonte punën e vet shkatërrimtare", - thotë Stamati. Sipas tij jo të gjitha monedhat u bënë të lexueshme, por përpara restaurimit mund të identifikohej vetëm 18% e tyre. Mbas restaurimit, identifikimi i tyre arriti në masën 70%.

26.02.2010          Gazeta Panorama

e mërkurë, 17 shkurt 2010

 Himara në regjistrat osmanë, shqiptare

 Gazeta Panorama    29.01.2010


Alma Mile

Për vite me radhë në historinë e Shqipërisë është propaganduar si një periudhë e errët. Por arkivat tregojnë se nuk ka qenë tërësisht kështu. "Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare", kështu titullohet libri i historianit Ferit Duka, botim i UET/Press, i cili u prezantua mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Përmes burimeve arkivore ai hedh dritë mbi periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane në Shqipëri. Në të trajtohen tema të një rëndësie të veçantë, siç është konvertimi fetar, zhvillimi i qyteteve të mëdha, urbanistika, pakicat etnike, Himara, apo Çamëria. Në një intervistë Duka tregon mbi këtë libër studimor dhe përfundimet që dalin prej tij. Prof. Duka, sapo keni botuar librin "Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare", çfarë i sillni lexuesit përmes tij?
Libri është përmbledhje e studimeve të kryera gjatë viteve në një fushë të vështirë, siç është periudha osmane. Ky libër pasqyron tema të tilla, që paraqesin vështirësi, por dhe sfida, si në rastin e Himarës, e cila është parë në këndvështrimin demografik, social. Kam studiuar disa nga qytetet kryesore, si Vlora, apo Gjirokastra, të shoqëruara me dokumente origjinale që flasin për to, siç është defteri osman. Fokusi i studimeve të mia kanë qenë edhe pakicat jo shqiptare, që kanë banuar në territorin tonë e janë bërë pjesë e historisë shqiptare. Përveç Dropullit, i cili në fillim banohej nga popullsi shqiptare e vllahe, e më pas nga një popullsi e helenizuar greqishtfolëse, kam analizuar edhe grupe etnike të ardhura që larg, siç kanë qenë hebrenjtë. Një studim i veçantë, i takon Çamërisë në shek. XV-XVI, për të cilën kam shqyrtuar një dokumentacion të panjohur më parë. Jam i kënaqur t'i shpalos lexuesit brenda e jashtë vendit pasurinë e madhe, që paraqet periudha osmane, e cila ndihmon për kthjellimin e historisë shqiptare dhe në perceptimin e shumë çështjeve paraosmane. Na ndihmon që të kuptojmë dhe probleme që lidhen me identitetin e shqiptarëve, me zhvillimin e tij, strukturën fetare që pësoi ndryshime të thella, etj. .
Cilat janë burimet arkivore që keni shfrytëzuar?
Për një periudhë shumëvjeçare kam studiuar në arkivat e Stambollit e Ankarasë, që janë një pasuri e jashtëzakonshme, sidomos për trevat shqiptare. Kam zhvilluar disa ekspedita, nga ku kam mundur të nxjerr një numër të madh fotokopjesh, cd-sh dhe materiale që më kanë ndihmuar që këtë periudhë ta shoh në një prizëm më të gjerë. Gjithashtu kam shfrytëzuar edhe Arkivat e Shtetit Shqiptar, ku ruhen disa fonde të rëndësishme, që lidhen me zyrat gjyqësore të kohës osmane. Kemi një koleksion të fuqishëm të dokumenteve të Kadiut të Beratit. Janë mbi 230 dosje, për të cilat më janë dashur 5 vjet për t'i shfletuar, analizuar dhe për të nxjerrë gjithë dokumentet që më duheshin.
Kjo periudhë është konsideruar si e "errët", ishte vërtetë e tillë për Shqipërinë?
Periudha osmane lidhet me sundimin e gjatë të një perandorie të fuqishme. Pushtimi osman ndryshoi në mënyrë rrënjësore shumë tendenca zhvillimi në trojet shqiptare. Vendosja e sistemit politik, ekonomik, administrativ të pushtuesit të huaj ishin zhvillime të papritura që shënonin një kthesë të fuqishme në jetën e shqiptarëve. Por duhet të kemi kujdes dhe interpretimin e periudhës osmane nuk duhet ta bëjmë duke u nisur nga gjykime skematike, apo me një retorikë politike, propagandistike. Vendosja e sundimit osman kishte efektet e veta negative, por 500 vjet nuk janë thjesht një kohë e errët për shqiptarët. Është gjithashtu një periudhë zhvillimesh me rëndësi, si në aspektin ekonomik, social, kulturor, fetar. Shoqëria shqiptare dhe brenda orbitës osmane pati një dinamikë, ndonjëherë të paimagjinueshme. Qytete si Vlora, Gjirokastra, në shek. XVI, patën një progres të jashtëzakonshëm, që shprehet në rritjen e demografisë, të zejeve, të tregtisë.
Sipas studimit tuaj, cilët ishin faktorët që çuan në islamizimin e Shqipërisë?
Përqendrimi vetëm në një faktor në shpjegimin e dukurisë së konvertimit të fesë së shqiptarëve, nga krishterimi në islam, do të ishte i njëanshëm. Faktorët janë ekonomikë, politikë, socialë, kulturorë dhe fetarë. Po të ishte vetëm faktori dhunë, i cili nuk përjashtohet, procesi do të kishte mbaruar brenda një periudhe fare të shkurtër, por ky ishte një proces që zgjati 300 vjet. Kjo do të thotë që kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Së pari, ai politik. Fisnikëria shqiptare u gjend përpara dilemës: të humbiste gjithë privilegjet ose të zgjidhte rrugën e kompromisit, të bashkëpunimit me pushtetin, të përfshirjes në strukturat e reja administrative e ushtarake osmane. Dhe sigurisht, çmimi për këtë do të ishte kthimi në islam. Ky proces vazhdoi edhe në shtresat më të ulëta. Por unë mendoj se qëndresa e krishterimit ndaj procesit të islamizimit do të kishte qenë më i fuqishëm, nëse në prag të vendosjes së sundimit osman, pozita e kishës së krishterë do ishte e konsoliduar. Shqiptarët ishin të vetmit ndoshta në Ballkan që nuk kishin një kishë të tyren, unike, kombëtare. Ky është faktor përcaktues. Duke qenë se një pjesë ishte e lidhur me kishën greke të Kostandinopojës, një pjesë me kishën e Romës, të tjerë me Patriarkanën e Pejës, apo me Patriarkanën e Ohrit, krishterimi shqiptar ishte më i dobët në momentin kur u përball me fenë zyrtare të pushtuesve të fuqishëm osmanë.
Një tjetër temë e nxehtë është ajo e Himarës, si paraqitet ajo gjatë periudhës osmane, a ka tendenca pro greke?
Në dokumentet origjinale, Himara manifeston karakteristika të qarta shqiptare nga ana etnike. Kjo duket sidomos në emrat e mbiemrat e njerëzve të regjistruar në regjistrat osmane të taksave, ose të pronave. Pa përmendur faktin tjetër, që Himara ishte pjesë e të parës qendër administrative të krijuar nga osmanët në Ballkan, që ishte Sanxhaku Shqiptar. Shkruesit osmanë nuk bënin asnjë dallim mes kësaj popullsie, duke e quajtur si joshqiptare, greke, apo minorancë, por përkundrazi, Himara del si njësi administrative e varur nga Sanxhaku i Vlorës, e më tej në varësi të Sanxhakut të Delvinës, të krijuar në mesin e shek. XVI.
Një ndër temat që ju prekni është edhe prania hebreje në Shqipëri, ç'tregojnë dokumentet osmane?
Sipas një studimi të thelluar del se qëndrimi që është mbajtur nga populli ynë për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë viteve të pushtimit nazist, shpjegohet jo vetëm me faktorë të kohës, shoqërorë apo politikë, por edhe historikë. Prezenca e hebrenjve në Shqipëri shkon edhe shumë më herët se periudha osmane, ndonëse prezenca e tyre në këtë periudhë ka qenë më masive se kurdoherë tjetër. Shqipëria ishte një nga vendet pritëse më të mëdha në Ballkan të valëve të emigracionit hebre nga perëndimi, gjatë përndjekjeve antisemitike, që shpërthyen pas dekretit të famshëm të mbretit të Aragonës, Ferdinandit dhe Izabelës së Kastiljes. Dy monarkët firmosën dekretin e vitit 1492, me të cilin filloi stuhia anti hebre. Shqipëria u bë një qendër pritjeje për vetë pozitat gjeografike, si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, por edhe për shkak të traditave mikpritëse për të huajt, sidomos për ata që janë në nevojë. Vlora u bë një nga pikat më të mëdha të pritjes dhe vendosjes së tyre në shkallë ballkanike, e dyta pas Selanikut. Kjo vërtetohet përmes dokumentacionit të kohës, ku tregohet jo vetëm vendosja e tyre si komunitet. Shumë shpejt ata u shquan si eksponentë të tregtisë, të zejtarisë dhe si përfaqësues të tregtarëve të Vlorës në këshillin e Ankonës, apo aktiviteteve të tjera të kohës.
Përse pushtimi osman u tërhoq nga Shqipëria, më vonë se në vendet e tjera të rajonit?
Shqipëria ishte një nga vendet ku osmanët u larguan më vonë, për disa faktorë specifikë. Pjesa më e madhe e popullsisë kaloi në islam dhe u bë pjesë e strukturave osmane. Kanë dalë vezirë të mëdhenj, komandantë, vali, sanxhakbej, kadi, etj. Kjo krijonte një lidhje që duhej më shumë kohë për ta çmontuar, për shkak të interesave politike, materiale, pse jo dhe shpirtërore, kulturore, apo psikologjike. Këto e ngadalësuan procesin e mëvetësimit politik të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Por ky është vetëm një nga faktorët. Ne kemi dhe faktin tjetër që na vjen keq kur e përmendim. Realiteti fetar i shqiptarëve, ndikonte edhe në preferencat e Fuqive të Mëdha për të përkrahur dhe inkurajuar tendencat shkëputëse dhe të mëvetësimit kombëtar.
Lindja, Perëndimi dhe filozofia
10/02/2010  Konferencë shkencore në kuadër të “Vitit Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave”, nismë e UNESKO-s për vitin 2010

Filozofia është një mënyrë për të reflektuar dhe një “mësim” për të përdorur argumente dhe debatet e temat që mund t’i shtrohen lentes filozofike janë të shumta. Në kuadër të “Vitit Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave”, nismë e UNESKO-s për vitin 2010, është organizuar një konferencë shkencore rreth filozofisë klasike perso-iraniane. Nismë kjo e fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”, Universitetit të Tiranës, universitetit “Fan Noli”, me mbështetjen edhe të Komisionit Kombëtar të UNESKO-s.

Në konferencë kumtuan akademikë, studiues shqiptarë të filozofisë, si edhe përfaqësues nga komuniteti bektashian. Më hollësisht ngjallën interes tema, si: “Metafizika dhe teologjia islamike iraniane” nga prof. dr. Gjergj Sinani; “Kategori dhe koncepte në filozofinë islamike perse” nga dr. Gjergj Pendavinji; “Diskutime mbi të vërtetën në filozofinë islamike iraniane” nga studiuesja Mirela Sinani; “Ndikimi i mistikës lindore dhe asaj iraniane në krijimtarinë e Poradecit” nga dr. Eldon Gjikaj; “Lindja dhe Perëndimi në diskursin intelektual shqiptar” nga Enis Sulstarova; “Naim Frashëri midis iluminizmit dhe misticizmit sufit” nga akademik prof. dr. Jorgo Bulo; “Muhameti në gjykimin shkencor të Fan Nolit” nga prof. dr. Nasho Jorgaqi; “Filozofia islamike iraniane dhe ndërgjegjja filozofike e individit” nga Sharouz Falahatpisheh, etj. Gjatë konferencës u bë edhe promovimi i librit “Filozofia klasike perso-iranaine”.

Pavijoni për diktaturën mbahet pezull

Rikthehet çështja e pavijonit "Genocidi". Drejtori ri Luan Malltezi thotë se hapet "së shpejti". Objektiv i largët, i Muzeut Historik Kombëtar, duket dixhitalizimi i pasurisë historike

Në shkurt të vitit 2009, kur hapej ekspozita "Nderim viktimave të sistemit komunist" në Muzeun Historik Kombëtar, u vë për herë të parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë institucionet e kujtesës historike për të dëshmuar krimet dhe dhunën e diktaturës. Aty u tha se ky ishte vetëm fillimi.

Se ekspozita në fjalë do të shërbente si modeli bazë për një pavijon permanent në Muzeun Kombëtar. U tha dhe u harrua. Qysh atëherë u ndërruan disa ministra kulture, u ndërrua dhe drejtori i Muzeut, por në asnjëra palë deri tani nuk ka pohuar se çfarë ka ndër mend të bëjë me projektin e pavijonit antikomunist apo të të ashtuquajturit "Pavijon i Genocidit".

Apo duhet besuar se ekspozita e 19 shkurtit 2009 ishte një show politik.
I pyetur nga Shekulli për projektet e vitit 2010, ndër të tjera edhe për këtë pavijon, Luan Malltezi, tha se po punohet dhe "së shpejti" do të ngrihet.

Është ngritur një grup pune që po merret me projektin, më pas ky projekt shqyrtohet në Këshillin Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar dhe prej këtej në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Procedurat, hallkat dhe ritmi i burokracisë nëpër cilën kalojnë "këto punë", lënë të kuptosh që do duhet kohë për të parë rezultatet e kësaj ideje që u shpall nga kryeministri Sali Berisha, u propagandua nga ish ministri Ylli Pango dhe u premtua deri vjeshtën e shkuar nga ish drejtori Kasem Biçoku.

Megjithatë projekti më i afërt për zbatim për drejtorin Luan Malltezi është pavijoni për diktaturën. Duket utopike kur MHK ka nëpër këmbë çështje më të vogla se kaq, e që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Se çfarë projektesh të tjera ka për vitin 2010, ku në asnjë prej tyre nuk zë vend një politikë më e mirë për prurjen e vizitorit në Muze, Malltezi tregon në këtë intervistë.

Z. Malltezi cila është detyra e ngutshme që duhet të përmbushë gjatë 2010-ës Muzeu Historik Kombëtar?

Muzeu Historik Kombëtar paraqet disa probleme. E para, është një muze i politiziuar dhe e dyta ka mbetur pas zhvillimeve teknologjike. E them këtë sepse muzeu ka probleme të paraqitjes muzeale.

Ai nuk paraqet situatat reale të fushave të tjera, si për shembull arkeologjia.
Konsideroj shumë të rëndësishëm dixhitalizimin. Ky është një program afatgjatë.


Institucionet kryesore të trashëgimisë dhe të kujtesës e kanë vënë në vijë më kohë procesin e dixhitalizimit. Ju në ç'fazë jeni?

Do të depozitohet i gjithë informacioni për figurat dhe periudhat historike, sipas një programi shkencor të përpunuar nga specialistët.

Çfarë po bëhet për pavijonin për diktaturën? Ka një vit është premtuar.
Aktualisht për të po punojmë. Kemi mbledhur specialistët më të mirë dhe shpresojmë që shumë të shpejtë të kalojmë në krijimin e pavijonit të genocidit.
Do të kemi një bashkëpunim me Arkivin e Shtetit, me Bibliotekën Kombëtare, me Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me muzetë e rretheve, kudo që të ekzistojë materiali.

Cilët specialistë po punojnë?

Marrin pjesë specialistë të Muzeut Kombëtar, të Arkivave dhe nga Ministria e Brendshme. Projekti do ta kalojë në Këshillin Shkencor, pastaj në Ministrinë e Kulturës për ta ekzekutuar.

Po punojmë ndërkaq, për të ngritur pavijonin e etnografisë, ku do të ekspozohet kultura e qytetit dhe të fshatit.

Keni gjurmuar dhe mbledhur të tjera materiale veç atyre që u ekspozuan një vit përpara në ekspozitën e antikomuznimit?

Janë materiale për një kategori njerëzish të cilat, aktualisht, nuk pasqyrohen në Muzeun Historik Kombëtar. Prandaj thashë edhe më parë, Muzeu Historik Kombëtar është i politizuar. Muzeu është Kombëtar dhe duhet t'i shërbejë gjithë kombit.
Materiali filmik dhe fotografik do të jetë më i pasur sesa ai që kemi parë në ekspozitën e kaluar.

Ndërkohë muzeu ka një veprimtari të përhershme të tijën. Organizimin e ekspozitave të ndryshme, siç kishim këto ditë, ekspozitën kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Duke iu referuar stendës që përmendët, por edhe ekspozitës për 90-vjetorin e Kongresit të Lushnjës.

Vihet re mungesa në prezantim e dokumenteve origjinale.
Në muze nuk pasqyrohet i gjithë dokumentacioni që disponon shteti për ngjarjet. Tek stenda dedikuar hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë paraqitur pak materiale. Ekipi i punës në MHK sigurisht që do të punojë, për pasurimin e mëtejshëm.

Deri tani nuk përmendët vizitorin. Çfarë do bëni për ta sjellë në muze?
Aktualisht, numri i vizitorëve nuk është shumë i madh. Por nëse fusim një program të pasur, besoj se do ta bëjë shumë interesant. Sigurisht kjo kërkon që idetë të diskutohen me specialistë, të fillojë kërkimi i këtij materiali që gjendet në institucione të ndryshme.

Jorida Pasku
Gazeta Shekulli      10.02.2010