e martë, 29 janar 2008

Promovohet Antologjia e Evropes Juglindore

Gazeta Koha Jone - E Marte, 29 Janar 2008

Promovimi i Antologjise se Evropes Juglindore "Ata qe jane ndryshe dhe qe i kemi prane", organizuar nga Fondacioni Robert Bosch Stiftung, do te behet te enjten e kesaj jave ( 31 janar) ne oren 19.00, ne sallen Kleiner te Pallatit te Koncerteve te Berlinit(Gjermani). Mes te ftuarve nga Shqiperia ne kete aktivitet kulturor do te jete botuesi shqiptar Fatmir Toci, nderkohe qe nga hapesira mbareshqiptare pjesemarres me prozen e tyre jane Ismail Kadare, Fatos Kongoli (Shqiperi), Luan Starova (Maqedoni), Beqe Cufaj (Kosove).Ne kete aktivitet do te kete diskutime dhe lexim pjesesh nga antologjia, perkthyer ne gjuhet perkatese njekohesisht ne Bosnje dhe Hercegovine, Bullgari, Gjermani, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Slloveni dhe Shqiperi.Autoret e perfshire ne kete antologji jane David Albahari, Vladimir Arsenijevic, Bora cosic, Beqe Cufaj, Dimitré Dinev, Shpetim Cucka, Slavenka Drakulic, Aleksandar Hemon, Drago Jancar, Miljenko Jergovic, Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Maurasa Krese, Charls Simic, Biljana Srbljanovic, Saša Stanišic, Luan Starova, Lásló Végel, Nenad Velickovic, Bedel Dragan Velikic, Irena Vrkljan, Vladimir Zarev.Te dhena jeteshkrimore nga autoret pjesemarres David Albahari, lindur ne Peje (Kosove) me 1948. Ka studiuar per gjuhe angleze ne Beograd. Qe nga viti 1944 jeton ne Kanada. eshte i njohur kryesisht per tregimet e shkurtra. Ka perkthyer ne serbisht Vladimir Nabukovin, Xhon Apdajkun dhe Sem Shepardin. Kohet e fundit ne gjermanisht ka qarkulluar libri "Geci dhe Majeri" (roman, 2003).Vladimir Arsenijevic, lindur ne Pula (Kroaci) me 1965. I diplomuar per kulinari dhe drejtim udhetimesh turistike. Nga viti 1985 deri me 1989 ka punuar si shofer taksie ne Londer. Libri i tij "Kanalizimi kryesor, nje serial televiziv" (botuar ne gjermanisht ne vitin 1996), u vleresua me 1995 me cmimin "NIN".Bora Cosic, lindur ne Zagreb (Kroaci) me 1932. Ka studiuar per filozofi ne Beograd. Me 1992 u largua nga Serbia dhe u vendos ne Rovinj te Kroacise, ndersa me pas ne Berlin. Ka fituar cmime te ndryshme (cmimin e librit ne Laipcig per mirekuptimin evropian, 2002). Kohet e fundit ne gjermanisht eshte botuar libri "Udhetimi per ne Alaske" (2007).Beqe Cufaj, lindur ne Decan (Kosove). Ka kryer studimet filologjike ne Prishtine. Sot jeton si gazetar dhe shkrimtar ne rrethinat e Shtutgartit. Kohet e fundit ne gjermanisht eshte botuar libri "Shkelqimi i se huajes" (roman, 2005).Dimitré Dinev, lindur ne Plovdiv (Bullgari) me 1968. Me 1990 iken ne Austri. Ka kryer studimet per filozofi dhe letersi ruse ne Vjene. Qe nga viti 1991 shkruan proze dhe drama ne gjuhen gjermane. Se fundmi ne gjermanisht jane botuar: "Gjuhet e engjellit" (roman, 2003); "Tandem. Policet takojne emigrantet. Protokolle letrare" (2006).Slavenka Drakulic, lindur ne Rjeka (Kroaci) me 1949. Ka studiuar per letersi te krahasuar dhe sociologji ne Zagreb. Sot jeton si shkrimtare dhe gazetare ne Vjene, Stokholm dhe Sovinjak (Istria). Ka shkruar romane dhe libra reference. Ka fituar nder te tjera cmimin e librit te Laipcigut per mirekuptimin evropian (2005). Se fundmi ne gjermanisht eshte botuar "Frida" (roman, 2007).Aleksandar Hemon, lindur ne Sarajeve (Bosnje dhe Hercegovine) me 1964. Jeton ne Cikago. Qe nga viti 1995 shkruan ne anglisht. Vellimi i pare me tregime "Ngjarja me Brunon" (ne gjermanisht me 2000) ka njohur disa perkthime. Se fundmi ne gjermanisht eshte botuar "Nowhere man" (roman, 2003).Drago Jancar, lindur ne Maribor (Slloveni) me 1948. Jeton ne Lubljane. Ka botuar nje numer romanesh, tregimesh, studimesh dhe dramash. Ka fituar cmimet letrare me te rendesishme sllovene. Se fundi ne gjermanisht eshte botuar vellimi "Syte e Lucise" (tregime, 2005).Miljenko Jergovic, lindur ne Sarajeve (Bosnje dhe Hercegovine) me 1966. Sot jeton ne Zagreb dhe Sarajeve si gazetar, poet dhe prozator. Ka derguar reportazhe nga Sarajeva e rrethuar per gazeten e Zagrebit "Nedeljna Dalmacija". Kohet e fundit ne gjermanisht eshte botuar libri "Buick Rivera" (roman, 2006).Ismail Kadare, lindur ne Gjirokaster (Shqiperi) me 1936. Ka studiuar per letersi ne Tirane dhe Moske. Sot jeton ne Paris dhe Tirane. Vepra e tij e gjere ne proze eshte perkthyer ne shume gjuhe. Ka fituar shume cmime (ne vitin 2005 si autor i pare ka fituar cmimin nderkombetar Man Booker). Kohet e fundit ne gjermanisht ka dale libri "Shpirti" (roman, 2007).Fatos Kongoli, lindur ne Elbasan (Shqiperi) me 1944. Ka studiuar per matematike ne Tirane dhe Pekin. Jeton ne Tirane si shkrimtar dhe redaktor per kulturen i disa shtepive botuese dhe periodikeve. Se fundmi ne gjermanisht ka dale "Lekura e qenit" (roman, 2006).Maruša Kreze, lindur ne Lubljane (Slloveni) me 1947. Ka kryer studimet per filologji dhe histori arti ne Lubljane. Ka qene per studime pasuniversitare nder te tjera ne Londer dhe SHBA. Jeton si shkrimtare dhe gazetare ne Berlin. Se fundmi ne gjermanisht ka dale vellimi "Te gjitha krishtlindjet e mia" (proze, 2006).Charles Simic, lindur ne Beograd (Serbi) me 1938. Qe nga viti 1953 jeton ne SHBA, aktualisht ne Nju Hempshajer si profesor i letersise angleze. Boton qe nga vitet pesedhjete ne anglisht poezi dhe libra per femije. Ka fituar mjaft cmime, nder te tjera cmimin "Pulicer" per poezine (1990). Kohet e fundit kane dale ne gjermanisht "Shpura ime e heshtur" (poezi, 2006); "Perceptimi i poetit. Mbi poezine dhe realitetin" (2007). Poema "Perandorite" (193 faqe) eshte perkthyer nga Hans Magnus Encensberger dhe eshte perfshire ne "Persiatje ne pusete". Biljana Srbljanovic, lindur ne Stokholm (Suedi) me 1970. Ka studiuar ne Shkollen e Larte per artin dramatik ne Beograd. Jeton ne Beograd dhe Paris. Ne vitin 1999 u be e njohur edhe jashte vendit me "Ditarin beogradas te luftes". Ka marre nje sere cmimesh si dramaturge dhe publiciste politike. Kohet e fundit ne gjermanisht ka dale libri "Karkalecat" (drame, 2005).Saša Stanišic, lindur ne Vishegrad (Bosnje dhe Hercegovine) me 1978. Qe nga viti 1992 jeton ne Gjermani. Ka studiuar ne Institutin e letersise ne Laipcig. Shkruan ne gjuhen gjermane. Me 2006 doli romani i tij i pare "Si ndreq ushtari gramafonin".Luan Starova, lindur ne Pogradec (Shqiperi) me 1942. eshte rritur ne Shkup, ku ka qene profesor per gjuhet neolatine. Ambasador ne UNESKO dhe sot Ambasador i Maqedonise ne Paris. Nga viti 1971 ka botuar romane, poezi dhe studime ne maqedonisht dhe shqip. Se fundmi ne gjermanisht ka dale libri "Koha e dhive" (roman, 1999).Lásló Végel, lindur ne Serbobran (Serbi) me 1941 si perfaqesues i pakices hungareze ne Vojvodine. Jeton ne Novi Sad, ku ka punuar si redaktor dhe dramaturg. Shkruan qe nga fundi i viteve gjashtedhjete romane, tregime, drama dhe studime ne serbisht dhe hungarisht. Botimi i pare ne gjermanisht "Eksterritori. Skena nga fundi i mijevjecarit" (2007).Nenad Velickovic, lindur ne Sarajeve (Bosnje dhe Hercegovine) me 1962, ku jeton edhe sot e kesaj dite. Asistent ne Fakultetin e filozofise se universitetit te Sarajeves. Ka shkruar mjaft pjese radiofonike, drama, skenare (filmash per femije), tregime dhe tre romane. Se fundmi ka dale ne gjermanisht "Qiraxhiu" (roman, 1997).Dragan Velikic, lindur ne Beograd (Serbi) me 1953. Redaktor ne disa gazeta, se fundmi kryeredaktor i Radio 92 ne Beograd. Sot jeton ne Beograd dhe Vjene si Ambasador i Serbise. Ka botuar vellime me tregime, romane, dhe studime, qe jane perkthyer dhe vleresuar mjaft here me cmime. Kohet e fundit ne gjermanisht ka dale "Drita referimi" (roman, 2005).Irena Vrkljan, lindur ne Beograd (Serbi) me 1930. Me 1940 u vendos ne Zagreb. Me 1969 mbaroi studimet ne Shkollen e filmit ne Berlinin Perendimor. Jeton ne Zagreb dhe ne Berlin. Ka botuar mjaft vellime poezish, studime, tregime, skenare, perkthime artistike. Ka fituar mjaft cmime, nder te tjera ne vitin 2006 cmimin "Vladimir Nazor" per te gjithe veprimtarine e saj. Kohet e fundit ne gjermanisht ka dale vellimi "Perpara murit te kuq, 1991-1993" (Studime, 1994).Vladimir Zarev, lindur ne Sofje (Bullgari) me 1947. Ka studiuar per letersine bullgare. Qe nga fillimi i viteve shtatedhjete eshte shkrimtar dhe redaktor i revistes "Savremennik" ("Bashkekohesi"), te cilen e drejton qe nga viti 1989 si kryeredaktor. Ka botuar nje sere tregimesh, romanesh dhe librash referimi. Botimi i pare gjermanisht eshte "Shembja" (roman, 2007).Richard Swartz ka lindur ne Stokholm (Suedi) me 1945, ka kryer studime ne Stokholm dhe Prage. Ka qene per me se tridhjete vjet korrespondent i gazetes "Svenska Dagbladet" per Evropen Juglindore. Jeton si shkrimtar dhe gazetar ne Stokholm, Vjene dhe Sovinjak (Istria). Se fundmi ne gjermanisht eshte botuar vepra e tij "Libri i adresave" (2005).

Nuk ka komente: