e mërkurë, 17 shkurt 2010

Emërtimet e Detit Adriatik dhe Detit Jon janë me origjinë dhe me etimologji ilire

Nga Agron Luka

Përfundimet shkencore të autoritetit evropian të mitologjisë P. Grimal
Autoriteti evropian, interpretues e komentues i mitologjisë greke e romake, ndonëse nuk fliste edhe për një mitologji ilire-pellazge, te zërat “Ionio e Adriatico”, shkruante:
1. Ionio ‘?o????) è l’eponomo del Mar Ionio (il ciu nome è più spesso attribuito, particolarmente da Eschillio, al passagio d’Io; prima, il Golfo Ionio si sarebbe chiamato “Mare di Crono e di Rea”) Ionio è figlio del Re d’Illiria Adria, il quale stesso ha dato il proprio nome al mar Adriatico.
 Përkthimi shqip: “Joni është emërtimi eponim i Detit Jon (emër i cili më shpesh i është atribuar, në mënyrë më të veçantë nga Eskili, nga kalimi i Ios; më përpara Gjiri Jonës ishte quajtur “Deti i Kronit dhe i Rheas”) Joni ishte i biri i Mbretit/Bazileusit të Ilirisë, Adria, i cili vetë i dha emrin e vet Detit Adriatik”.
2. Ionio passa anche per essere figlio di Dirraco, eponomio della cita di Dirrachio (oggi Durrazzo). Dirraco era attaccato dai propri fratelli quando Eracle passò dal paese e gli portò soccorso. Ma, durante il combattimento, l’eroe uccise accidentalmente il figlio del suo alleato. Il cadavere fu gettato in mare, e questo prese il nome di Mar Ionio. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, bot. 1990, f 344.)
Përkthimi shqip: “Joni ishte i biri i Dyrrahut, eponim i qytetit Dyrrah (sot Durrës). Dyrrahu ishte sulmuar me luftë nga vëllezërit e tij, kur Herakliu kaloi në vendin e Ilirëve dhe i solloi ndihmë. Por, gjatë luftimeve  heroi Herakli vrau aksidentalisht birin Joni të aleatit të tij Dyrrahut. Kufoma e Jonit u hodh në det dhe kështu ky det mori emërtimin Deti Jon”.   
Te autori antik Diodori, unë konstatova se, këto luftra të vëllezërve ilirë, me bazë mitologjinë e Epidamnit/Dyrrahut ishin edhe si proverbiale në të gjithë botën antike mesdhetare me një tregim mjaft të spikatur: “Epidamnasit banonin në brigjet e Adriatikut dhe ishin në luftë me njeri tjetrin; ata hodhën në det një tok me hekura të skuqura dhe u betuan se nuk do t’i jepnin fund armiqësive të tyre për deri sa t’i nxirrnin nga deti akoma të skuqura hekurat”. (“Frag. Excerpt, Vatican, f 17-18).Duhet sqaruar këtu se Deti Jon dhe Deti Adriatik, në disa autorë antikë nuk ndaheshin fillimisht me ndonjë kufi, por identifikoheshin me të dy emrat njëkohësisht edhe në të gjithë hapësirën që zë sot Adriatiku. Siç del edhe nga ky citim, por bazuar edhe nga autorë të tjerë antikë, mendohet se në një kohë më të hershme e gjith hapësira që zë sot Joni dhe Adriatiku mbase quheshin si Deti/Gjiu/Pellgu i Kronit (X?????? ???????) ose Deti/Gjiu i Rheas, madje në ndonjë autor quhet edhe si Gjiu/gjini/gjiri i Evropës. Edhe në këto raste ne mendojmë se origjina e etimologjia do të kishte një lidhje pellazgo-ilire. Duam të kujtojmë se etimologjia e Kronit në greqishte shkon vetëm si zot i kohës, porse në albanishte/shqipen shkon edhe si zoti/hyu i ujrave dhe po ashtu do të shkonte edhe vetë Rhea nusja e reja, në kuptimin e dyfishtë si Reja që shkarkon shiun-ujin. Le të kujtojmë këtu edhe Malin e Krongjit, Malin e Gjerë/Gjerisë-Gerionit dhe burimet e tyre ujore, të cilat janë pjesë e mitologjive të lashta.
Wikipedia italiane mezi pranon një “hipotezë”, porse nuk flet haptazi as për origjinën e as për etimologjinë ilire!
Il Mare Adriatico.
Il mare Adriatico (in albanese Deti Adriatik, in croato e in serbo Jadransko more) è l’articolazione dell mar Mediterraneo situata tra la penisola italiana e la penisola balcanica... Anticamente l’intero mare era chiamato anche Golfo di Venezia, dal momento che la Serenissima vi esercitava un predominio quasi incontrastato. Nei codici marittimi veneziani era chiamato “Il nostro canal” dal momento che era considerato la continuazione del Canal Grande...
Etimologia (modifica)
Il nome Adriatico, secondo alcuni storici, deriva da quello della città di Adria, in provincia di Rovigo, in Veneto; secondo altri storici, invece, Adriatico deriva da Atri (anticamente Hadria e poi Hatria), trimillenaria città d’arte in provincia di Teramo, in Abruzzo, o ancora da Jader, antico nome della città di Zara. Secondo la prima ipotesi, i greci diedero il nome di Adrias Kolpos alla parte settentrionalle del mare, poi il nome venne per tutta la lunghezza, fino alle isole Ionie. Quando i romani conquistarono il Nord Italia, alla fine del III secolo a. C., il nome si era già consolidato.
Përkthimi shqip:
Deti Adriatik.
Deti Adriatik (në alb./shqip Deti Adriatik, në kroatisht dhe në serbisht Jadransko more) është pjesë përbërëse e Detit Mesdhe, i vendosur midis gadishullit italian e gadishullit ballkanik. Në antikitet (realisht duhet në një kohë të mesjetës. AL) i gjithë deti filloi të quhej edhe “Gjiu i Venecies”, nga koha kur Serenisima filloi të ushtronte një predominim thuajse të pa kontestueshëm. Në kodet detare veneciane Adriatiku filloi të quhej “Kanali i Jonë”, nga koha kur filloi të konsiderohej si vazhdimësi e “Kanalit të Madh”…
Etimologjia (e modifikuar)
Emërtimi i Adriatikut, simbas disa historianëve, derivon nga ai qyteti Adria, në provincën e Rovigos, në Veneto; simbas disa historianëve të tjerë, më ndryshe Adriatiku derivon nga Atri (në kohën antike Hadria e më pas Hatria), tremijëvjeçari qytet i arteve në provincën e Terramos, në Abruco dhe akoma nga disa të tjerë derivon në origjinë nga Jader, emërtimi antin i qytetit të Zarës. Simbas hipotezës së parë, grekët antikë i dhanë emërtimin e “Gjirit të Adrias”, pjesës veriore të detit, pastaj emri erdhi duke u shtrirë në të gjith gjatësinë, deri te ishujt e Jonit. Kur romakët pushtuan veriun e Italisë, nga fundi i shek III p. K., emri Adriatik tashmë ishte i konsoliduar.
   Mar Ionio
Il mar Ionio o mar Jonio (in greco I???? ???????; in albanese Deti Jon) e un bacino del mar Mediterraneo... Il mar Ionio, secondo la leggenda, prende il nome da Ionio, figlio di Durazzo, nipote a sua volta di Epidamno, figlio di Poseidone. Ionio fu ucciso erroneamente da Ercole nello scontro con i fratelli Durazzo, alla citt? di Epidamno, e al mare di Ionio.
Përkthi shqip: “Deti Ionio ose Deti Jonio (në gr.  I???? ???????; në alb./shqip Deti Jon) është një pellg/bazen i Detit Mesdhe... Deti Jon, simbas legjendës e mori emrin nga Joni, biri i Dyrrahut, nip për vehten e tij i Epidamnit, bir i Poseidonit. Joni u vra gabimisht nga Herakliu në luftime me vëllezërit e Dyrrahut, në qytetin e Epidamnit dhe në Detin e Jonit”.
Wikipedia shqiptare kopjon, përzgjedh dhe përkthen keq nga Wikipedia italiane!
Ja si shkruan Wikipedia shqiptare:
Etimologjia e emrit të Detit Adriatik
Emri i Adriatikut, sipas disa historianëve, vjen nga qyteti Atria, pranë Rovigo, Veneto, sipas disa historianëve të tjerë, megjithatë vjen nga Atri Adriatik (formerly Hadria pastaj Hatria), tre mijë vjet e qyteteve të artit në krahinën e Terramos, Abruzzo, apo edhe nga Jader, emri antik i qytetit të Zadarit. Sipas skenarit të parë, grekët i dhanë emrin e Adrias Kolpos të Detit të Veriut, atëherë emri ishte zgjeruar në gjatësinë e saj të plotë, deri në ishujt e Jonit, Kur romakët pushtuan Italinë Veriore, në fund të shekullit të tretë para erës së re, emri tashmë ishte vendosur mirë. Por edhe atëherë Adriatikut në kuptim të ngushtë zgjatet vetëm përsa i përket Monte Gargano, pjesën e jashtme të quajtur Deti Jon: Emri është ndonjëherë, megjithatë, që përdoret për të përfshirë inaccurately Gjirin e Tarentum (modern-day Gjirin e Tarantos), Deti e Sicili, Gjirin e Korinthit dhe madje edhe në mes të detit të Kretës dhe Malta (Veprat e Apostujve xxvii. 27).
Kryesisht deti Adriatik është i vendosur midis bregdetit lindor të Italisë dhe Kroacisë, të cilat janë të dyja tërheqiet kryesore turistike. Ajo është përdorur nga romakët e lashtë të transportit të mallrave (duke përfshirë kafshët dhe skllevër) në Ostia (port romak)
Deti Jon (greqisht I???? ???????; italisht Mar Ionio) është një pjesë e Detit Mesdhe, në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik.
Vëreni, se si nuk merret as mundimi më i vogël për të kontrolluar kontributet e autoriteteve evropiane e as kontributin tonë! Shikoni se si as nuk ka një paraqitje fare të etimologjisë! Te Adriatiku, në Wikipedian tonë, megjithëse është shënuar fjala etimologji, nuk ka asgjë që ta përligjë kuptimin etimologjik, ndërsa te Deti Jon as që ekziston fare fjala etimologji!
Në një studim të kohëve të fundit, duke parë me sa duket edhe predispozicionin shqiptar, autorja italiane Alessandra Copola, në studimin e botuar në Internet, “I nomi dell ´Adriatico”, rreket të ngrejë tezën se emërtimet e Jonit dhe Adriatikut ishin me origjinë greke dhe u ngjitën në Epir dhe Iliri nga jugu italian i Magna Greccia, në kohën e pushtimeve dhe navigimeve të Dionisit të Sirakuzës. Në realitet kjo autore tendencioze, mohon ekzistencën e varjanteve mitologjike autoktone pellazgo-ilire, të kulteve të lashta me dema, mështjerra e viça gjijpirës. Në varjantin e rregulluar mitologjik grek Jona/Io-Hyjnesha e shndrruar/metamorfizuar në mështjerrë të bardhë, nën pickimin e zekthit të cilin ia kishte dërguar e shoqia e Zeusit Hera për xhelozi, hidhet në det nga Argosi etj. (Herodoti) Por, në varjantin që referon Apollodori ka një hedhje të lashtë të Jonës edhe në Detin Jon/Adriatik etj. Ndërsa më vonë, në rregullime modifikimet e mëvonshme Deti Jon emërtohet me një hedhje/ceremoni varrimi marinare në det të protagonistit Joni biri i Dyrrahut, nga Epidamni/Dyrrahu. (Apiani etj)
Shpreh mendimin se hartues redaktorët e Wikipedias shqiptare duhet të reagojnë urgjentisht dhe t’i plotësojnë këto dy faqe të Detit Adriatik dhe Detit Jon në mënyrën më korrekte. Është absolutisht e palejueshme e antishkencore, që ne t’ua falim italianëve dhe grekëve vullnetarisht të na i rrëmbejnë historinë dhe trashëgiminë tonë autoktone! Mund të paraqes për botim të plotë edhe dy studime të kompletuara të mijat. Bëhet fjalë për autoktoninë e lashtë e ruajtur fort nga pararendasit tanë ilirët. Shumë popuj të tjerë nuk kanë asnjë grremç ku të kapen, ne kemi gjithë këto pasuri dhe i përbuzim dhe i nënvleftësojmë! Po ku na shpie ne mushka kështu?!
*studiues historie

Gazeta Sot            

Nuk ka komente: