e shtunë, 23 shkurt 2008

Babai i Edi Ramës, djali ilegal i Ahmet Zogut, dhe testi i ADN

PDF Printoje E-mail
Gazeta "SOT"
Wednesday, 26 December 2007
Image

Nga Kastriot Myftaraj

Edi Rama, nipi i shoferit të Mbretit Zog, si karikaturë e Hamletit dhe mishërim i Figaros
Në Kongresin e PS, në vitin 2005, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, Edi Rama bëri një nga ato gjeste që i kanë dhënë famë. Në transmetim direkt televiziv, ai, kur u çua të fliste, iu drejtua një nga punonjësve të Pallatit të kongreseve, që të hiqte fronin e vogël që ishte vënë tek podiumi që folësit të dukeshin më shtatgjatë (një traditë kjo e PPSH ku pjesa më e madhe e lidershipit përbëhej nga njerëz shtatshkurtër), duke i thënë: “Hiqeni këtë se unë nuk kam nevojë, madje do të më duhej e kundërta, një gjetje që të dukem më pak i gjatë!”Me këtë gjë Rama donte të ironizonte dhe të prekte kundërshtarin e vet kryesor, Fatos Nanon që është shtatshkurtër, por në fakt ai fyeu dhe një pjesë të madhe të pjesëmarrësve, që ishin shtatshkurtër, duke qenë se PS ka më shumë njerëz nga Jugu, që nuk janë shtatgjatë. Në këto momente dikush në sallë tha një batutë që e dëgjuan pak vetë, që qeshën, dhe që nëse do të ishte dëgjuar nga teleshikuesit, do të kishte qenë një pay back meritor për Edi Ramën. Batuta ishte: Në rast se këtu do të kishte qenë gjyshi i tij Vlashi, babai i Kristaqit, do të kishte pasur nevojë për fronin po aq sa Bashkim Finoja! Por se si ka ndodhur që babai i këtij djalit dhe ky vetë, dolën burra kaq të gjatë! Gjyshi i Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, ka qenë shoferi dhe njëkohësisht bodyguardi i Mbretit Zog. Vlash Rama ka qenë në vitet njëzet të shekullit të kaluar, kohë kur në Shqipëri kishin hyrë shumë pak autovetura luksoze, madje shumë pak automjete, ndoshta shoferi më i mirë i autoveturave të shpejtësisë së lartë. Ky pasion iu kultivua në Itali, ku i ati e çoi me studime, por që Vlash Rama nuk i kreu se u rrëmbye nga magjia e autoveturave të shpejtësisë së lartë. Në vend të diplomës ai solli në Shqipëri një nga autoveturat e para luksoze të shpejtësisë së lartë. Në atë kohë Ahmet Zogu e kishte të vështirë që të gjente një shofer të aftë dhe të besuar, pasi shoferët ishin shumë të paktë në Shqipëri. Kështu që Zogut pranoi propozimin e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Pandeli Evangjelit, i cili kishte miqësi me me familjen e Vlash Ramës, që ta merrte këtë të fundit si shofer personal. Mbreti shtatlartë, dhe shoferi i tij personal shtatshkurtër, u bënë një dyshe e pandarë në udhëtimet e mbretit. Për ta lidhur më tepër pas vetes shoferin e tij të ri, Ahmet Zogu e martoi atë me një nga kamerieret që punonte në vilën e tij të Durrësit, e njohur si Vila e Zogut. Kjo kameriere, e cila ishte njw femwr shumw e bukur, që në moshë shumë të re kishte shërbyer dhe pranë gruas së Princit von Wied, kur ky erdhi në Shqipëri në vitin 1914, dhe kur Princi von Wied u largua nga Durrësi, për shkak të sulmeve të rebelëve islamikë, ajo së bashku me një pjesë të personelit, ra robinë e njerëzve të Haxhi Qamilit, të cilët e liruan me ndërmjetësinë e Ahmet Zogut, që ndërhyri me kërkesën e të afërmve të saj nga Shkodra. Pas lirimit, kameriarja e re, qendroi disa kohë në sarajet e Zogollëve në Burgajet, ku u mësonte motrave të tij mënyrat galante të sjelljes. Duke konsideruar dhe këto lidhje, Ahmet Zogu e ka dashur këtë martesë, edhe për ta kontrulluar shoferin e vet personal me anë të një njeriu shumë të besuar për të. Ahmet Zogu u tregua shumë bujar me çiftin e ri, duke u bërë dhurata të shtrenjta, por ndërkohë i kërkoi shoferit të vet të parapëlqyer që mos ta largonte gruan nga puna, se ajo me përvojën që kishte ishte e domosdoshme, duke qenë se instruktonte dhe koleget e saj të punës. Si shpërblim shtesë Zogu i lejonte Vlashit që kur nuk ishte me shërbim pranë mbretit, të provonte kur dhe sa kohë të donte veturat e shpejta dhe luksoze të parkut të Ahmet Zogut, gjë që e kishte pasion. Kështu që Vlashi për pjesën më të madhe të kohës ishte larg familjes së tij të re, e cila ishte nën kujdesin mbretëror. Në këto rrethana, në vitin 1932 çiftit të ri i lindi një djalë, i cili ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili nuk do t’ i ngjiste të atit as në shtat dhe as në pasionin e tij për automjetet e shpejtësisë së lartë. Mbreti Zog tregonte një dashuri të jashtëzakonshme për djalin e shoferit të vet, dhe në oborrin mbretëror këtë gjë, që binte shumë në sy, dhe që u bë shkak që të fillonin të qarkullonin fjalë të papëlqyera për reputacionin e mbretit, e shpjegonin me atë se Mbreti Zog me këtë kompensonte mungesën e fëmijëve të vet, pasi ende nuk ishte martuar. Shpesh herë, nëna e Kristaqit detyrohej që ta çonte djalin e saj tek Ahmet Zogu, se ky kishte për t’ i bërë ndonjë dhuratë, ose për të luajtur me të. Por, që në ditët në prag të martesës së Mbretit Zog, në vitin 1938, kur në Shqipëri do të vinte nusja e ardhshme e mbretit, Geraldinë Appony, djali i vogël i shoferit të Mbretit Zog dhe nëna e tij nuk u panë më në pallatin mbretëror, për arsye që u komentuan në mënyra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Në anën tjetër, Mbreti Zog, duke dashur që shoferi i tij besnik, i cili ishte shumë krenar për dashurinë që mbreti shfaqte për djalin e tij, të mos prekej nga kjo gjë, e lejoi të lëvizte lirisht me “Mercedesin” që Adolf Hitleri i çoi Ahmet Zogut si dhuratë për martesë. Lufta e Dytë Botërore do të sillte shumë ndryshime në fatet e njerëzve, dhe kështu bëri dhe me djalin e shoferit të Mbretit Zog, i cili e kaloi një pjesë jot ë vogël të kohës në fëmijërinë e hershme në gjunjët e mbretit. Me ardhjen e komunizmit në fuqi në Shqipëri, djali i ish-shoferit të mbretit, studioi në Bashkimin Sovjetik, dhe u bë skulptor, duke qenë autor i monumentit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku një grua me krahun e ngritur lart ku mbante një yll të kuq, simbolizonte triumfin e pushtetit komunist, që ia ndaloi Ahmetit Zogut kthimin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë ironitë e historisë. Koha dhe politika, bë bashkëpunim, nuk pushojnë së krijuari kombinacione nga më të çuditshmet. Kështu, në Tiranën e periudhës së paskomunizmit, u rikthye djali i Mbretit Zog, i cili u vendos në ish-pallatin mbretëror, ndërsa nipi i ish-shoferit të babait të tij, mbretit, tashmë ishte bërë kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe do të bëhej kryetar i partisë më të madhe të opozitës. Selitë e të dyve, pallati mbretëror i rikrijuar dhe Bashkia e Tiranës, do të ishin jo më tepër se dyqind hapa larg njëra tjetrës. Në këto rrethana, mes të dy njerëzve që i lidhte një e shkuar misterioze, filloi një luftë në distancë, që për njerëzit që dinin diçka më tepër nga ngjarjet e çuditshme të së shkuarës, u bë shkak për komente anekdotike. A ishte vërtet Edi Rama kaq i interesuar për lulishten në krah të ish-pallatit mbretëror apo kishte dhe motive të tjera, që e shtynin në këtë betejë? A mos ai, ashtu si një karikaturë e Hamletit pa “fantazmën” e vet, që iu shfaq në trajtën e fakteve nga e shkuara, për t’ i treguar disa gjëra që e tronditën atë, dhe që e vunë në pozitën e atij personazhit të komedisë së Bomarshesë, “Martesa e Figaros”, kur zbuloi enigmat e e situatave që i paraprinë ardhjes së tij në këtë botë? Prandaj, Edi Rama tash kërkon si “Hamlet” hakmarrjen e tij, në mënyrën e vet? Një tjetër fakt që të bën të dyshosh për këtë gjë është se Edi Rama dha viston për projektin kriminal të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që po zbatohet tash, që të cenohet ndërtesa-monument culture e ish-ndërtesës së bibliotekës së vjetër të Tiranës, që është në Rrugën “Presidenti George Ë. Bush”, dhe që është shëmtuar duke iu shndrruar në derë një nga dritaret e mëdha në krah të derës kryesore, duke u prishur simetria arkitektonike. Kjo ndërtesë ka qenë Pallati i Princeshave, ku banonin motrat e Mbretit Zog deri në 1939. A mos ndoshta Edi Rama, për këtë arsye, e shikon shëmtimin e kësaj ndërtese si pjesë së hakmarrjes së tij, kundër mbretit, në rolin e karikaturës së Hamletit? A ka arsye Edi Rama që ta urrejë Mbretin shtatgjatë Zog, dhe njëkohësisht t’ i jetë atij mirënjohës, që nuk ka nevojë të ngjitet mbi fron kur flet në podium, për t’ u dukur shtatlartë, madje ka problemin e kundërt, si të qendrojë, që mos dalë aq shumë mbi podium, sa të gjendet në pozitë jokomode? E gjithë kjo histori është një subjekt frojdian. Edi Ramën ajo duhet ta ketë tortuar që në rininë e hershme, kur ka dëgjuar nën zë të përmendet ajo, dhe kjo është ndoshta shkaku kryesor që ai ka shprehur dyshime që në rrethana të tjera mund të ngjajnë si paranojake për babain e tij, për të cilat në vitin 2005, ai pati një shkëmbim të ashpër replikash me Mero Bazen në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan. Unë kam gjetur 100 paralelizma mes Edi Ramës dhe Adolf Hitlerit, por konflikti që secili prej tyre ka pasur me babain e vet, është një tjetër paralelizëm kurioz. Nëse çmimi “Kryetari i Bashkisë” më i mirë i botës që fitoi Edi Rama para disa kohësh, falë një votimi në internet, do të kishte qenë diçka serioze, dhe jo përrallë në internet, ku për Edi Ramën votuan rreth 6000 vetë në një botë me gjashtë miliard njerëz, nga të cilët së paku një në dhjetë janë përdorues të internetit, atëherë gazetarët nga e gjithë bota që do të vinin në Tiranë për të kërkuar të dhëna interesante për jetën e Edi Ramës, do ta gjenin shumë interesant faktin që kryetari i sotëm i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama është nipi i ish-shoferit të Mbretit Zog, dhe që sot është në një konflikt me trashëgimtarin e Mbretit Zog, për çështjen e një lulishteje në anë të pallatit të dikurshëm mbretëror që i është kthyer Leka Zogut si trashëgimtar i familjes mbretërore. Kjo është një histori si në romanet e Aleksandër Dumas. A do ta shkruajë dikush këtë histori? Në fakt do t’ ia vlente një libër për më të mirin kryetar bashkie në botë. Edi Rama është një subjekt shumë interesant dhe intrigues, duke qenë njëherësh mishërim i ironive të historisë dhe i personazheve më tragjedisjellës të saj, për shkak të analogjisë së tij fatidike me Adolf Hitlerin.

Konkluzioni i Arian Çanit për Edi Ramën, si nipi i Ahmet Zogut dhe investigimi i mëtejshëm

Arian Çani, në shkrimin e vet «Edi Rama nipi i mbretit Zog? Unë nuk e besoj», të botuar në ditoren «Panorama», në 21 dhjetor 2007, ku komenton shkrimin tim «Edi Rama, nipi i shoferit të Mbretit Zog, si karikaturë e Hamletit dhe mishërim i Figaros», i botuar në ditoren «Sot» në 14 dhjetor 2007, arriti në një konkluzion që më befasoi dhe më intrigoi njëkohësisht. Unë në shkrim kam paraqitur disa të dhëna për familjen e Edi Ramës, që kanë të bëjnë me gjyshin dhe gjyshen e tij nga babai. Sigurisht që të dhënat që jepen janë premisa për të bërë konkluzione dhe mbi to mund të bëhen konkluzione të ndryshme, varësisht nga mënyra e interpretimit. Konkluzioni ku ka arritur Arian Çani është me të vërtetë i llojit të «Zonës së Lirë» të arsyetimit. Çani thotë, duke komentuar shkrimin tim: “Sipas gazetës, Edi Rama, kryetari aktual i socialistëve dhe kryebashkiaku i Tiranës do të ishte sipas këtij varianti, nipi i Mbretit Zog dhe jo i Vlash Ramës. Pra, me fjalë të tjera, Kristaqi, i ati i Edit, i bie sipas kësaj gazete, të jetë djali i fshehtë i Ahmet Zogut dhe jo i Vlash Ramës”.(gazeta “Panorama”, 21 dhjetor 2007, f. 16)
Që të them të drejtën, pasi lexova këtë interpretim të Arian Çanit, iu ktheva shkrimit tim të datës 14 dhjetor, për ta rilexuar disa herë, dhe për të parë nëse mund të arrihej në përfundimin që arriti Çani, nga të dhënat që paraqiteshin atje, sipas rregullit logjik premisë-konkluzion. Kështu, e vura veten në vendin e Arian Çanit, dhe u mundova të ndërtoj linjën logjike që e çoi atë në këtë përfundim. Pra, linja e arsyetimit të Arian Çanit duhet të ketë qenë kjo: Premisë 1)Gjyshi i Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, ka qenë një burrë i shkurtër; Premisë 2) Vlash Rama ishte shoferi i Ahmet Zogut; Premisë 3)Ahmet Zogu u bë shkuesi i martesës së shoferit të vet Vlash Ramës me një kamerierien e oborrit të vet, gjyshja e Edi Ramës, një vajzë me emër për bukurinë e saj të rrallë; Premisë 4) Ahmet Zogu kishte një dobësi për këtë vajzë se e kishte strehuar në shtëpinë e vet në Burgajet, në 1914, pasi kishte ndërmjetësuar pranë Haxhi Qamilit që ajo të lirohej nga rebelët, që e kapën robinë kur dëbuan Princin Ëied nga Durrësi, në oborrin e të cilit ajo shërbente pranë princeshës (këto e kishin zakon të merrnin vajza që në moshë të vogël dhe t’ i mësonin për të shërbyer si kameriere, gjë që ishte nder i madh për familjet e vajzave); Premisë 5)Ahmet Zogu e mori në shërbim këtë vajzë kur u bë president dhe më pas mbret; Premisë 6)Djali që lindi nga martesa, Kristaqi, ishte i gjatë si Ahmet Zogu, dhe për të thënë të vërtetën në fotografitë e rinisë i ngjan shumë Ahmet Zogut; Premisë 7) Ahmet Zogu, sipas dëshmitarëve, tregonte një dashuri të madhe për djalain e shoferit të vet; Premisë 8) Kur Ahmet Zogu u martua në oborrin mbretëror nuk u dukën më si djali i Vlashit, ashtu dhe nëna e djalit;
Konkluzion: Kristaq Rama është, siç shprehet Arian Çani, djali i fshehtë i Ahmet Zogut. Siç thotë Figaro, tek “Martesa e Figaros” e Bomarshe, kur merr vesh se padroni i tij, konti, kërkon ta martojë me shërbëtoren e vet, Suzanën, të cilën kërkon që ta mbajë si dashnore, në mënyrë që ajo të ketë një justifikim për fëmijët që do të lindë nga dashuria me kontin: “Unë do të dërmohem, do të bëhem copë për lavdinë e familjes suaj, ama dhe ju do të kujdeseni për shtimin e simes. Ç’ dyanshmëri e këndshme!”
Konkluzioni i mësipërm në të cilin ka arritur Arian Çani dhe publikimi i tij, përbën, në një sens të caktuar, një moment historik në gazetarinë shqiptare. Edi Rama e ka zakon që t’ i referohet shumë Tonny Blair, duke e quajtur veten dishepull të tij. Por Edi Rama duhet ta ndjekë shembullin e Tonny Blair për gjithçka. Kur Blair filloi të bënte karrierë në politikë, dolën gazetarë që thanë se babai i tij, Leo Blair, nuk ishte vërtet djali i James Blair, gjyshit të Tonny Blair. Sipas të dhënave që jepnin disa gazetarë, babai i Tonny Blair, Leo, ishte fëmija ilegal i një aktori dhe aktoreje angleze, që e braktisën atë në Edinburg të Skocisë, ku e adoptoi një punëtor i ndërtimit të anijeve, James Blair. Për shumë kohë kjo u quajt një thashethem bizarr, një spekulim mediatik i bërë për të dëmtuar reputacionin e Blair, por më në fund Tonny Blair e pranoi se kjo gjë ishte e vërtetë. Ky është një leksion për të gjithë ata që i qortojnë gazetarët se hyjnë në jetën private të politikanëve, dhe zbulojnë detaje intime prej saj. Kush hyn në politikë duhet ta ketë të qartë se investigimi i jetës së tij private, është tributi që duhet të paguajë për karrierën që ka zgjedhur. Për këtë gjë kemi dhe shembullin e Presidentit të Francës Sarkozy. Edi Rama, ashtu si Tony Blair, duhet ta marrë me qetësi këtë çështjen e origjinës së tij, dhe madje të prononcohet, ose të kërkojë që të bëhen analizat e ADN, duke u krahasuar genet e tij me ato të djalit të Ahmet Zogut, Leka Zogut. Për këtë gjë tashmë është hapur dhe një laborator ultramodern analizash në Tiranë, i cili është bërë shkak dhe për rritjen e divorceve, se shumë burra po marrin vesh se ata janë vetëm në letër prindërit e fëmijëve të tyre.
Nuk është argument ajo që thotë Arian Çani në shkrimin e vet se: “Ndonëse Vlashi ishte i shkurtër, kjo nuk do të thotë aspak që djali dhe nipi të mos jenë të gjatë. Thonë se geni ndërron pas shtatë brezash”. (gazeta “Panorama”, 21 dhjetor 2007, f. 16) Në rast se geni do të ndryshonte në shtatë breza, atëherë do të ndodhte që një herë në shtatë breza skandivaët të bëheshin të shkurtër si siçilianët, dhe e kundërta, siçilianët të bëheshin të gjatë si skandinavët. Kur bëhet fjalë për anomali gjenetike, si transmetim genesh nga breza të largët, atëherë ajo nuk trashëgohet në dy breza njëri pas tjetrit nga babai tek biri, kështu që nëse Kristaq Rama do të kishte dalë i gjatë, për shkak të një kapërcimi gjenetik nga brezat e largët tek babai i tij, kjo nuk do të trashëgohej tek djali i Kristaqit, Edi. Pastaj nuk ka se për ç’ transmetim genesh nga breza të largët bëhet fjalë kur në Kozarë, nga ku ka ardhur babai i Vlashit në Durrës, burri më i gjatë e kalonte vetëm pak kërthizën e Kristaqit dhe të Edit.
Dikush mund të thotë se, në rast se kishte fjalë që Kristaq Rama ishte djali i Ahmet Zogut, atëherë si është e mundur që Enver Hoxha, i cili sigurisht që ishte në dijeni të këtyre zërave, e çoi atë me studime për skulptor, në Leningrad, në Bashkimin Sovjetik, dhe e bëri skulptorin kryesor të regjimit, duke e futur dhe në Komitetin Qendror të PPSH? Por ka prova se Enver Hoxha i trajtoi mirë dhe fëmijë të tjerë ilegalë të Zogut, dhe ironikisht dhe ndonjë prej tyre u bë basketbollist si Edi Rama, duke përfituar nga shtatlartësia që kishte trashëguar nga geni mbretëror. Enver Hoxha mendonte dhe për atë se çfarë do të ndodhte në rast se një ditë do të shembej regjimi i tij, me më shumë gjasë pas vdekjes së tij. Pra, Enver Hoxha, duke trajtuar mirë fëmijët ilegalë të Ahmet Zogut, donte të linte një precedent për atë se si duheshin trajtuar dhe fëmijët e tij. Nuk është e rastit që Kristaq Rama shkoi me studime në Leningrad vetëm në vitin 1954, në moshën 22 vjeç, pesë vite pas përfundimit të shkollës së mesme. Sa qe gjallë Stalini, Enver Hoxha nuk do të guxonte kurrë të çonte me studime në Bashkimin Sovjetik djalin ilegal të ish-mbretit Zog, se po t’ i shkonte në vesh Stalinit kjo gjë, e ftonte Enver Hoxhën për pushime në Bashkimin Sovjetik, nga ku kthehej në arkivol. Por me ardhjen e Hrushovit ndryshuan shumë gjëra. Enver Hoxha, kur pa afrimin e Hrushovit me Titon, filloi të trembet për të ardhmen e tij, dhe filloi të bëjë disa gjeste që mendonte t’ i shërbenin më pas si rrjeta shpëtimi në rast se do të ndryshonte kursin. Një nga këto gjeste ishte që të çonte me studime në Leningrad djalin ilegal të Ahmet Zogut.
Fakti që Edi Rama është nipi i Ahmet Zogut përbën ndoshta ironinë më të madhe në historinë e Shqipërisë. Kjo për faktin se Partia Socialiste, në krye të së cilës ëshët Edi Rama sot, duke qenë një parti e majtë, e ka origjinën tek Partia Popullore e Avni Rustemit dhe Fan Nolit, e krijuar në 1920, dhe që tërhoqi dhe Ahmet Zogun në lidershipin e saj, si një aristokrat që pretendonte se donte të shkëputej nga shtresa e vet, duke u hequr si progresist. Partia Popullore, e para parti me prirje të majta në Shqipëri, u shpërbë si rezultat i intrigave të Ahmet Zogut, e copëtoi këtë parti duke parapëlqyer të mbështet në vend të saj tek një klan besnikësh, ndërsa në parti nxiti luftën e brendshme, në mënyrë që ajo të copëtohej dhe të bëhej e parrezikshme për të. Është me të vërtetë ironi par excellance, që në vitin 2003, 83 vjet pasi Ahmet Zogu hyri në partinë popullore, Edi Rama, nipi i Ahmet Zogut, hyri në Partinë Socialiste, që e ka origjinën edhe tek Partia Popullore e viteve njëzet, dhe ashtu si gjyshi i tij, Ahmet Zogu, brenda dy vjetësh, në vitin 2005, doli në krye të kësaj partie. Dhe ashtu si Ahmet Zogu filloi ta spastrojë atë, duke u mbështetur tek një klan besnikësh që pranojnë despotizmin e tij. A nuk është kjo ironia më e madhe e historisë shqiptare.
Vetëm me faktin që Edi Rama ka qenë i vetëdijshëm që ai ka qenë nipi i Ahmet Zogut, nga pëshpërimat që i vinin në vesh, mund të shpjegohen disa gjëra që ai ka shkruar në vitin 1991, dhe që janë botuar tek libri i tij “Refleksione”, në 1992. Kur në Shqipëri u vendos pluralizmi politik, Edi Rama tentoi me ngulm të hynte në politikë, në fillim tek PD, dhe pastaj tek PS, kur doli kjo parti si rezultat i reformimit të PPSH. Edi Rama u egërsua shumë sidomos kur nuk e pranuan në PS, në qershor 1991, dhe mendoi se arsyeja e vërtetë që nuk e pranuan ishte se e dinin që ai ishte nipi i Ahmet Zogut. Prandaj Edi Rama, për hakmarrje, vendosi të atakojë ato që për të majtën janë vlera të shenjta, dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe vetë këtë luftë. Vetëm me këtë motiv shpjegohet që një njeri nga një familje e majtë, e nomenklaturës, si nga babai, ashtu dhe nga nëna, të shkruajë ato që Edi Rama shkruajti në një manifest me titull «Kundër ngushtimit të nocionit opozitë», që daton në shtator 1991, dhe që është përfshirë në librin “Refleksione“, me autorë Edi Rama dhe Ardian Klosi, të botuar në vitin 1992, në Tiranë nga shtëpia botuese “Albania“, Tiranë, f. 179-185. Nga të gjitha gjërat që janë botuar në Shqipëri pas vitit 1990 kundër asaj që historia zyrtare e kohës së komunizmit dhe PS sot e quan Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ngjarjeve kryesore të saj si Konferenca e Pezës, Kongresi i Përmetit, lufta kundër pushtuesve, çlirimi i vendit, nuk ka asgjë më shkatërruese, më të skajshme, më sintetike, se ky manifest që mban autorësinë e kryetarit të sotëm të PS-së, partisë që paraqitet sikur ka në themel vlerat e luftës partizane, dhe që i ka veteranët e kësaj lufte si komunitetin të cilit u drejtohet në radhë të parë. Në hyrjen e librit të tyre “Refleksione“ Edi Rama dhe Ardian Klosi shkruajnë: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve nisi tërmetin“. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 7)
Atë që për PS-në është zyrtarisht “Lufta Nacional-Çlirimtare”, Edi Rama e quan në këtë dokument si Luftë Civile të përgjakshme shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga jugosllavët. Enver Hoxha përmendet me emër si përgjegjësi kryesor për luftën civile, me synim marrjen e pushtetit. Edi Rama shkruan: «Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181)
Më tutje, në këtë manifest, Edi Rama shkruan: «Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181) Nëse do të kërkohet një epigram kundërshtues i versionit të historiografisë komuniste për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, version të cilin e mbron edhe PS sot, vështirë se do të gjendej një më i mirë se ky i Edi Ramës. Më tutje Kongresi i Përmetit quhet si legalizim i fitores së komunistëve në luftën civile dhe që i mohoi të drejtat popullit shqiptar: «Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike». (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f.182)
Edi Rama më tutje nuk kursen as Konferencën e Pezës, kur që nga koha kur është bërë kryetar i Bashkisë së Tiranës organizon çdo vit festë me rastin e Konferencës së Pezës të vitit 1942, që në manifestin e vitit 1991 Rama e quan si mbledhjen ku u hodhën bazat e regjimit të ardhshëm komunist: «Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 180)
Në këtë tekst të shfryrjes së mllefit, Edi Rama kërkon deri edhe që PPSH mos të reformohet, duke u shndërruar në PS, por të nxirret jashtë ligjit, dhe pastaj të krijohet një parti e re e majtë: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 184) Kështu, Edi Rama del kundër mënyrës se si u bë transformimi i PPSH në PS, duke u ndryshuar emri, dhe kërkon që PPSH të nxirret jashtë ligjit si organizatë kriminale dhe pastaj të krijohet PS si një parti e re e majtë. Edi Rama e krahason reformimin e PPSH në PS me truket e luftës për pushtet të komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore: «Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 184) Pra, ky është me të vërtetë një dokument i denjë për nipin e Ahmet Zogut.
Arian Çani, më tutje në shkrimin e vet shprehet: “E imagjinoj për një çast babanë tim, të lindte nga një nënë që do të kishte pasur shansin të punonte në oborrin e Ahmet Zogut, madje të ishte e preferuara e tij. Me siguri që jeta do të më kishte rezervuar një fat shumë më të ndritur se ky që kam. Fatin e Ramës për shembull. A nuk ka goxha fat kryetari ynë i Bashkisë së Tiranës?” (gazeta “Panorama”, 21 dhjetor 2007, f. 16) Me këtë Arian Çani tregon se di dicka më tepër se ç’ thotë. Ata që e katapultuan Edi Ramën në krye të PS, sigurisht që e dinin se ai ishte nipi i Ahmet Zogut, dhe kjo ishte një nga arsyet që ata e mbështetën Edi Ramën. Atyre nuk u duhet më e majta shqiptare, të cilën gjatë Luftës së Dytë Botërore e ushqyen me stërlina ari, dhe tash duan ta shpërbëjnë. A ka mënyrë më të mirë për ta delegjitimuar dhe për ta bërë qesharake të majtën shqiptare se të dalë në krye të saj nipi i Mbretit Zog, dhe pastaj të zbulohet kjo gjë me fakte të pakundërshtueshme? Arian Çani e mbyll shkrimin e vet kështu: “Sigurisht që gjithçka mund të ndodhë. Por që unë të besoj se kjo është e vërteta e kryetarit tim të Bashkisë!!! Tmerr… E përse te mos isha vetë nipi i Zogut?! Sa inat më vjen sikur një ditë kjo të rezultonte realisht e vërteta e Edi Ramës. Sa fat do të kishte ky njeri…!”(gazeta “Panorama”, 21 dhjetor 2007, f. 16) Siç i thotë Suzana figaros në komedinë e Bomarshesë: “Ti besoje o djalë i padjallëzuar se prika që po më dhurojnë i kushtohet meritës sate!” Edi Rama vazhdon të marrë të mirat e kësaj prike, dhe çmimin e kësaj do ta paguajë e majta.

Testi i ADN, tabuja e fundit që duhet të thyejë Edi Rama, për të sqaruar Arian Çanin

Edi Rama hyri në politikë dhe bëri karrierë atje, edhe falë reputacionit të tij prej njeriu ekzibicionist që thyen tabu, deri edhe morale. Kur gazeta “Sot” botoi fotografitë nudo të Edi Ramës, të bëra në një plazh publik në Francë, ku në sfond dukeshin dhe fëmijë, pati jo pak njerëz që thanë se me këtë gjë Rama, në vend që të dëmtohej, u bë edhe më popullor, duke marrë më shumë vota në zgjedhjet vendore të fundit. Gazeta “Sot” nuk kishte qëllim as ta dëmtonte, as ta favorizonte, por thjesht të përcillte tek opinioni publik të vërtetat e Edi Ramës. Edi Rama ka disa kohë që është bërë një njeri i rëndomtë, që nuk ka thyer asnjë tabu. Kështu që, pas hipotezës së fundit të Arian Çanit, që interpretoi në mënyrë sa befasuese aq edhe intriguese, në një shkrim timin, duke konkluduar se Edi Rama është nipi i Ahmet Zogut, për shkak se i ati i tij Kristaq Rama është djali ilegal i Ahmet Zogut, Edi Rama ka rastin që të thyejë një tjetër tabu morale dhe politike në Shqipëri, duke deklaruar se ai do të ofrohet të bëjë një test të ADN me të birin e Ahmet Zogut, që për fat të mirë është në Tiranë, për të verifikuar se si qendron kjo çështje. Në rast se vërtetohet konkluzioni i Arian Çanit, pra se Edi Rama është nipi i Ahmet Zogut, atëherë Edi Rama do të ketë një ngjashmëri më tepër me idhullin e tij të deklaruar Tonny Blair, i cili më në fund ka pranuar se babai i tij, Leo Blair nuk është djali natyral i gjyshit të tij James Blair, por ishte adoptuar nga ky i fundit, pasi ishte abandonuar nga një çift aktorësh anglezë, të cilët e kishin pasur fëmijë jashtë martese.
Tonny Blair pranoi më në fund atë gjë që disa gazetarë e thoshin prej kohësh. Në rast se do të ishte në dorë të drejtorit të fondacionit “Soros” në Shqipëri, Çapajev Gjokutajt, të drejtoreshës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysit, dhe të ish-drejtorit të Lëvizjes “Mjaft”, Erion Veliaj, të cilët pas publikimit të fotove nudo të Edi Ramës dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, dhe kërkuan që të ata që i publikuan ato të merren në ndjekje penale, atëherë edhe gazetarët britanikë që publikuan të dhënat e mësipërme për Tonny Blair, duhet të ishin arrestuar dhe dënuar me burg. Me sa duket këtë gjë do ta kërkojnë Gjokutaj, Hysi dhe Veliaj, kur edhe për çështjen e origjinës së Edi Ramës, të publikohen dokumente-ekuivalent i fotove nudo, siç janë, bie fjala, një raport që Ministria e Brendshme e kohës së diktaturës i bënte Enver Hoxhës, me kërkesë të këtij të fundit, për atë se cilët kanë qenë fëmijët ilegalë që ka lënë Ahmet Zogut dhe që jetojnë ende në Shqipëri. Apo edhe dokumente të tjerë të këtij lloji. Edi Rama e di shumë mirë se për të ekziston një dosje e plotë, e qëmtuar me shumë kujdes nëpër arkiva.
Edi Rama, në disa raste, në fillim të karrierës së tij politike, kur u bë ministër në 1998, ka përdorur, në raste të ndryshme, shprehjen e Krishtit: “E vërteta do t’ iu bëjë të lirë”. Tashmë është rasti që këtë shprehje Edi Rama t’a aplikojë tek vetvetja, duke bërë një test të ADN. E vërteta që do të dalë do ta bëjë të lirë Edi Ramën nga komplekset që e kanë torturuar në vetëdije dhe në nënvetëdije. Madje, ku i dihet! Në rast se Edi Rama del të jetë vërtet nipi i Ahmet Zogut, atëherë kjo gjë mund t’ i dalë për mbarë, siç u pretendua për fotot nudo. Se Edi Rama kështu mund të marrë dhe votat e të djathtëve. Shprehja “E vërteta do t’ iu bëjë të lirë”, shkon mirë me titullin e emisionit të Arian Çanit “Zonë e lirë”. Pse nuk provon Arian Çani që ta ftojë publikisht Edi Ramën në emisionin e tij për këtë çështje? Ky do të ishte me të vërtetë një rast të cilit i shkon shprehja “e paparë”, dhe që i pëlqen aq shumë Arian Çanit. Pastaj këtë çështje do të detyrohej që ta shikonte si një “Top story” edhe Sokol Balla, adhuruesi mediatik i Edi Ramës, se kjo çështje është me të vërtetë një top story. Në rast se emisioni i Arian Çanit është vërtet “Zonë e lirë”, siç e ka emrin, dhe unë besoj se është, atëherë ku ka vend më të mirë se ky emision, që një njeri si Edi Rama, që ka devizën “E vërteta do t’ u bëjë të lirë”, të sqarojë Arian Çanin dhe gjithë shqiptarët, për këtë çështje.
Nëse Edi Rama e ka seriozisht devizën e e shprehur disa herë “E vërteta do t’ u bëjë të lirë”, atëherë ai nuk do të hezitojë që t’ i përgjigjet pozitivisht ftesës së Arian Çanit, për t’ u diskutuar kjo çështje në emisionin “Zonë e lirë”, ku mund të japë edhe lajmin se do të bëjë testin gjenetik, në rast se nuk do që t’ ia rezervojë Sokol Ballës si “top story”. Në rast se nga testi del se Edi Rama nuk ka lidhje genetike me Ahmet Zogun, atëherë, me këtë gjë Rama do të fitojë këtë pjesë të reputacionit të Tonny Blair, pa pësuar atë cenim moral që gjithsesi e pësoi Tonny Blair. Tekefundit, fjala nuk është vetëm për kureshtjen e shqiptarëve, por të botës mbarë, meqë Edi Rama është zgjedhur kryetari i bashkisë më i mirë i botës, në një votim në internet, ku mori diçka më tepër se 5 mijë vota, në një botë me diçka më tepër se pesë miliard njerëz, nga të cilët rreth një e katërta janë përdorues të internetit. Në rast se del që kryetari i bashkisë “më i mirë i botës”, i zgjedhur nga një parti e majtë, dhe që tashmë është kryetari i saj, është nip ilegal mbretëror, atëherë, ky lajm duhet të jetë një “top story” në rang botëror!

Edi Zog-Rama, në krye të PS(Partia Socialegaliste), shkelje e vendimit të Kongresit të Përmetit

Pasi Arian Çani zbatoi parimin e e “Vezës së Kolombit” në çështjen e interpretimit të të dhënave të pakundërshtueshme për historinë e paraardhësve të Edi Ramës, me Mbretin Zog, duke u shprehur se sipas tyre del se Edi Rama duhet të jetë nipi i Ahmet Zogut, për shkak se i ati i tij Kristaq Rama ka qenë djali ilegal i Ahmet Zogut, ne të tjerët nuk ka kuptim që të përpiqemi ta bëjmë “vezën” të qendrojë vertikalisht, nga maja, siç bënin ata që ua zgjidhi çështjen Kolombi, duke anashkaluar konkluzionin ku ka arritur Arian Çani. Në rast se kjo gjë është e vërtetë, dhe të gjitha gjasat logjike janë që të jetë, atëherë del se Partia Socialiste, duke bërë Edi Ramën kryetar të saj, ka shkelur vendimin e Kongresit të Përmetit, që e ndalonte rikthimin e Ahmet Zogut dhe pasardhësve të tij në Shqipëri, në pushtet. Vendimet e Kongresit të Përmetit janë diçka e shenjtë për Partinë Socialiste, ashtu si Konferenca e Pezës dhe 29 nëntori 1944. Për ata që mund ta marrin si spekulim këtë linjë arsyetimi kam një pyetje: Pse Edi Rama është i vetmi kryetar partie sot në Shqipëri që e ka atakuar shumë ashpër Kongresin e Përmetit, në terma në të cilat e ka bërë vetëm Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, partia e të cilit kuptohet ishte drejtpërdrejt e prekur nga vendimet e këtij kongresi.
Edi Rama ka shkruar një manifest me titull «Kundër ngushtimit të nocionit opozitë», që daton në shtator 1991, kur është botuar për herë të parë në gazetën “Zëri i Rinisë”, dhe që është përfshirë në librin “Refleksione“, me autorë Edi Rama dhe Ardian Klosi, të botuar në vitin 1992, në Tiranë nga shtëpia botuese “Albania“, Tiranë, f. 179-185. Në këtë tekst Kongresi i Përmetit quhet si legalizim i fitores së komunistëve në luftën civile dhe që i mohoi të drejtat popullit shqiptar: «Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike». (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f.182)
Me këtë Edi Rama u bë i pari njeri në Shqipëri që atakoi në shtyp Kongresin e Përmetit. PD këtë gjë nuk e kishte bërë as atëherë dhe as sot. Madje në gusht 1991, në një artikull të bujshëm në RD, Sali Berisha, u shpreh kundër ardhjes së Leka Zogut në Shqipëri, duke e quajtur këtë gjë edhe shkelje të vendimit të Kongresit të Përmetit. Në Shqipëri atëherë nuk kishin dalë hapur zogistë, që me një lëvizje politike, ose dhe në media, të atakonin Kongresin e Përmetit. Partia Lëvizja e Legalitetit atëherë nuk ishte krijuar ende në Shqipëri, dhe vepronte vetëm në diasporë. Një parti e quajtur nacional-demokrate, dhe që pretendonte të mbronte vlerat monarkiste, mbante një qendrim diskret ndaj Kongresit të Përmetit, duke kërkuar vetëm korrigjimin e vendimit për Ahmet Zogun, dhe duke mos e hedhur poshtë në tërësi këtë kongres. As ballistët, që ende nuk e kishin krijuar partinë e tyre në Shqipëri me emrin “Balli Kombëtar”, por ishin duke krijuar një parti pararendëse me emrin Bashkimi Demokratik, nuk e atakonin Kongresin e Përmetit, pasi ata historikisht nuk e kanë dashur Zogun, dhe më tepër atakonin Konferencën e Labinotit, të shtatorit 1943, që hodhi poshte vendimet e Konferencës së Mukjes.
Kështu Edi Rama u bë i pari njeri në Shqipërinë pluraliste, që atakoi ashpër Kongresin e Përmetit. Çfarë e bëri Edi Ramën, këtë njeri që vinte nga një familje e majtë, madje e nomenklaturës, si nga babai, ashtu dhe nga nëna, që të kishte këto mendime për Kongresin e Përmetit? I vetmi shpjegim racional është se, Edi Rama, duke qenë i vetëdijshëm, nga pëshpërimat që i vinin në vesh, se ai ishte nipi i Ahmet Zogut, e interpretoi me këtë refuzimin që iu bë tentativave të tij ngulmuese për të hyrë në politikë, në fillim nga PD, dhe pastaj nga PS, kur doli kjo parti si rezultat i reformimit të PPSH. Edi Rama u egërsua shumë sidomos kur nuk e pranuan në PS, në qershor 1991, dhe mendoi se arsyeja e vërtetë që nuk e pranuan ishte se e dinin që ai ishte nipi i Ahmet Zogut. Duket se ai ka dëgjuar ndonjë pëshpërimë bizarre pas krahëve se nuk e shkelim dot vendimin e Kongresit të Përmetit. Prandaj Edi Rama e atakoi kaq ashpër Kongresin e Përmetit, vendimin e të cilit për ndalimin e Ahmet Zogut, Rama e interpretoi si efektivisht ndalimin që i bëhej atij për të hyrë në politikë. Atij që kjo linjë arsyetimi e imja i duket e pasaktë, i kërkoj të më gjejë një tjetër shpjegim se përse duhej që Edi Rama të atakonte Kongresin e Përmetit. Në vitin 1991, kur Edi Rama botoi në shtyp shkrimin e vet të bujshëm të cituar më lart, ku atakonte Kongresin e Përmetit si përpjekeje për legalizimin e luftës civile për pushtet të komunistëve, dhe si vendi ku u hodhën themelet e diktaturës, së bashku em Konferencën e Pezës, gjë që nuk e pretendonin as vetë zogistët, disa zogistë pleq që ishin gjallë dhe që, duke qenë dikur në oborrin mbretëror i dinin mirë disa punë, duke nënqeshur me ironi thoshin se Naltmadhnia ka menduar për të ardhmen, duke lënë gjithandej djem që sot po i dalin për zot kauzës së tij. Ndonjë tjetër prej këtyre veteranëve mbretërorë thoshte se kishte frikë që Mbreti Zog, pasardhësin më trim nuk kishte lënë atë legal, por këtë ilegalin.
Tashmë kur në krye të PS ka dalë Edi Rama, nipi i Ahmet Zogut, duket se kjo parti meriton të quhet Partia Socialegaliste, në vent të vetëm, Partia Socialiste. Tashmë edhe Partia Lëvizja e Legalitetit më mirë e ka që t’ i bashkëngjitet PS duke u shkrirë me të, se atje është pasardhësi më trim dhe më i suksesshëm i mbretit. Disa njerëz që kanë lexuar shkrimet e mia për këtë temë, më kanë thënë se unë nuk jam konseguent, duke qenë se Edi Ramën një herë e bëj çifut, dhe një herë nip të Ahmet Zogut. Por këtu nuk ka kontradiktë! Edi Rama legalisht rrjedh nga një familje me origjinë kriptohebreje, ndërsa ilegalisht, ose fiziologjikisht nëse doni, ai është nipi i Ahmet Zogut.

Nuk ka komente: