e shtunë, 2 tetor 2010

"Miti i Haxhi Qamilit", promovohet vepra e Uran Butkes
 
Ky roman ploteson korpusin historik dhe ate letrar, pasi krahas vleres artistike, hedh drite edhe mbi disa faza te historise sone kombetare I shkruar me nje nderthurje mes historise dhe letersise artistike, romani me i fundit i shkrimtarit Uran Butka, "Koha e Haxhi Qamilit", u promovuar dje ne ambientet e Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, mes miqsh, studiuesish, artdashesish. Ky liber, ploteson jo vetem korpusin historik, por dhe ate letrar me vepra te cilat krahas vleres artistike hedhin drite edhe mbi disa faza te historise sone kombetare, te cilat per fat te keq, ende kane mbetur te padeshiruara dhe te papromovuara per publikun e gjere. Brendia e vepres ne fjale, perqendrohet kryesisht ne periudhen e kryengritjeve te Haxhi Qamilit, e cila trajtohet ne prizmin jo vetem te fakteve dhe deshmive historike, por edhe te nje interpretimi te ngritur ne nivel artistik, te cilin mund ta jape vetem letersia. "Kjo veper", theksoi ne fjalen e tij ministri Xhaferaj, "ploteson korpusin historik dhe ate letrar me nje roman i cili krahas vleres artistike, hedh drite edhe mbi disa faza te historise sone kombetare, te cilat per fat te keq, ende kane mbetur te papromovuara per publikun e gjere". Haxhi Qamili jetoi ne 3 kohe; ne kohen e gjurulldise qe ai gatoi pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe kerkesen per ta bashkuar me Turqine; ne kohen e lavdise ne periudhen e komunizmit; si dhe ne kohen qe po jetojme sot. Nje personazh qe e njohim ashtu sic ishte ne te vertete eshte nje nga figurat me anadollake e negative qe fatkeqesisht kane hyre ne historine e Shqiperise. Botime te kesaj natyre, ku historia, nderthuret me letraren kane pasur nje sukses dhe kane luajtur nje rol jo te paket ne historine dhe konsolidimin e Letersise Shqipe. Vlen te kujtohet "Alipashaida" e Haxhi Shehretit, "Shkodra e rrethuese" e Ndoc Nikaj, "Kaloresi i Skenderbeut" i Haki Stermillit, "Skenderbeu" dhe "Ali Pasha" te Sabri Godos etj. Ne kete kontekst, ketij zhanri do t'i shtohet edhe nje veper mjaft interesante, e cila para se gjithash, do te plotesoje nje vakum te krijuar prej vitesh sa i perket momentit historik qe trajtohet ne te. Uran Butka, ne 20 vitet e fundit eshte nje emer i njohur ne letrat shqipe, fale kontributit dhe pervojes se tij si ne artin e shkuar ashtu edhe ne fushen e studimeve historike. Ne letersine shqipe, vepra te tilla ku historia, nderthuret me trillin artistik, jo vetem qe kane krijuar nje tradite te vyer, por edhe kane luajtur nje rol jo te paket ne zhvillimet e ndryshme te letersise shqipe, edhe ne fazat me te veshtira te ekzistences se saj, atehere kur letersise i privohej liria e mendimit dhe e shprehjes. Mbi librin folen gjithashtu studiuesit e njohur si Agron Tufa, Koco Petriti, Bashkim Kucuku, Floresha Dado, Adriatik Kallulli, Josif Papagjoni, Behar Gjoka si dhe Ambasadori Palastinas si dashamires i letersise shqipe.

Nuk ka komente: