e enjte, 31 janar 2008


Raporti kritik i UNESCO-s


Luan Sejdini

Gazeta Shekulli Me 31-01-2008

Koke gruaje e kthyer ne Butrint pas grabitjeve ne vitet '91-'97

Raporti i ndërkombëtarëve për Butrintin 2007, ka 9 muaj që fle në sirtar. E vlerëson "alarmante" gjendjen në kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit

Sarandë - Vlerësimin e situatës aktuale si dhe rekomandimet e dhëna nga specialitët ndërkombëtarë të UNESKO-s janë përmbledhur në Raportin e vitit 2007 i cili për çudi nuk është bërë publik nga asnjë prej institucioneve që e kanë në dorë dhe sidomos nga Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi botërore.

E vërteta është se ky raport i misionit të UNESCO-ICOMOS-ICCROM-it i përgatitur nga Anastasia Tzigounaki (UNESCO/ËHC/EUR) Giora Solar (ICOMOS) dhe Gamini Wijesuriya (ICCROM), ka frymë kritike dhe askush nga Parku nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. Përmbledhtas mund të nënvizohen paragrafë që përfshijnë ditët 17-22 prill 2007, kohë e qëndrimit të grupit të ekspertëve të UNESKO-s në Butrint, periudhë që analizon kryerjen e detyrave të lëna gjatë inspektimit në 2005, kur edhe janë ndërruar menaxherët e Parkut. Ja çfarë thotë raporti:

Në hyrje të Parkut sipas projektit të punuar nga vetë Parku, miratuar në Këshillin Shkencor dhe bordin e Butrintit që kryesohet nga Ministri, ishte parashikuar të ndërtohej një kompleks ndërtimesh si parkingu i autobuzave, zyra e informacionit, biletaria. Veç muritrrethues të përfunduar në 2005 dhe një kioske për shitjen e biletave, asnjë element i parashikuar në projekt nuk është realizuar. Gjatë kësaj periudhe është shtruar një sipërfaqe me gurë dhe mendohet që të ndërtohen, nuk dihet se kur, disa banjo në hyrje të mjedisit arkeologjik. Pra, projekti mbetet i parealizuar."

Më tej raporti thekson:

"Në 2005 Parku ka pasur një ekip prej 7 vetësh të trajnuar nga specialistë ndërkombëtarë dhe të financuar prej grandit të Bankës Botërore, ndërsa sot (2007) ata janë vetëm 4 persona. Në këtë strukturë shikohet një motivim i dobët i këtyre punonjësve, pasi Ministria ka shkurtuar fondin financiar të parashikuar për pagat e këtij personeli." Rojet e Parkut, sipas raportit, edhe pse të mbetur 4 vetë nuk kishin të qarta detyrat e tyre dhe nuk dinin pse ishin aty. Ata nuk e kuptonin rolin e udhërrëfyesve si dhe përgjegjësitë që duhet të kishin për misionin. Ata lëvizin në Park në mënyrë kaotike e pa detyra konkrete. Në raport UNESC rekomandon që detyrat e kujdestarëve të ruajtjes duhet të jenë të përcaktuara qartë sipas specialiteteve dhe profileve që mbulojnë, duhet që vazhdimisht të raportojnë për detyrën si dhe të bëjnë një pasqyrim të qartë të gjendjes së inventarit arkeologjik e mjedisor të Parkut.

Në 2005 raporti vlerësonte pozitivisht marrëdhëniet institucionale të vendosura mes autoriteteve të Parkut dhe njësive vendore të menaxhimit, të pushtetit lokal. "Megjithëse agresiviteti i ndërtimeve pa leje nga Ksamili drejt Parkut janë në shtim të vazhdueshëm", theksohet në raport, "nuk ka asnjë ndërtim të këtij lloji në territorin e Parkut. Në atë kohë dhe më vonë qeveria qendrore dhe autoritetet e Parkut kanë dhënë garanci se 50 m jashtë vijës ku kalon kufiri administrativ do të ruhen të paprekura këta kufij. Në 2007 po ky grup shkruan se nuk ka një masterplan për zhvillimet urbanistike në fshatin Ksamil dhe ndërtimet vazhdojnë të ngrihen agresivë e në mënyrë kaotike drejt kufijve të përcaktuar të Parkut Arkeologjik, dhe kanë një impakt vizual që dëmtojnë imazhin në territorin e Parkut. "Për momentin nuk ka asnjë lloj ndalimi, frenimi në distancën e ndërtimit drejt kufijve dhe Brenda Parkut. Nuk ka asnjë kufizim për konstruksionet, lartësitë, pamjen, kopozimin vëllimor etj.." Misioni shprehet se situata është alarmante në kufijtë e përcaktuar me vendim të qeverisë dhe se është çështje urgjente ndërhyrja e autoriteteve të Parkut pranë Agjencive të Zhvillimit me llogjikën e ndalimit të impaktit negativ që sjellin këto ndërtime në këtë trashëgimi botërore.

Ndërsa duke parë mangësitë e vërejtura në marrëdhënie me ekspeditat e kryesuara nga të huajt, raporti rekomandon që cilado ekspeditë mikse që planifikon të punojë në qendrën arkeologjike, duhet të zbatojë me përpikmëri legjislacionin shqiptar dhe rregulloren e Parkut për të pasur në qendër të vemendjes strategjinë afatgjatë të gërmimit.

"Megjithëse kanë ekzistuar programe për zbutjen ose reduktimin e rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, sot këto marrëdhënie të mira të vendosura me Universitetin e Venecias dhe specialistët gjeologë pothujse janë ndërprerë, duke ndërperë edhe programet e zgjidhjes së këtij problemi natyror në Butrint."

Akoma është e paplotësuar kërkesa e UNESCO-s për plotësimin e një harte të saktë me gërmimet arkeologjike të deritashme, si dhe për planifikimin e ecurisë së gërmimeve në vitet që do të vijnë. Qysh nga 2005 nuk është mbaruar përgjithësuesi mbi identifikimin egjetjeve arkelogjike dhe zonifikimi i rajonit si trashëgimi botërore, ku duhet të kishte mbaruar materiali studimor për të fituar statusin e përcaktuar si zonë e "Peizazhit kulturor" që do të thotë një nivel më i lartë në klasifikimin e trashëgimisë. Dhe më keq, raporti konstaton se Plan Manaxhimi i viteve 2005-2007 nuk është përfunduar dhe procesi i përgatitjes nuk kandjekurasnjë metodologji të pranurdhe nuk pati asnjëherë përfshirje të mendimit të grupeve të interesit dhe komunitetit në të .

I papritur është konstatimi në raport se në zonën e mbrojtur të Parkut nga institucionet qeveritare janë planifikuar ndërtimi i tre fshatrave turistikë . Kjo – thekson raporti – është një shënjë e qartë e papërgjegjshmërisë së autoriteteve dhe që do të ketë pasoja të pariparueshme për atë çka po ndodh Brenda Qendrës Arkeologjike.

Në fund ,edhe pse nuk kanë rëndësi emrat e atyre që nuk e bënë publik raportin , duket qartë qëllimi – Një raport kritik do të " nxinte " "arritjet " e një manaxhimi me korrespondencëtë njeriut të Partisë në Parkun Kombëtar të Butrintit , ndaj edhe u censurua. Sa për UNESKON , kush e pyet atë , Partisë imjaftonmilitantizmi.

Nuk ka komente: