e martë, 29 janar 2008

Korca, lipset gjurmim arkeologjik
Gazeta Koha Jone - E Hene, 28 Janar 2008
Flet arkeologu Petrika Lera, i cili prej 30 vjetesh kryen inspektime dhe kerkime arkeologjike ne KorceSezoni arkeologjik i vitit te kaluar ne rajonin e Korces, konsiderohet si nder me te begatet, jo vetem per sa i perket sasise dhe numrit te vendbanimeve te zbuluara, por edhe per larmine kulturore kronologjike, duke filluar nga neoliti i hershem dhe deri ne mesjete.Petrika Lera, i cili prej 30 vjetesh kryen inspektime dhe kerkime arkeologjike ne Korce, tha te dielen ne nje interviste per Atsh-ne, se “ky rajon eshte nder zonat me te pasura te vendit me vlera te paperseritshme arkeologjike, vecanerisht ne fushen e kulturave prehistorike. Ky rajon nuk ka shteruar se hedhuri drite mbi vendbanimet prehistorike, duke u shtuar cdo vit me shenja te reja te ekzistences se jetes se hershme". C’te reja solli sezoni arkeologjik 2007 per rrethin e Korces?Sezoni arkeologjik i vitit te kaluar, qe pati nje kohezgjatje ne terren nga muaji maj deri ne shtator, ka qene nje nga me te begatet. Ne zbulimet e vitit te kaluar hartes arkeologjike te Korces iu shtuan qendra te reja si ne fushen e prehistorise, te antikitetit, ashtu edhe ne ate te mesjetes. Keto zbulime perbejne nje pasuri te rendesishme historike e kulturore dhe hapin perspektiva per germime dhe studime te metejshme arkeologjike.Cilat jae konkretisht disa nga vendbanimet qe keni zbuluar?Si total vitin e kaluar u zbuluan 12 vendbanime te reja dhe kjo nuk eshte nje shifer e vogel. Ato iu shtuan vendbanimeve te njohura ne zone, duke e cuar keshtu ne 100 numrin e vendbanimeve ne zonen e Korces. Permes ketyre zbulimeve konstatojme se karakteristike e kesaj zone nuk eshte vetem numri i madh i qendrave te banuara, por edhe vijimesia e panderprere historike dhe kulturore. Ketu hidhet drite mbi vijimesine e jetes qe nga prehistoria e larget dhe deri ne mesjeten e avancuar. Kjo do te thote se ne rrethin e Korces jane te perfaqesuara te gjitha epokat dhe periudhat arkeologjike, qe nuk i shohim ne rrethe te tjera te vendit. Po nga vendbanimet e tjera te zbuluara, cilat mund te veconi si me interesante nga pikepamja arkeologjike?Nje vendbanim tjeter prehistorik me vlere shume te madhe shkencore eshte ai i neolitit te vone, i zbuluar ne buzebregun e liqenit te Prespes se Madhe ne afersi te fshatit Kallamas. Terheqja ciklike qe po peson liqeni prej afro 30 vjetesh ka liruar nga uji siperfaqe te gjera toke dhe kjo na ka shtyre te ndermarrim here pas here kontrolle, pasi peshkataret kane nxjerre objekte arkeologjike te koheve te ndryshme prehistorike. Kjo tregonte se nivelet e ceketa te tij dikur kane qene te banuara dhe kjo provohet edhe sot me zbulimin e vendbanimit prehistorik te neolitit te vone ne fshatin Kallamas. Nga inspektimi me specialistet franceze konstatuam se ky vendbanim shtrihet ne nje siperfaqe prej 7 ha, duke shenuar keshtu vendbanimin prehistorik neolitik me te madhin ne vend e ne shkalle evropiane. Ajo qe bie ne sy ne kete vendbanim eshte material i bollshem qe gjendet mbi siperfaqe, duke deshmuar nje jete shume intensive ne kete hapesire. Analiza paraprake e materialit siperfaqesor te grumbulluar tregon se ajo i perket neolitit te vone dhe me konkretisht fazes se hershme te zhvillimit te saj, e njohur si faza Dersnik. Nje gje e tille e rrit shume interesin shkencor te kesaj kulture sepse ajo perben nje faze transitore qe lidh neolitin e mesem me ate te vone, duke ndihmuar ne sqarimin me te mire te problemit gjenetik te kulturave neolitike ne pellgun e Korces. Cfare eshte zbuluar tjeter ne kete zone pasi keni bere edhe shpime ne liqen?Ne fushen e kulturave prehistorike ne zonen e Prespes me shume interes shkencor eshte edhe zbulimi per here te pare ne vendin tone i nje barke monoksilo dhe bashke me te prej zhytesve gjermane i vendbanimit lakustor te bronzit te mesem, ne nje thellesi prej 4 metra. Ky ishte punimi i pare qe eshte zhvilluar ne fushen e arkoelogjise nenujore prehistorke. Nje tjeter vendbanim prehistorik i bronxit te mesem u zbulua ne fushen e Korces, ne buzeliqenin e dikurshem te Maliqit, ne afersi te fshatit Zvirine. Krahas kulturave prehistorike, hartes arkeologjike iu shtuan edhe vendbanime antike te vona. Vrojtimet ne pjesen veriore te fushes se Korces fiksuan edhe dy vendbanime mesjetare te shekujve 9 dhe 10. Pra mund te themi se zona e Korces perben nje potencial te pashtershem arkeologjik, i cili duhet gjurmuar ne te mire te pasurimit te trashegimise sone kulturore dhe te studimit te saj, per te ndricuar me mire lashtesine e vendit.Gezim AshimiVendbanimet prehistorike qe bejne diferencenPor, ajo qe e dallon Korcen ne fushen e vlerave arkeologjike eshte numri i madh i vendbanimeve prehistorike. Kjo vecori u vu ne dukje ne vitin 2007. Pese nga zbulimet e vitit te kaluar i takojne pikerisht kulturave prehistorike. Ne qofte se do t'i referohemi kronologjise dhe jo radhes se zbulimeve te tyre, ato fillojne me neolitin e hershem qe si kohe i perket mijevjecarit te VI p.e.s. Ky vendbanim u lokalizua ne fshatin Sovjan dhe perben te dytin vendbanim te asaj kohe ne kete zone. Sovjani eshte tashme i njohur prej publikimeve te shumta edhe ne boten shkencore jashte vendit tone. Vendbanimi i neolitit te hershem qe u zbulua vitin e kaluar ishte rezultat i kerkimeve te rastit ne zone per celjen e nje pusi uji. Nga dherat e nxjerra prej sondes, duke filluar ne nje thellesi prej dy metrash nga siperfaqja, dolen ne drite materiale te shumta arkeologjike, kryesisht copera te eneve prej balte te pjekur me ngjyre monokrome te kuqe, te zbukuruara me motive te realizuara me shtypje apo pickime thonjsh si dhe me sprucime, tipike per kulturen e neolitit te hershem. Nuk mungonin ne materialin e dale rastesisht mbi siperfaqe edhe copera arkitekturash te banesave, vegla pune prej guri dhe stralli. Kultura e neolitit te hershem e zbuluar ne Sovjan nuk eshte e vetmuar. Ate e njohim edhe nga germimet ne vendbanime te tjera si ne ate te Podgories, Vashtemise, Barcit dhe shpelles se Trenit, Progrit dhe Mollasit. Pra kemi tani te njohura tete vendbanime apo stacione te neolitit te hershem, gje qe flet per nje intensitet relativisht te larte te popullimit te pellgut te Korces gjate asaj kohe.Edhe punishte per vegla puneNe pellgun e Korces, ne vendbanimin e Kallamasit, nga vrojtimet e shumta siperfaqesore, qe i kemi bere ketij vendbanimi, kemi konstatuar pranine e nje punishteje te pergatitjes se veglave te punes prej guri, e para e ketij lloji qe zbulohet ne vendin tone. Kjo atelie i sherbente komunitetit te kesaj zone dhe ketu gjejme stadet e punes neper te cilat kalonte pergatitja e nje vegle pune gje qe mundeson studimin e teknologjise se perdorur ne kete kohe. Nga analizat petrografike te gureve qe kane sherbyer si lende e pare per pergatitjen e veglave te punes, rezulton se ai nuk i perket zones, por eshte marre nga nje vend tjeter, ndoshta nga kufiri yne shteteror. Nje vecori tjeter qe bie ne sy lidhur me tipin e vendbanimit te Kallamasit eshte se ai ngrihet lehte dy metra ne raport me nivelin zero dhe kjo sinjalizon pranine e shtresave kulturore me te vjetra ne thellesi. Vlerat e ketij vendbanimi do te shtohen me ndermarrjen e germimeve arkeologjike.

Nuk ka komente: