e diel, 29 qershor 2008


Gazeta Albania

Instituti IDEA bën lobing për Beratin në UNESCO



Instituti IDEA ka zhvilluar një fushatë për mbledhjen e mijëra firmave mbështetëse në qytetin e Beratit, ku qytetarët Beratas dhe të tjerë nga Shqipëria do të hedhin firmat e tyre, “Në librin e Bardhë” që do t’i dorëzohet përfaqësuesve shqiptarë për ta paraqitur në UNESCO, si një element kryesor i përfshirjes së qytetarëve në këtë proces. Kohët e fundit, IDEA, ka nisur një fushatë mbështetëse lobingu për përfshirjen në pasurinë botërore të kulturës nga UNESCO. Madje, instituti i ka dërguar edhe një letër të hapur Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s, që mblidhet në Kanada nga data 2-8 Korrik. Në letrën e Institutit IDEA dërguar Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s në Kanda mes të tjerash thuhet: “...Një nga perlat e historisë shqiptare, pa dyshim është Berati, qyteti i njëmijë dritareve. Qyetet, origjina e të cilit rrjedh nga shekulli VI Para Krishtit. Në shekullin XVII Berati u bë një qendër e rendësishme për përpunimin e drurit në rajon gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Në shekullin XIX, Berati ishte një vend i rendësishëm për fillimin e rilindjes kombëtare Shqiptare. Ndërsa në vitin 1944, kur komunistët kontrollonin Këshillin Kombëtar të Luftës Anti-Fashiste, deklaruan në Berat se ky keshill ishte qeveria e përkohëshme e vendit, duke sinjalizuar kështu fillimin e diktaturës së gjatë të Enver Hoxhës. Këto ishin vetëm disa grimca nga historia e pasur që bartin muret, shtëpitë, kishat dhe xhamitë e Beratit. I banuar që prej 14 dekadash, Berati është krenaria e vendit dhe njerëzve të vet.” Më tej, në letrën e saj, IDEA shprehet se “Me rastin e promovimit të një aplikimi për Beratin si pasuri botërore, që ne shpresojmë se do të vendoset në takimin e radhës së Komitetit të UNESCO-s, fushata e firmosjes së peticionit do të organizohet nga ne duke i dhënë mundësinë publikut të gjerë të tregojë mbështetjen e vet për këtë çështje dhe shpresojmë të kemi mundësinë të ndajmë me ju një libër me firma nga populli shqiptar në 8 korrik, kur do të paraqitet rasti i Beratit nga përfaqësuesit shqiptarë. Ne menduam këtë si mënyrën më të mirë për të ndarë me ju gjithë energjinë pozitive që ndjemë kur flisnim me njerëzit e Beratit për qytetin e tyre pasuri botërore.”



28 Qershor 2008

Nuk ka komente: