e premte, 11 shkurt 2011

Leka Zogu - Femijeria burrërore e monarkut             shqiptar


Lindja e tij, nuk ishte gezim vetem per familjen mbreterore, por ne ate kohe, ngjarje e shenuar edhe per kombin. Me 5 prill 1939, shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen ne jete te princit trashegimtar... Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, ashtu ishte e shkruar! Te largohej nga Atdheu pa e pare ende me sy, e jo me ta mbreteronte. Gjithsesi, nje gje eshte e vertete. Ai femije, kudo qe jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetem me shqiptarizem. Ai femije pati nje femijeri burrerore! I duhej qe te ishte me i malluari, me i duruari, me i mencuri, me i perkushtuari dhe me i privuari se gjithe femijet e botes. 
Mesoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte pare asnjehere Shqiperine, duke iu ndezur cdo dite malli, krenaria dhe kersheria per Atdheun. Nderkohe, iu desh te mesonte qysh i vogel, disa gjuhe. Ngrohtesine dhe dashurine e nenes i ndjeu nepermjet gjermanishtes. Perkedhelite dhe keshillat e te atit i shkuan ne theksin e gegerishtes qe e deshmon aq qarte edhe ne te foluren e sotme. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten. Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe pergjegjesite qe ndjente para kombit te vet, e detyroi ate familje fisnike te shkonte, atje ku gjente rehat... ceshtja shqiptare. 
Keshtu ne vitin 1946, "i hyjne detit me kembe", duke lene Angline per Egjiptin. Princi Leke, ne ate kohe ishte vetem shtate vjec. Kujton ate det te trazuar qe e turbulloi aq shume, por nuk harruan as ate ndodhi te bukur qe perjetoi ne ngushticen e Gjibraltarit. Lufta e Dyte Boterore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj... Edhe ne kete udhetim te gjate detar, para kesaj ngushtice, vapori me te cilin udhetonin, ndali gati krejt shpejtesine. Nje skuader marinaresh te specializuar per asgjesimin e minave, filluan asgjesimin e tyre per te celur shtegun. Per syrin e nje femije qe perfiton nga mosha, keto skena ishin bukuri, ndersa per te rriturit ankth dhe shqetesim. Krejt papritur, ftohen ne kete "argetim" edhe oficeret qe shoqeronin familjen mbreterore. Nuk kishte rast me te mire per ate baba mbret qe te bente burre femijen e vet. I zgjat armen dhe e pozicionon te qelloje drejt nje mine qe perngjasonte me nje rose te zeze kur ajo pushke angleze, ishte me e gjate se vet ai femije. Qelloi, por mban mend se edhe nuk shenoi... Naten vone mberriten ne qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua ne agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike qe iu shfaq para syve. Te gjitha ndertesat e atij qyteti ishin te pushtuara nga bardhesia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pasterti, kur ecje neper lagjet e tij. Kalimthi e perjetoi kete ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte ne Kajro, ne nje hotel tre katesh, me i miri i kryeqytetit per ate kohe. Si per te kompensuar gjithe peripecite dhe veshtiresite qe ai femije kishte perjetuar deri me tani, ketu gjithcka ishte si ne perralle. 
Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumengjyreshe dhe mbi te gjitha piramidat qe i shikonte nga ballkoni, ia bene Egjiptin shume here me te bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbreteror, detyrimet dhe kerkesat e te ardhmes, e ftonin per t'u aftesuar dhe burreruar sa me shpejt. Regjistrohet ne nje shkolle qe shquhej per nivelin e larte pedagogjik. E frekuentonin ate femijet e familjeve me te njohura te shteteve te Mesdheut. Aty nis miqesia qe do te vazhdonte gjate gjithe jetes, me mbretin e Bullgarise dhe princin e Jordanise, i cili me vone do te behej mbret. Ne gjuhen angleze behej mesimi, por iu krijua mundesia qe te mesonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e beri nena Gerdaldine, qe i percaktoi te paren, duke ia lene arabishten vetem gjuhe veshi, pra, per ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtepia per ne shkolle, ikte vazhdimisht me biciklete. Vecse perhere ka qene i shoqeruar nga punonjesit e gardes se familjes mbreterore. I gjithe ky efektiv perbehej nga shqiptare dhe kryesisht matjane. Fjala vjen, princi Leke, ka qene vazhdimisht nen kujdesin e Qazim Prenit. I perhumbur ne kujtimet e femijerise, ndalet per nje cast dhe pasi leshon nje buzeqeshje te lehte, fillon te tregoje ndodhine me mesuesin e matematikes. Diten e premte, mesuesi u kishte dhene detyre shtepie nxenesve, per te zgjidhur ne pushimin e fundjaves disa ushtrime. Edhe pse ne dispozicion kishte te shtunen dhe te dielen, Leka iken te henen i papergatitur. Kur mesuesi i afrohet dhe i kerkon fletoren e detyrave, ai cohet me kembe dhe i kerkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxenesit u keqperdor. I thote qe te zgjati para te dy duart dhe fillon ta qelloje me shkop... Vetem te majten se nuk arriti dot te dora e djathte! Nxenesi shqiptar, shtate vjecari Leka Zogu, qe ne fakt ishte me i gjate se mesuesi, rremben fshiresen e derrases se zeze, si per t'i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrezon ne dysheme. Mesuesin e cojne direkt e ne spital, ndersa nxenesi qete-qete, del nga klasa. Para shkolles, e priste Qazimi, shoqeruesi i tij, i cili cuditet per kete dalje te parakohshme nga mesimi. Rruges per ne shtepi, i tregon atij me inat ende te pa shuar, per gjithcka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikesuar hyn i pari ne sallonin e shtepise, duke cuditur te atin, te emen dhe hallat e tij, qe ne ate cast ishin te gjithe bashke. Para se ata t'i sqaronte shoqeruesi, nis dhe tregon per cfare kishte ngjare... - S'ka problem!-degjoi reagimin e menjehershem te te atit. Me pas, Ahmeti vazhdon qete dhe me serioz: - Familja jone nuk pranon as shpulle dhe as shkop! Heshtja mbeshtetese dhe komplimentuese pushtoi gjithe sallonin. Sepse ai femije, nuk ishte femije, por trashegimtari i nje mbreti shqiptar. Jane te njohura tashme, vetite dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimeria dhe krenaria! Gjate kohes qe jetuan ne Kajro, shume mbreselenese per Leken ka qene edhe vizita qe beri ne nje teqe shqiptare. Kujton ate pritje shume te ngrohte qe i bene babai i tij dhe dy dervishet. Por edhe emocionuese ishte dhurata e cmuar. Nje patllake e vendosur ne kutine e vet te zbukuruar hijshem. Kthehet ne shtepi dhe gjeja e pare qe i tregon te atit, ishte ajo dhurate. - Kjo eshte per ketu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos ate kuti, ne njerin prej etazhereve te sallonit. Por, ka ardhur koha qe edhe t'i te mbash arme! Dhe ne cast, i zgjat nje revolver anglez te kalibrit 45. Mund te tingelloje pak si i cuditshem ky xhest, por ne mendjen dhe largpamesine e Ahmet Zogut, qendron persosmerisht gjithcka. Nuk e dime, nese ishte thjesht nje peshqesh apo amanet per te birin e vet, por eshte e vertete se Leka Zogu, asnjehere nuk e hoqi nga brezi armen, ne kete jete. E ku do te kishte me shume hijeshi ai simbol burrerie dhe trimerie, se te ai shtatlarte i rritur me shqiptarizem. Shtate vjec i vendosi te birit armen ne brez dhe kur mbushi dhjete vjec, e beri pjesetar te detyrueshem ne te gjitha mbledhjet e takimet e punes. -Degjo dhe mos fol!- i tha diten e pare. 
Keshtu, veproi ne dhjetra takime qe Ahmet Zogu pati me mbreterit e disa shteteve dhe personalitete te tjere te rendesishem, ku u shqua per largpamesine e gjeopolitikes se tij. Keshtu, deri me 9 prill 1961, kur pas vdekjes se mbretit Ahmet Zogu, beri betimin si Mbret i Shqiptareve. Atehere ishte 22 vjec. Shume i ri, por shume i denje dhe i afte per te siguruar vazhdimesine, sepse si rralle kush, ne femijeri kishte fituar pjekurine dhe burrerine... Leka Zogu - 5 prill 1939. Lindi ne Tirane dhe kaloi femijerine ne Britanine e Madhe deri ne moshen 7 vjec. - 1946-1955. Jetoi ne Egjipt, ku filloi studimet ne shkollen angleze "Victore College", ne qytetin e Aleksandrise. - 1956. Pas ardhjes ne France, regjistrohet ne kolegjin Eglon, ne Vilar mbi Olon dhe merr diplomen "Matriculation of Oxford" ne Zvicer. - 1958. Perfundon studimet e larta ne Londer, ne Akademine Ushtarake Mbreterore ne Sandherst te Mbreterise se Bashkuar. 
- Pas kthimit nga Britania e Madhe fillon studimet per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France, ku ndoqi edhe kursin e gjuheve orientale. - 9 prill 1961. Pas vdekjes se Mbretit Ahmet Zogu, ben betimin si Mbret i Shqiptareve ne moshen 22 vjec. - Zoteron shume gjuhe te huaja, si anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, si dhe gjuhet hungareze e portugeze. - Eshte marre me biznesin e konstruksioneve te porteve detare dhe import eksportin e lendeve te para, duke kryer veprimtarine e tij njekohesisht ne Spanje e ne Britanine e Madhe me shtrirjen e aktivitetit qe nga SHBA e Kanadaja, ne Lindjen e Mesme dhe deri ne Japoni e Australi. - 1972. Behet nismetar i Kuvendit te Madridit per te bashkuar te gjitha forcat politike te emigracionit shqiptar sipas motos te Mbretit Zog: "Atdheu mbi te gjitha!" - Gjate ketyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptaret kudo ne bote: ne Londer e Paris, ne New York e Toronto, ne Bruksel e Mynih, ne Ankara e Stamboll, ne Sidnej e Melburn, etj. 
Gjeografia e tyre perfshinte Europen, Azine, Afriken, Ameriken e Australine. - Me autorizimin e Pentagonit, ka vezhguar veprimet luftarake gjate Luftes se Vietnamit dhe, me pas, ato te Rodezise. - Nga viti 1979, jetoi bashke me Familjen Mbreterore Shqiptare ne Johannesburg, ne Afriken e Jugut. - 1990. Takohet me shqiptaret e pare qe u larguan nga vendi ne eksodin e madh me anije nga Porti i Durresit. 1993. Vjen per here te pare ne Tirane, por detyrohet te largohet te nesermen, pas nderhyrjes se autoriteteve te asaj kohe. - 11 prill 1997. Vjen ne Shqiperi, duke organizuar vizita, takime e bashkebisedime ne te gjitha rrethet e vendit. - Merr pjese ne Referendumin e organizuar per formen e regjimit me 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997, largohet nga Shqiperia. - Rikthehet per te jetuar ne Shqiperi me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbreterore u krye me ftesen e 76 deputeteve te Kuvendit shqiptar. - Kuvendi i Shqiperise, me Ligjin Nr. 9063, date 8.5.2003, percaktoi detyrimet ligjore - ekzekutive "Per Statusin e trashegimtareve te Familjes Mbreterore". Pas lindjes, ne Atdhe vetem 47 ore... "Me 5 Prill 1939 ne oren 5 te mengjesit lindi Princi, Trashegimtari i Shqiperise. Sa u dha lajmi ne popull se lindi nje "Djale Trashegimtar i Shqiperise", te gjitha demonstratat anti-italiane qe vazhdonin gjithandej, menjehere u kthyen ne nje bucitje gezimi te papershkruar, duke shfaqur simpatine per Familjen Mbreterore e duke thirrur: "Rrofte Mbreti", "Rrofte Princi Trashegimtar", "Rrofte Mbreteresha e dashur e jona"... Ky lajm gazmor menjehere u hap ne te gjithe anet e Shqiperise. Keshtu filluan festimet, gjithandej. Populli i Kryeqytetit plot gezim, shkollat e vajzave e djemve, e populli mbare edhe ushtria qe ndodhej ne Kryeqytet, filluan pergatitjet per te parakaluar para Pallatit, te mbledhur e te renduar ne Bulevardet rreth Pallatit, duke kenduar kenge kombetare e duke terhequr valle nacionale. Ne oren 10 te mengjesit filluan te hidhen 101 topa dhe tamam ne kete kohe filluan parakalimet para Pallatit Mbreteror dhe brenda ne lulishte. Ishin te radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombetar e ushtria. Bandat luanin Himnin Mbreteror e te Flamurit. Mbreti Zog, bashke me Qeverine e Parlamentin, kishin dale ne lulishte e i falenderonin te gjithe parakaluesit. Nga te gjitha Prefekturat kishin nisur te vinin delegacionet e popullit ne Kryeqytet per te shfaqur urimet gazmore, qe Perendia i solli popullit bujar mbas 500 vjeteve trashegimtarin. Te gjithe ishin te veshur me kostume kombetare. 
Tamam ne kohen kur po kalonin shkollat e vajzave e te djemve para Mbretit te tyre, duke kenduar ne parakalim, vjen me shpejtesi ministri i Puneve te Jashtme shqiptare, Ekrem Libohova, me nje leter ne dore. Ai ia paraqiti Mbretit Zog. Ishte ultimatumi musolinian... 6 prill 1939. Njezeri, Mbledhja e Asamblese Kombetare vendosi qe sot Madheria e Saj Mbreteresha me Princin Trashegimtar te nisen prej Tirane per ne Korce... Zog I, Mbreti shqiptareve, hyri ne Mbledhjen e pergjithshme te Asamblese Kombetare ne oren 12 te nates, date 6 Prill 1939. Por, sa u ul, Kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, ne emer te Asamblese Kombetare i parashtroi vendimin e marre keshtu: "Lartmadheri, Parlamenti dhe Qeveria se bashku, duke marre parasysh ngjarjet eventuale qe mund te na lindin, minute me minute, per interesin e Atdheut e te nderit te shqiptareve, mbare e per te qene te lire ne veprimet qe Atdheu lyp prej nesh "vendosi" qe Madheria e Saj Mbreteresha, bashke me Princin Trashegimtar qysh sot te dalin nga Tirana per ne Korce. Ai vend u caktua me i pershtatshem". Pasi Mbreti Zog, pranoi vendimin e Parlamentit per nisjen e Madherise se Saj Mbretereshes, bashke me Princin Trashegimtar, menjehere u moren masat e pergatitjes, si te mjeteve dhe te sigurimit, qe do te shoqeronin Mbretereshen. Po ashtu dhe per sigurimin, si per rrugen, ashtu edhe per vendet e qendrimit. Me Madherine e Saj Mbretereshen, do te ishin edhe Princeshat, meqe Mbreteresha ishte mjaft e lodhur e me shume temperature. Personeli mjekesor ishte i pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu, kishte edhe mjete te tjera ushqimore dhe ilacet e nevojshme. Ne oren 4.00 te mengjesit te gjithe ishin gati per t'u nisur. 
Profesori Veibel, preferoi ta vendosim ne nje automobil Mbretereshen, shtruar me nje masllake, e jo ne autoambulance, se rruga ishte e gjate dhe jo e mire. Nuk ishte e pershtatshme. Princi Trashegimtar me nje tjeter automobil Mercedes, i percjelle prej Princesesh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe te gjitha plackat e nevojshme te Princit me nje automobil mbrapa. Princeshat Mbreterore ndjekin Mbretereshen me dy automobila te tjere dhe baronesha me Stavro Stavrin me nje automobil tjeter. Po ashtu, ndjekin Mbretereshen edhe dy kamione me placka. Tre kamione me ushtare me toger Hilmi Kullen, prinin kolonen perpara, po gjithnje ne lidhje me qendren e kolones per sigurimin e Madherise se Saj, Mbretereshes e te Princit Trashegimtar. 
Shtate kamione me ushtare me kapiten Halil Branicen, ndjekin kolonen mbrapa, dhe kane me vete nje stacion radio K3, per cdo eventualitet. Per t'u nderlidhur me Komanden e Gardes Mbreterore me nje parulle te vecante si edhe nje shifer po te Komandes se Gardes. Lartmadheria e saj, Mbreteresha bashke me Princin Trashegimtar ne oren 4.15 te mengjesit u nisen prej Tiranes per ne Korce me drejtim Krrabe, Elbasan, Librazhd, Qafe-Thane, Pogradec e Korce..." Agron Sejamini/ Bota Sot-Nga kronikat e kohes. Arkivi i Oborrit Mbreteror Shqiptar

Nuk ka komente: