e enjte, 14 janar 2010

Historia ne te panjohuren e saj, performance ne QNK


E Diele, 29 Nentor 2009

Me nje nisme te Arkivit Shqiptar dhe me nje ide nga gazetari Ben Andoni, ne patronazhin e kryetares se Kuvendit, znj, Jozefina Topalli, nje performance e vecante artistike ka bere te mundur te shohim historine tone ne nje forme 'ndryshe'. Histori, dokumente arkivore, etyde muzikore, etyde plastike, dokumente audio dhe nje orkester e shkelqyer harqesh dhe tunxhesh ishin mbremjen e se premtes, pjese e spektaklit historiko-artistik, i cili u prezantua ne ambientet e rrenuara te QNK-se. Organizatoret tregojne se e kane zgjedhur kete ambient per te hequr nje paralele mes historise se veshtire dhe arritjeve te sotme.

Duket se qendrojne mire ne kete mjedis Imazhe...pamjet e vjetra te Shqiperise te vitit 1912, pastaj vitet e krijimit te shtetit ne vitet 1912-1925, nje pavaresi qe ishte thjesht ne leter dhe akoma nuk e bente Shqiperine nje shtet te pavarur me te gjithe kuptimet nje shteti modern. Ne monitoret te keto ambiente parakaloi nje pjese e historise shqiptare, momenteve te rendesishme per fatet e kombit si ardhja princ Vidit ne Shqiperi, Mbreti Zog dhe pamjet nga periudha e regjimit te tij, Lufta e Pare dhe Lufta e Dyte Boterore, 7 prilli kur Mehdi Frasheri i drejtohej Musolinit: Nuk meriton lirine nji popull qi nuk asht gati me vdeke per te. Nje gjetje interesante ne kete performance, etydet plastike dhe muzikore qe vijne nga orkestra me 12 instrumentiste ku mund te vecohen: Robert Radoja, Isak Shehu, Gezim Belegu, Lorenc Radovani, etj. Keto momente muzikore u nderthuren me imazhe historike, ku vlen te permenden edhe momentet e dorezimit te kurores nga mbreti Zog dhe fillimi i eres fashiste, Kongresi i Lushnjes, sinjali i Radio-Londres qe njofton mbarimin e luftes, parakalimi i fitimtareve ne vitin 1944, nje histori qe vazhdon deri ne ditet tona me hyrjen e Shqiperise ne NATO. Imazhe te paperseritshme qe sjellin fjalet "Mirepresim Shqiperine dhe Kroacine ne NATO". Keto ishin fjalet e presidentit amerikan, Barack Obama, ne samitin e Strasburgut, qe ne oren 11:50 minuta te 4 prillit 2009, Shqiperia dhe Kroacia jane bere zyrtarisht anetare te NATO-s. Nderkohe qe ne Tirane ky moment eshte shoqeruar nga 28 te shtena topash ne shenje te 28 vendeve anetareve te Traktatit te Atlantikut te Veriut.

Ne kete performance kane parakaluar figurat e rendesishme te Shqiperise, si Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe qeveri ministrash, te ndihmuar edhe audio qe sjellin zerin e Aleksander Moisiut, Mbretereshes Geraldine, Mehmet Shehut, etj.

Konceptuar ne regjine e Ronzina Kostanit, me pjesemarrjen e aktoreve Ben Derhemi dhe Alfred Trebicka, te orkestres se harqeve dhe tunxhtave, ky spektakel historiko-artistik mbahet ne kuader te festimeve te 65-vjetorit te Clirimit te vendit.

Sakaq, kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefian Topalli, ishte e ftuar e nderit per te performuar disa vargje nga Fishta.

Gjurme te erreta

Mungesa e dokumenteve te hershme shqipe na ka lene gjurme te erreta. Deshmia e pare e gjuhes tone na vjen pikerisht prej shekullit te 15 nepermjet imzot Pal Engjellit "Un te pagezoj ne emer te atit e te birit e te shpirtit te shenjte". Fjale te thjeshta, fjale kuptimplote, fjale te madherishme. Dhjetera breza shqiptaresh, qe nuk do t'ua dime dot kurre emrat kane lindur, jetuar, mbijetuar, dashuruar, punuar, vdekur ne kete vend horizontesh te dhembezuar, majash te larta, shkembinjsh te thiket, fusha te vogla, rrethuar me male dhe gryka bore shume. Kjo u dha te drejten ta quanin vendin e tyre "Toka e Shqiponjes" ose Shqiperia. Kaq ekzotike tingellonte ky kumt saqe Uilliam Shekspiri, qe nuk e kishte pare kurre ndonjehere Shqiperine... do t'i vendoste personazhet e fabules se tij tek "Nata e Dymbedhjete" pikerisht ne Iliri, ne ate vend qe gjithkush e dinte se jetonin paraardhesit e ilireve, shqiptaret.

Nuk ka komente: