e martë, 11 tetor 2011

500 libra dhuratë Bibliotekës së Ulqinit PDF Print E-mail
Tuesday, 04 October 2011 19:24
Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur nga Tirana, Moikom Zeqo, ditën e martë Bibliotekës së Ulqinit, nga bibiloteka pesonale, i dhuroi 500 libra, duke kontribuar kështu në përmirësimin e fondit të librit shqip në këtë bibliotekë, njofton KosovaLive.
Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave.
Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.
Ndihma e z. Zeqo është kontribut shumë i madh në pasurimin e bibliotekës së qytetit tonë me libra shqip.
 

Nuk ka komente: