e enjte, 31 dhjetor 2009

Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"


E Diele, 20 Dhjetor 2009

"Jam Pater Fishta qe them urate me gishta!" eshte anekdotologjia, fryt i nje pune shumevjecare, qe ka pergatitur per botim shkrimtari dhe studiuesi Kujtim Dashi. Ne te jane perfshire: anekdota nga Gjergj Fishta dhe per te; fragmente nga publicistika e proza e Fishtes, qe jane treguar dhe mund te ritregohen si anekdota; impulse fishtjane nga vepra satirike dhe publicistike e tij; biobibliografi e zgjeruar per Gj. Fishten, si dhe vleresime per vepren e Gj. Fishtes.

Bashkekohes e studiues te Fishtes kane vene ne pah prej kohesh se per te jane krijuar e tregohen shume anekdota, disa te verteta e nje pjese e madhe te trillueme prej fantazise se popullit, apo qe ia kane ngjitur atij duke i marre prej ndokujt tjeter, sic ka ndodhur e ngjet zakonisht me kete zhaner. Njerezit kane kerkuar gjithnje, qe ne qender te anekdotes te kene si protagonist nje figure shume te njohur, te besueshme e sa me popullore, e thene ndryshe, e patundshme; ndonje politikan i sotshem do te thoshte gjitheperfshirese. Kjo deshmon per prirjen e vecante te Fishtes ndaj humorit, zgjuarsine e fantazine e pasur, gjykimin e mprehte te tij, si dhe per pervojen e madhe jetesore, aftesine e rralle improvizuese, cka misherohet ne batutat e tij te befasishme, pikante dhe jetegjata, qe jane percjelle nga brezi ne brez deri ne ditet tona. Volteri thoshte se anekdotat jane si kallinjte qe mbeten fushes se historise pasi kalon drapri i te korrave. Pra, ne kete rrugetim te gjate edhe nese eshte shtuar dicka ne "kallinjte" fishtjane, ne cdo rast, krijuesi, me siguri, ka pasur mire parasysh nje "kuote" a nje "reference" nga Fishta dhe, me siguri, eshte munduar gjate qe t'ia atribuoje apo jo atij. Pavaresisht nese jane origjinale apo jane te krijuara prej te tjereve qe e kane njohur ose jo Fishten, fakti qe ky repertor fishtjan gjallon ne kujtesen e njerezve njekohesisht me vepren e tij poetike, satirike, dramatike, publicistike etj., ende sot e kesaj dite, e rendesishme eshte se ato bartin deshmi autentike biografike dhe nje qendrim te vecante receptiv te vepres se tij letrare e shoqerore; ato mund te vleresohen edhe si nje kronologji humoristike e jetes se Poetit dhe te preokupimeve te medha te kohes, i pranishem ose jo edhe ai ne to. Te drejtperdrejta ose burimore, do t'i konsideronim ato anekdota te mbledhura prej Fishtes, ose prej atyre njerezve, te cilet kane pase miqesi te ngushte, ose kane botuar kujtimet e tyre per te, sidomos pas viteve '90 te shekullit te kaluar, te cileve, sic thote Stefan Shundi, "mund t'u besohet verbtas", si dhe ato pasazhe te shkeputura enkas nga publicistika e tij, te cilat ne substance perbejne fabulen e nje anekdote, skice a tregimthi humoristik e qe, sic kam verejtur, tregohen "me pak fjale" edhe sot e kesaj dite nga njerezit si anekdota. Bibliografia e pasur (afro 200 zera) dhe variantet e nje fabule, te vjelura drejtperdrejt, te publikuara apo te mbledhura ne arkiva shteterore e personale, ne monografi a libra memuaristike deshmojne per besnikerine ne zbatimin e principit te autoktonise te kesaj pasurie humoristike fishtjane.

Teksa pyesim autorin e anekdotologjise "Jam Pater Fishta qe them urate me gishta" se kur do ta kemi ne duar kete liber te cmuar, ai me humor na thote, se "Une punen time thuajse e kreva. U be nje kohe e gjate qe kam "qepur strajcen" per ndonje mbeshtetje financiare nga dashamiresit e panumert te Fishtes. Mbase kujtohet ndokush...N. Gogol thoshte "Nga te qeshurit kane frike te gjitha pasionet tona te uleta. Le t'i kthejme se qeshures rendesine e saj te merituar".



Nga Kujtim Dashi

Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u

lane teper thonin me u rrite.



Zyrtar i pabese.- Na shkruajne prej Mirditet, se nje Mydirri t'atjeshem i ishin kene rrite thojt pak per s'tepermi, si me thane se ka dale hajn; per t'cilen pune Qeveria ja ngjiti thojt edhe e burgosi, megjithe do Muftare te nje katundi t'Mirdites, per arsye qe ai kishte vjedhe e kta i kishin mbajte thesin. Tuje kene qe ky lajm nuk na vjen zyrtarisht, keshtu, per sot, nuk po ja zame emnin ktyne batakcinjeve. Vec cka se s'mundena me ndeje pa e kja me lot ket rrezik, qe aty ktu, po i ndodhe popullit Shqyptar, me kesi zyrtaresh t'pandershem e batakcinje. Njani nder shkaqe ma t'forta, neper te cilat rrenohet shtepia e robit, asht, pa dyshim, hajnia mbrenda. Si t'rrin gjindja e shtepise tuje vjedhe shtepine e vet, asht e ditun, se ajo shtepi shkon dam e bahet mos me pase cka me i hanger mini mbas darket. Kshtu edhe kur kesi zyrtaresh batakcinje, qe jane amanetqaret e Qeverise, vjedhin popullin a Qeverine, asht e ditun se Shqypnia rrenohet e shkon si asht ma zi. Prandej asht mire qe zyrtareve, te cileve t'u kete ardhe ndonje here era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.



Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.



Kendojme nder fletore se nje miliarder amerikan, i quajtur Valter Rothshild, ka fillue me mbledhe pleshtat e botes. Ka nise me ba, nje koleksion pleshtash; deri sot burri i botes ka mberrite me mbledhe tok rrash tri mije krene, duke i pague edhe shtrejte fort. Vetem per nje plesht, qe eshte ne trajte te lunderzes, ka pague kurrgja ma pak se 15.000 frank. Per tre pleshta te tjere, qe ja solli nje fatbardhe kanadez prej Polit te Veriut, lau 3000 frank ne kambe e ne dore. E pra, ne Shqypni e nder diplomate te Europes...kishte me i gjete edhe pa pare.- Me pague 15.000 frank per nje plesht sot, qe shekulli mbare asht tuje u rreshke prej ujet2, nje pune kjo qe shpjegon ma se mirit, se cka asht v l l a z n i a ne kulture te sotshme!

__________________

1)Shale, Shosh-fshtra ne Dukagjin te Shkodres.

2)uje-urie.



Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân

-Ne treg te malcis-



Malcori.- Po kjo Tirana ku do te jete?

Gjytetasi.- Po as kaqe e gjâ nuk e din se Tirana âsht kryegjyteti i Shqypnis?

M.- Hek! Masi kryet Shqypnija e paska ne Tirane, po bishtin ku do t'a kete?

Gj.- Jo more Sokol, mos e kujto punen keshtu, pse Shqypnija se ka as krye as bisht, por deshta me thane se atje ne dhè te kuq rrine te paret e paret e Shqypnis.

M.- Hak e pernjimend, me kane thane se atje jane napulanat e kuq si bari ne bashtine, po na kah pernjimend jeme ne dhè te zi, qyshe se po kemi zi parje e zi buke.

Gj.- Po a s'e din ti, se Shqypnija, si flamuri i saje âsht kuq e zi?

M.- P'a ndigjoma i'fjale: kur te shkojsh ne Tirane m'i le te fale me shndet te parit te Shqypnis, se...i Shqypni t'eger e te zeze nuk ka c'e bân.

Gj.- Drue se se kam me muejte more Sokol, pse ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân.



"Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban

gjurme kahe e mira."

-Ne log te kuvendit-



B a j r a k t a r i.- merr fjalen- e tuej e shkunde mbi gur kamishin e duhanit, zen e thote: Pra me giase se nuk do te mund i gjindet kurrkund rrfana ksaje Shqypni! Mana por moti i mire shifet ne nadje, e m'a thote mendja, se nuk do te mund te shkojme fort giate me si ja keme nise: qep nji pllame e shkep nji pash.

- Gjofti rrfeja, po c'je kahe thue, ja pret M i c a n i, pa'j duhet me kene Shqypnija e ngatrrueme si floket e dreqit, per me vojte puna si c'thue ti Bajraktar. Sod per sod kush ka pare ka cajre, e po t'i kite Shqypnia paret e krajlave, s'pat me hanger pula gur nder ne, por pat me hanger qeni pogace, si motit, pse si i thone nji kajges:ne te pvetet kush se si asht jeta, Shqypni e kom po ish kuleta.

- L u l a s h i.- Mana por kurrkund s'ja ke gjuejte lum Micani, se qe besa e burrave parja s'ba pare ne Shqypni tone, pse duhet me pase ma shum mend se dhen, e parja pa zot, asht si shiu qe bjen kot, e dere te thohet per Shqypni, se shpija u dogj, por lum kush mund te zehet, s'na prodhojme as paret as visaret e te tane krajlave te gjitha tok me i pase.

- Lumti goja, or Lulash - ja kthen me nji here G j e l o s h i - Ku s'e njef qeni te zone punet nuk kan si shkojne mare, e per me ja gjete fijen lamshit, kish me dash me fillue per se marit, tuej vu dore e tuej hjeke e ndrrue: e zyrtare, e te pare e shkollare a si po u thone te gjith atyne, te cillet nuk po lane Shqypnin me cue kryet as me marre fryme.-

- Shitofti zana se nuk je kurrkund kahe ja giet, ja pret S o k o l i, se mana vendi nuk mahet pa kren, me sa shpija pa tren, edhe po u terrnuekan te gjith ashtu si thote Lulashi, por hik prej shiut e del ne breshen, se kish me pase kush me i gia e kish me u gjete kush me i sha.

M i c a n i, A di si?

S o k o l i: He...

M i c a n i: Si kish me dale puna me pase per t'u cue fjale krajlave? Se me dashte ata...puna kish me u ndreqe ne kame e ne dore.

- L u l a s h i, Kurrkund nuk je me ta, lum Micani, se per pa ju lige ora Shqypnis nuk ka si bahet ata c'mendon ti. Krajlave me giase iu asht lidhe Shqypnija, e diku prej inadit, diku prej prej droje te shoshojt, ham dr...c'paca, as jane ata qi e carsin as ata qi e ndreqin Shqypnin. A jeme kund na vete, se per krajla?...Keme vojte pralle, e keme dale fisit e bajrakut.

B a j r a k t a r i tuej dhane marrim kuvendit: Mana por lumti goja, or Lulash, se kuvendi e urtia po te shkote per gjak e per piri, edhe 'asha at Sh'Marrabee, Shqypnin ja do t'a ndreqin Shqyptaret, ja s'ka kush ven dore ne te. Por per me zane mend Shqyptaret lypet bash do kohe e duhet edhe mjaft do mund, pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira.

________

kamish (turq.)-cibuk i gjate



Shka len prej micet gjuen mi





- Babe, sa pune lypen per me kene shqyptar i vertete?

- Nuk lypen pune por fjale.

- Po, fjalte i merr era, more Babe, e Shqypnija nuk asht vec nji fjale per t'u fole.

- Mire e ke, se Shqypnija nuk asht fjale, por asht pare, e per me fitue pare, e per me fitue pare me spol, lypen pak pune e shum fjale.

- E po cfare fjalesh? A fjale shqype a te hueja?

- Shqypen mjafton me e percape, te huejat duhen me i dijte.

- Pra shqyptar i vertete dashka me thane me diejte Italisht, Slavisht, Greqisht e Turqisht.

- Mos harro: edhe me kene i zoti me e percape shqypen.

- E si percapet giuha shqype?

- Shqym njashtu si ja ban kuer te soset djathi e te mete buka that, percape fort per me te ndi e me te dhane nana tjeter, percape perdhuni pse nuk t'a ka ande buken por i lakmon djathit.

- Pra msuesi na thot ndryshe ne shkolle, se nierin e ban kena e jo duka, e se nuk mjafton me shite atdhetarizem me fjale, por duhet me punue per Shqypni.

- Aj asht ne e Lekes he krahthate! Po s'punove per vedi, ke mete ne zall ti me gjith Shqypni. Shka u qiti Shqypnija atyne qi u borne mas saje?

- Pra lum baba masi nuk i dashka zane bese msuesit, kot se me con ne shkolle.

- He...ti je i vogel more bir e nuk din ma giate. Msuesit merri fjalet, por me punue, puno si te thote Apa:

Un per vedi e te gjithe per mue

Dy ne dore e tri ne thue.

- Besa more Babe, fjalet tua nuk dij me i marre vesht e ata te msuesit me vine te kollajta. Por kuer te rritem tash mendoj me mend te mija.





Kur s'ke c'me ba, luej deren





Puntori.- Shka don me thane qi kurr s'mund e mora vesht punen e ksaj dreq Shqypnijet! Kur me permende kush Ameriken e di se asht vendi i pareve, Inglizin e mbaj per njeri diplomat e politiket, po foli kush per Alleman (Gjerman), me ve' me nji here mendja te puna e te dieja, e kshtu per c'do nahije dic m'epet me thane e me mendue, por Shqypnia, per mua asht si prralla e Gjo Mar'Shkalles.

Zyrtari.- Shko mor budall; ti s'din me i dhane gomarit uje, jo ma po don me i kuptue se shka asht Shqypnia. Shuej aty, se besa po gjene shka lype.

P.-Po, more Zotni, ani se un s'po dijkam gja, por un kam ndi tuej e ba ket ankim edhe disa qi per kahe dieja s'preken me pupel. Hajde se po e lam ket pune, por ne mos tjeter a din me me kallzue a ka kund Shqypni?

Z.- Ty me gjase, mas hallit, te paska lane edhe mendja; po si pvete a ka Shqypni, mas topave qi jane shpraze e mas ligjeratave qi jane majte me 28 Nanduer! Balonat kan ardhe, ingjinerat kan fillue m'u perda, parlamenti vijon cashtjet gjithnji e per shpejti do te keme edhe asamblen komtare. Mandej a s'i ke ndie ti urdhnat e cpallun e plakatat e vume, a s'ke pague kurrnjihere, vergi, iktibari, e shka di un tjeter ma. Te gjitha kto jane per Shqypni e ti vjen e me pvete a ka Shqypni!

P.- Besa nji Zot por e din se shka do te hjekim per pagesa, por thace se po kallzon se ku shkon gjithky mund qi bahet e gjith kjo pare qi derdhet. Z.-Mos e tierr ma gjate lum djali, se ke preke nder tela. Shqypnija per me u majte ka nevoje per zyrtare, zyrtaret do te paguhen prej popullit, e se si ja ban mandej populli per me pague aty din vete. Por paguej e mos druej.

P.- Pra masi kenka puna kshtu, me ve' mendja me u ba ma shqyptar tuej gjete ndo'j zyre.

Z.- Rri more krah thate, rri ne zanate qi te la yt ate. E po ti zot e un zot, gomarin kush e kullote?

P.- E po, njimend se ma i madh hatri se topuzi, por besa kur s'ke c'me ba, luej deren.



Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje

Nji qylahxhi, para se me cile dugaje m'vedi per qylahxhi, duhet qi per do vjet te kete ndeje shegert me ndonji qylahxhi; pse ndryshe bota s'e njef per qylahxhi. Por edhe per me kene kallajxhi, duhet me pase ndeje vjet e vjet shegert me ndonje kallajxhi e me pase nxane se si bahen e si kallajtisen sinijat, tepsijat, kusijat, legenat, jibriket, fulteret etj.; pse per ndryshe nieri s'kishte me u njofte per kallajxhi. E kshtu te thuesh per likuraxhi, shkarpaxhi, samarxhi, bosaxhi etj. Due me thane se, per c'do zanat qi do me kape nieri, duhet nji fare pregatitje gjithkund, por edhe ne Shqypni. Vetem asht nji zanat qi ne Shqypni s'lype kurrfare pregatitje: letersija! Jo, po; nja 90%ne Shqypni mendojne se, per me kene letrar, s'lypet tjeter vec karta, penda, mereqepi, ngaeja, e mos me pritue nji c'do kryematare me shtrue at karte m'tryez, me perla at pende ne dore, me u zhyte ne mereqep, e mbasandej me te bje kryq e terthuer kartave, shkarravite kund 70-80 faqe tane fjale bihude e ne nji shqype te garavaxhzueme, e atehere botoj, e shkruesi ngrifu per "auktor", breje hekur m'Ministrin e Arsimit, po s'i dha ndonjifare shperblimit 50-100 napolonash-pak me thane-per at pacaver! Tash kshtu puna s'hece-e as s'do te hece; pse pernjimend po bahemi gazi i dheut. Per me u mbushe mendjen nji pale shqyptareve, pra, se per kene leterat nuk asht mjaft te keshe nxane me kendue e me shkrue, tash e ma vone due me u pru ne HD disa piksime estetike mbi zejen e fjales a se se thanmes, prej se cillave ka me u pa, se letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje.

"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je."

"M'kallxo me ke shkon, e t'kallxoj kush je", ka thane i mocmi; pse shoqi me fjale e me kshille t'veta kadale e kadale t'a ndrron mendjen e t'ban per vedi. Prandej me gjith arsye mundem me thane: m'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je; pse edhe libri, si shoqi, tue t'fole e tue t'kshillue me shkrola t'veta, kadale e kadale t'a mbushe mendjen e t'ban per vedi. Sikur nieri, pra, para se me lidhe miqsi me nji shoq, do t'a njofe se c'nieri asht; kshtu para se t'vehet me kndue nji liber, do t'a dije se c'faret asht libri, a i mire a i keq, per mos me u vue n'rrezik qi me kene rrejte e mahite prej s'i...E pra sejcilli shqyptar, (sidomos sod), kishte me dashte me kene i dijshem. Por asht halli, qi s'del kush i dijshem, po nuk u mundue me xane; pse si thone Anzat e Parnasit: "S'a ba i dijshem kush pa hiri,/Ndeje peshtete e tuj njefe miza.

Si shpetoi "kapitali" i dijetarit



Editorialin e "Posta e Shqypnies", te dates 13 tetor 1917, me titull "Shqypnia e kultura", Gjergj Fishta e nis me ngjarjen e meposhtme:

"Kallxohet se motit kishte pase kene mbyte nje barke ne det e, se nder ata njerez-e shumta tregtare-qe i kishin pase shpetue rrezikut, por qe gjaja u paska pase kene mbyte krejt ne det, paska pase qellue edhe nje dijetar. Mbasi u pat kalue droja e rrezikut te jetes, tregtaret ja nisen me qa me lot per gjane qe u kishte humbur, pse tuje pase mbet gisht, kurrkund s'ja shihnin gjasen vedit, se si kishin me mujte me jetue mbi shekull; vetem dijetari nuk bante as ankim as vaj. Si mundesh me ndejte pa qa, i thanka njani asi tregtaresh, mbasi edhe ty t'asht mbytun ne det cka pate? Nuk qaj, i pergjigjet dijetari, pse une kapitalin tim, qe asht dija, e kam shendosh e as me mbytet ne det, as me humb m'toke. Edhe njimend s'rrejti me ate fjale; pse, ne te parin qytet qe u ndal, celi nje shkolle, neper te cilen mandej jetoj zotnia nja per nja si perpara.

Por s'di si ishte da ky dijetar me gjithe dije te vet, po ta kishte qite ora me u kape s'parit mbas atij rreziku m'breg te Shqypnies. Kujtoj se kishte vdeke ujet, a se mos tjeter, i ishte dashte me dale e me lype dere per dere, si ata te tjeret shoke te tij tregtare; pse shkollat, si motit, si deri te gjithe diten e sotshme, s'jane mbajte per gja nder ne".



"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



"...E kush asht ma i lire se jevget ose gabelet? As cajne kryet per mbreten e ministra, per taksa e te dhjeta, per pasaporta e lejekalimi, edhe lirine e vet sot s'e nderrojne per cdo gjeje tjeter jete sado te gezueshme, por qi t'ua pengoje kete liri...jevket e gabelet nuk jane gjakse: s'vrasin kend per inate, as mbas shpine per para, as me pushtue toket e robte e ships se huej...E vertete se kta vjedhin, por shka? Ndo i zog pule, ndo i kemishe n'gardh-gja per me veshe a per mu u ushqye; se ktyne edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"



Shkoder.-Ne Shkoder punet si nje here, nje here: rrena, pluhun a balte, kuaj e katana, muzika, peca1 e..."Rrofte Shqipnia!" sa te duesh; por pune, pa te cilat s'ka si rron Shqipnia, pak e aspak. Gjindja jane ndeje hijeve pa pune, tue prite me goje hapet, si zogj pellumbash, pale se cka po u bje nana-vida Europe; por...per nje here...prit Zot, vec mizat; pse, (me c'andrra po shihen), vone e vone, u shqyen gurmazesh, tue fole per Shqipni e tue punue per vete, por c'dobi! Per Shqipni s'po ka pune e per atdhetare s'po ka pare. Pazari i Shkodres asht ba tamam Club me pi kafe e me ca llafe...politike. Oh po! Per politike mos pyet! Ketu politike sa te duesh. Pa pase nxane gja politike, cdo kopuk do me dale Bismark: pa iapase ndie emnin strategjise, cdo kulifickan2 i keq, ba prej lengates mos me u gjete qen qe me hanger, flet, more djale, per pune lufte si me qene nje Velington, nje Napoleon, nje Moltke, Togetof a Togo, shi me ta ba kryet per voe3. Por, ele4, me te qite rreziku me neje me ndonje asish, qe ka pa anderr se asht i dijshem, prej se, kur pati qene ne shkolle, ka pase shqye ndonje kartel5 a thye ndonje tabele, atehere, po, se nuk i di maje vetes, kaq dijen e filozofine e politiken e madhe qe peshtyn prej goje. Ta ndan shekullin fele-fele6, si me qene tue nda nje shalqi Stajke7, i ngaterron e i shkaterron krajlat shok me shok, me te vojte mendja se atehere po kerset lufta e po bahet nami; por, kur fundi, vec n'i kriste zorra ne bark atij prej se thati, se kurrkush s'lot vendi.

E tue qene qe ketu rregullohet politika, jo mbas interesash te vendit, por mbas leverdise se secilit, cdo pune qe ndodh, kaq dredhet e shperdridhet, e shtohet e vogelohet e zbukurohet, sa mos me mujte ma me dite se cka asht rrene, se cka asht e vertete. Prandaj kesaj here s'po veme lajme Shkodre; pse druem se vihemi ne rrezik me thane ndonje rrene: cka kishte me qene kunder amtyres8 se se perkohshmes sone.

___________

1)peca-lecka

2)kulifickan-tuberkuloz

3)me ta ba kryet per voe-per ta bere koken dhalle.(voe-veze)

4)ele-sikur

5)prejse-nga qe.

6)kartel-fletore.

7)fele-fele-thela-thela.

8)Stajka-fshat i Shkodres.

9)Amtyres-natyres.



* * *



Permbajtja

1.-Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.

2.-Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.

3.-Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân -Ne treg te malcis-

4.- "Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira."-Ne log te kuvendit-

5.-Shka len prej micet gjuen mi

6.-Kur s'ke c'me ba, luej deren

7.-Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje 8.-"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je." 9.-Si shpetoi "kapitali" i dijetarit

10.-"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."

11.-Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"


Koha Jone

Nuk ka komente: