e enjte, 14 janar 2010

Zbulohet mister: Ja pse Van Gog preu veshin

TIRANE - Zbulohet një nga misteret më të errëta të historisë së artit, veshi i prerë i Vinsent Van Gog. Studiuesi Martin Beilei i cili i ka dedikuar një libër piktorit të njohur botërisht shkruan se Van Gogh kishte prerë veshin pasi ishte shkatërruar psikologjikisht nga lajmi se i vëllai Teo, nga i cili varej financiarisht, ishte në prag të martesës.

Martin Beilei mbështet teorinë e tij pas hetimeve mbi një letër që gjeniu holandez në mënyrë të vullnetshme kishte futur brenda në pikturën «Still Life: Drawing Board with Onions»

Mesaduket lajmi që i vëllai Teo i kishte dhënë se do të fejohej me Joana Bonder në 1888 duket se ka tronditur shumë Vincent i cili vuante nga shqetësime psikologjike, aq sa të shpjegohet dhe vetëdëmtimi.

Për revistën The Art Newspaper, e cila do të dalë në janar, Beilei shpjegon se “Vincent kishte frikë se do të humbiste mbështetjen financiare dhe psikologjike të Teos”- shkruan Sunday Times.

Për vite të tëra, kanë ekzistuar një sërë teorish mbi veshin e prerë të Van Gog. Disa studiues e kanë lidhur këtë me cmendurinë e tij, disa të tjerë me miqësinë e ndërprerë me Poul Gogein. Madje sipas disa akademistëve të Universitetit të Hamburgut, ka qenë pikërisht Gogein i cili i ka prerë veshin pas një grindjeje mes njëri tjetrit për një prostitutë me emrin Rashel.

Teoria e fundit është kundërshtuar disa herë nga muzeu i Van Gogut në Amsterdam madje dhe nga vetë studiuesi Beilei.

19 muaj pasi Van Gog kishte prerë veshin qëlloi veten me pistoletë në gjoks dhe vdiq pas dy ditësh, për shkak të plagës që kishte marrë.
(s.g/BalkanWeb)

Nuk ka komente: