e premte, 4 mars 2011

Historiani Uran Butka, merr urdhrin "Mjeshter i Madh" 

Perkujtohen dhe nderohen nga Presidenti Topi, me Urdhrin "Nderi i Kombit" njezet e dy viktima te regjimit komunist, te cilet u arrestuan e me pas u pushkatuan pa gjyq per motive politike, pas bombes se hedhur ne Ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane gjashtedhjete vjet me pare. Me tej, ceremonia perkujtimore vijoi me dekorimin me Urdhrin "Mjeshter i Madh", te historianit dhe studiuesit te mjaft artikujve dhe nje libri kushtuar viktimave te kesaj masakre, Uran Butka, me motivacionin: "Per kontribut te rendesishem ne transformimet demokratike ne vend dhe per pune te jashtezakonshme si krijues dhe studiues ne rivleresimin e ngjarjeve e te figurave historike, per rol te vecante ne procesin e dekomunistizimit te shoqerise shqiptare", si dhe me dekorimin e njerit prej pasardhesve te te ekzekutuarve te 26 shkurtit 1951, zotit Hysen Shehu, me "Medaljen e Mirenjohjes", me motivacionin: "Per kontribut te vecante ne gjetjen, identifikimin dhe perkujtimin e viktimave te komunizmit". Gjate fjales se tij historiani Butka tha se "ndjehem shume i nderuar, njeheresh dhe shume i emocionuar, sepse dekorohem bashke me njezet e dy martiret, sepse jam se bashku me familjaret e tyre te nderuar ne kete ceremoni per dekorimin e tyre me titullin me te larte 'Nderi i Kombit'.

E premte 04.03.2011            Gazeta Koha e Jone 

Nuk ka komente: